Anton Marku:'Busy' intelektualët e rinjë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Anton Marku:'Busy' intelektualët e rinjë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 08, 2009 9:24 pm

'Busy' intelektualët e rinjë

Anton Marku


Besoj se roli i të shkolluarit dhe intelektualit është që në radhë të parë t’i shërbejë njerëzve dhe komunitetit të tij. Kjo zaten edhe pritet prej tyre. Por, kohëve të fundit, është përshtypje e përgjithshme se shoqëria, në masë të madhe, po ,,prodhon’’ edhe disa lloje të çuditshme të intelektualëve të rinjë, saqë koha për ta është ende term relativ. Nuk mbajnë me vete as orë dore as xhepi, dhe thonë se janë aq të zënë-shumë të zënë ...me çka, e dinë vetëm ata.
B. e takova në kryeqytetin e një shteti evropian. Ishte në përfundim të doktoraturës dhe bënte plane të mëdha për karrierë. Reflektuam së bashku lidhur me faktin se diaspora jonë ishte shumë e dezorientuar dhe se kishte nevojë për një formë të re organizimi. Nuk jam prej atyre që kërkojnë që rrugëve të Evropës të endemi me plisa të bardhë në kokë dhe me Kur’an apo Bibël nën sqetull. Por, integrimi në shoqëritë vendase nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt kolektiv dhe personal. Të bëhesh dikush që nuk je. Edhe pse pajtohej me pothuajse të gjitha mendimet e mia, dikur me tha: ,,le të lemë njerëzit të bëjnë ashtu si duan. Pse të merremi me ta. Le të punoj secili për vete. Ja unë për shembull jam shumë i zënë. Koha për mua është ar. Dhe më shumë se kaq’’. U lavdërua se boton shkrime në gjuhë të huaja. Në gjuhën shqipe nuk kishte shkruar as dhe një rresht të vetëm. „Artikujt e mi janë të rëndë për lexuesin shqiptar’’ ishte arsyetimi i tij. Duke dashur që ai të mos ,,humb’’ shumë kohë në këto angazhime ,,diasporale’’, i propozova që për të mirën e përbashkët të ndajë vetëm nga një orë në muaj, duke llogaritur nga dy minuta në ditë, aq sa zgjatë publikimi i një blloku reklamash në TV. Asgjë më shumë. E lashë pas vetes ,,intelektualcin’’ tonë që në qetësi të shkruaj enciklopedinë e karrierës dhe xhepit të vet personal. Ka tre muaj që pres të dëgjoj ndonjë lajm nga ai.
D. sapo kishte përfunduar me nota shumë të larta fakultetin e shkencave politike në Prishtinë. Që në njohjen e parë u presantua si politolog. Më erdhi mirë dhe e pyeta për angazhimin e tij në politikë. Më ,,sqaroi’’ se profesioni i tij është të analizojë proceset politike, por jo domosdoshmërisht dhe që të jetë politikisht aktiv. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale kishte opinion refuzues, duke mbrojtur qëndrimin se kosovarët duhet bojkotuar ato. Argumentet për këtë i kishte shumë të brishta. E sfidova duke i sugjeruar që mendimet e tij t’i ndante me të tjerët, dhe atë në formë të një artikulli që do ta dërgonte për botim në ndonjë nga gazetat vendore. Pranoi duke më premtuar se paraprakisht do të më dërgoj versionin e parë të tij. Dhe e bëri atë. Në 24 rreshta shkrim kishte më shumë se 50 gabime drejtshkrimore. Me cinizëm u arsyetua se nuk kishte studiuar gjuhën shqipe, por diçka tjetër. Thuajse në shoqërinë tonë vetëm gjuhëtarët duhet të dijnë të shkruajnë shqip. Më premtoi se do të përmirësoj shkrimin dhe të më dërgoj verzionin e dytë. Ka një kohë të gjatë që po pres atë shkrim, por deri tani nuk më erdhi gjë.
Prototipi i tretë është I. Ai është para diplomimit. Lexon shumë dhe shikon mjaft filma. Në bisedë me të kuptova dëshpërimin e tij më të fundit. Tregoi se si para disa muajve forumi rinor i njërës nga partitë tona politike i kishte dërguar ftesë për pjesëmarrje në kuvendin e saj zgjedhor. Duket se njëri nga organizatorët, në shaka, i kishte premtuar se emri i tij do të jetë në mesin e 15 anëtarëve të kryesisë që pritej të përzgjidhej. Edhe pse me shumë angazhime tjera anësore, kjo e kishte gëzuar aq shume saqë kishte njoftuar të gjithë të njohurit se po bëhej ,,diçka i madh’’. Çka nuk e dinte as vete. Ditën e caktuar kishte ardhur ndër të parët në vendin ku pritej të mbahej kuvendi. Në hyrje, kishte vërejtur një listë me 15 emrat e kandidatëve të propozuar për postet e parashikuara. Në mesin e tyre nuk figuronte emri i tij. Nga inati dhe hidhërimi ishte larguar nga aty, për të mos u kthyer më. Edhe pse e pranoj se kurrë më parë nuk kishte marrë pjesë në ndonjë organizim politik, e vetmja mënyrë e ,,aktivizimit’’ të potencialeve të tij ,,intelektuale’’ ishte që po ajo parti t’i kërkoj falje publike për dëmin shkaktuar ,,reputacionit’’ të tij dhe karrierës që po planifikonte të ndërtonte. Kaq i ngushtë ishte diapazoni i tij. U largova edhe nga ky ,,intelektualuc’’. Dëgjoj se ende shikon me po aq pasion filmat e vizatuar. Ashtu si kur ishte vet fëmijë. Para njëzet e sa viteve.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi