Dr. Sali Berisha:Pavarësia e Vlorës dhe shteti modern i Matit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dr. Sali Berisha:Pavarësia e Vlorës dhe shteti modern i Matit

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Jul 16, 2009 9:11 pm

Pavarësia e Vlorës dhe shteti modern i Matit

Sali Berisha, kryeminsitër i Shqipërisë
Nderohet mbrëtëria shqiptare

“Madhëria juaj Leka Zogu i Parë, Zoti Kryetar i Bashkisë,
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit, por edhe të mbarë Shqipërisë.
Është një nder i madh, një kënaqësi e veçantë, që sot nisim festën e fitores, duke vendosur në piedestalin që e meriton njërin prej burrave të shquar të Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë. Vendosja e shtatores të Mbretit Zogu i Parë në këtë shesh është një nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar. Pavarësia u shpall në Vlorë, shteti modern shqiptar nisi këtu në Mat, me burrin e madh të kombit Ahmet Zogun.
Mbreti Zogu i Parë do të hynte dhe kryesonte skenën politike shqiptare në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, në kohërat kur ishte vënë në pikëpyetje - edhe pas shpalljes së pavarësisë -, vet ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekjet më të përbindshme nga ata që copëtuan shqiptarët dhe Shqipërinë, për të shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajo dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane. Mbreti Zog, me përpjekje të mëdha, konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj. Si Mbreti i të gjithë shqiptarëve, së bashku me flamurin, ai u bë simboli më pamposhtur i idesë së bashkimit kombëtar, i shpresës së shqiptarëve, kudo që ndodheshin, për liri dhe dinjitet kombëtar. Mbreti vendosi në këtë vend, ligje dhe institucione më të përparuara të kohës, vuri Shqipërinë, që vinte nga një feudalizëm i thellë, në binarët e zhvillimit kapitalist. Fati i tij ishte fati i një seri oborresh monarkike të Europës, të cilat, për shkak të pushtimeve, do të detyroheshin që, nga mërgimi, të mbronin kauzën e drejtë të popullit dhe vendit të tyre.
Gjatë luftës, Mbreti Zog ia doli të organizojë rezistencën e shkëlqyer antinaziste, antifashiste, e cila u përfaqësua nga tribunë të vërtetë si Abaz Kupi dhe burra të tjerë të mëdhenj të kombit shqiptar, luftëtar të paepur të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Por, pas luftës, ai do të ishte Mbreti i vetëm në Evropë që nuk do të lejohej të kthehej në vendin e tij. Armiqësia dhe qëndrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve, armiqësi ndaj qenies së shqiptarëve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesë e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, për të bashkuar Shqipërinë me Ish Republikën Federative të Jugosllavisë. E vërteta është se ata që themeluan partinë komuniste shqiptare, si repart i partisë komuniste jugosllave, nuk synonin gjë tjetër, veçse shuarjen nga harta të Shqipërisë së pavarur. Por Mbreti qëndroi si vigan deri ditën që ndërroi jetë, në Paris, në miqësi dhe vlerësim të lartë nga Gjenerali Sharl De Gol, i cili vlerësonte kontributin e tij në rezistencën antinaziste, Mbreti nuk reshti së përpjekuri për të çliruar shqiptarët nga klika hoxhiste, për të çliruar shqiptarët kudo që ishin nga pushtimet barbare dhe mizoritë që përjetonin.

Sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë figurën e tij të madhe, kontributin e tij për shtetin modern të shqiptarëve dhe për konsolidimin e pavarësisë dhe zhvillimin e këtij vendi.

Madhëria Juaj, Leka Zogu i parë,

Ndihem shumë i nderuar që Ju jeni sot këtu dhe, së bashku, nderojmë Mbretin Zogu i Parë. Unë ju garantoj se qeveria ime, ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”.

P.S. Fjala e kryeministrit Sali Berisha në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi