Soditja e një rrene në dritën e pashuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Soditja e një rrene në dritën e pashuar

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jul 06, 2009 6:29 pm

Soditja e një rrene në dritën e pashuar

Shaip Beqiri



Puna e parë që do të duhej të bënin pushtetarët tanë të rinj për sa i përket mërgatës së vërtetë të Kosovës do të ishte vendi i merituar që do t`i caktonin trajtimin të saj të gjithanshëm. Se ata nuk kishin pothuaj asgjë në dorë për sa i përket atij pushteti që po instalohej gjithandej më së keqi që ishte e mundshme, kjo është lehtësisht e dukshme, por fakti që ata nuk bënë as përpjekjen më të vogël thelbësore për ta vënë një herë të vetme në rend dite fatin e një të tretës së popullatës së Kosovës është ana më e shëmtuar e kësaj çështjeje. Trajtimi i mërgatës shqiptare faktikisht ndoqi vijën që kishte çelur pushteti pushtues serb, i cili këtë pjesë të kombit shqiptar e konsideronte të hequr qafe përgjithmonë në planin e vet të zi të spastrimit të Kosovës nga popullata e saj rrënjake për ta mbushur ndërkaq me ardhacakë serbë nga viset gjetiu të çliruara në republikat e dikurshme jugosllave. Ky spastrim i qetë, i gjatë dhe i pandashëm i Kosovës nga shqiptarët u bë në fillim me motivim social, por zhvendosja dhe zhdukja e tyre ishte qëllimi përfundimtar. Në këtë mënyrë u dëbua çdo i treti shqiptar nga Kosova, kurse kthimi eventual i shumicës së tyre u bë fare i pashpresë për shkak të ndjekjes së ashpër dhe dënimit të egër nga gjykatat e atëhershme pushtuese.
Edhe sot, me një inercion çnjerëzor, ka mbetur në fuqi apo është modifikuar paksa shumëçka nga ai arsenal i zi ndëshkues për sa u përket shqiptarëve të mërguar e të dëbuar gjithandej. Kulmi i këtij cinizmi është kur edhe këta pushtetarë të rinj me vese të vjetra këtë pjesë kaq të madhe të popullatës së vet e konsiderojnë si një çështje të zgjidhur më së miri, që në mënyrën më të mirë “ka kaluar lumin”!
Sado që një gjë e tillë nuk thuhet haptas, fakti që për mërgatën shqiptare në dhjetët vjetët e fundit nuk është bërë asgjë për t`u mbajtur mend, përveç kur ajo është zhvatur me mashtrime apo është hequr qafe me ndonjë premtim të zbraztë, dëfton më së miri se këta pushtetarë nuk kanë as idenë më të skajshme për t`u marrë me një problem kaq të rëndësishëm pikësëpari kombëtar. Nëse ata nuk kanë mundur kurrgjë tjetër të bëjnë për mërgatën, nuk ka dyshim që çështjet e shumta të saj kanë mundur t`i vënë në rend dite me kohë për ta shënjuar së paku si një fakt e argument të palëkundshëm ekzistencën e tyre diku nën diell. Si rrjedhojë e kësaj qasjeje, sot ata bëjnë servilizëm karrierist duke vënë në krye të çdo angazhimi të vet politik problemet e qena e më shumë të mosqena të pakicës serbe, të cilat trajtohen nëpërmjet ministrish të veçanta dhe një sërë forumesh të tjera speciale. Për shkak të këtyre kompromiseve të pështira, sot një e treta e popullatës rrënjake të Kosovës nuk përfaqësohet pothuaj me asgjë në vendin e vet, tek i cili faktikisht ka po atë trajtim që i kishte caktuar regjimi gjakatar serb me dëbimin e saj të egër për të mos u kthyer kurrë më. Duke e parë lehtësinë me të cilën duan t`i marrin gjërat pushtetarët tanë të sotëm, po ai regjim përsërit rrenën me shifrën e dhjetëfishuar të gjoja serbëve të dëbuar nga Kosova në kohën e përfundimit të luftës. Ngurrimi për ta shqiptuar qartë të vërtetën për ata serbë, pjesë jo të pakta të të cilëve qenë kriminalizuar deri në fund kundër shqiptarëve, prapë barrë u bie vetëm shqiptarëve. Me vonesë të tmerrshme u bë një kundërshtim i shifrave me të cilat diplomacia serbe dërdëllit papushuar nëpër tërë botën për 200.000 serbët e ndjekur nga Kosova! Vetëm pasi një rrenë kaq e trashë u fut edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndaj së cilës reagoi Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, doli një reagim si duke u skuqur i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Kosovës. Domethënë bota jonë akademike zvarritet pas asaj politike e diplomatike si një bisht i bartur së koti, lëre që ajo tjetra për çështjet më të ndjeshme as vetë nuk është më shumë se akademikët tanë të shkretë. Duke i soditur prej së largu këto dy bota që përplotësojnë njëra-tjetrën vetëm me zbraztësi e shterpësi, më trandi të tërin bota e paskajshme e rrezatimit të pashuar të urtarit më të madh shqiptar, zotëri Faik Konicës, i cili me kohë, ah!, më kot u dëftoi shqiptarëve se kush janë serbët.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi