Naim Maloku:Ku është ari që është konfiskuar në Pejë vitin a kaluar?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Naim Maloku:Ku është ari që është konfiskuar në Pejë vitin a kaluar?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Jul 17, 2009 7:48 pm

Ku është ari që është konfiskuar në Pejë vitin a kaluar?

Naim Maloku, deputet i AAK-së


Ka disa gjëra që kanë mbetur pa u sqaruar rreth vjedhjes në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës . E para, a ka ndodhur vërtet vjedhja më 24 me 25 prill ngjarja, unë them marrja e materialeve të dëshmisë, se ato janë marrë nga institucionet, nga njerëzit. Nuk ka mund të ndodhë kjo pa përkrahje të plotë të fuqishme nga vetë brenda institucionit. Pastaj, regjistri i gjësendeve që janë marrë, zoti ministër, më lejoni që t’i ngre dyshimet e mia se nuk është i plotë regjistri. Pra, unë pyes, ku është ari që është konfiskuar në linjën e autobusit Pejë – Stamboll vitin e kaluar? Janë mbi 100 kilogram ari. Ku është ari i konfiskuar i argjendarive të Pejës në mandatin e kaluar të Qeverisë nga inspektorët financiarë? Ka të bëjë me qindra kilogram ari. Nuk e kam parë në shpenzimet buxhetore as në të hyrat, as në të dalat e vitit të kaluar dhe nuk kemi informacione se ku janë ato? Dhe, normalisht, a ka edhe diçka tjetër përpos këtyre gjërave që ju i paraqitni në këtë informatë? Unë nuk dua të hy këtu t’i përsëris të gjitha ato që kanë ndodhur në Policinë e Kosovës në vitet e fundit. Kjo është ajo kulmi dhe ngjarja më e dëmshme që e dëmton jo vetëm imazhin e policisë, por është dëmtuar imazhi I Kosovës, për shkak se nuk është e aftë për ta siguruar veten, më së pari, e lëre më të tjerët. Fjalën time do ta përqendroj edhe në një çështje të “ harruar” për Kuvendin e Kosovës dhe për institucionet e Kosovës. Kjo ngjarje që ka ndodhur, ky incident, kjo vjedhje, si po e quani ju, nuk është plaçkitje e zakonshme, sikur të plaçkitet një bankë ose një market, ose një dyqan. Është dashur përgatitje e gjerë, është dashur mbulim i informacionit gjatë përgatitjes, pra, për t’u kryer një akt i tillë. Mungesa e një shërbimi inteligjent të Kosovës, është evidente, zoti ministër, të nderuar deputetë, është evidente që Qeveria e Kosovës nuk e zbaton ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të miratuar më 15 qershor të vitit të kaluar. Ligji për Agjencionin Kosovar të Inteligjencës, neni 2, citoj, pika 7, pra: “lufton praktikumin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore.” Pika 5,” krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë të Kosovës, në cilën do mënyrë, duke përfshirë edhe larjen e parave”, çka do të thotë që ky mekanizëm i mungon Kosovës, që kishte për të qenë i pazëvendësueshëm në parandalimin e ndodhjeve të rasteve të tilla qysh ka ndodhur në Policinë e Kosovës. Më lejoni ta citoj nenin 6 të këtij ligji, paragrafin 6.3 :” Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me Kryeministrin i emërojnë zëvendësdrejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. Neni 9 , paragrafi 1 : ” Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me Kryeministrin, emëron inspektorin e përgjithshëm të AKI-së, brenda 20 ditësh pune, nga dita kur pozita mbetet e lirë”. Vendet e lira kanë mbetur më 15 qershor, kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe ky ligj. Pse pengohet dhe mbahet peng një mekanizëm aq i nevojshëm për Kosovën? Neni 12, pika 2: “Shpalljet e vendeve të punës në AKI i nënshtrohen konkurrencës së hapur dhe publikohen në shumë gazeta ditore që shpërndahen në Kosovë.” A keni hasur në ndonjë konkurs për t’u punësuar njerëzit në AKI në bazë të këtij ligji? Kushtetuta e Kosovës, neni 129, paragrafi 3: ”Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri, pas konsultimit me Qeverinë, së bashku emërojnë drejtorin, zëvendësdrejtorin dhe inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”. Pse nuk zbatohet Kushtetuta e Kosovës dhe pse këta njerëz nuk e zbatojnë ligjin? Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i PDK-së e tërhoqi nga rendi i ditës miratimin e Rregullores së Punës së re të Kuvendit, e cila i hapte rrugë formimit të Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës. Puna e parë e atij Komisioni kishte për të qenë monitorimi i Ligjit të miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin e kaluar për Agjencionin Kosovar të Inteligjencës dhe ishte dashur që ai Komision t’i sjellë Kuvendit rekomandime për njerëzit të cilët e pengojnë, ose nuk e implementojnë këtë ligj. Në task- forcën që është ngritur, nuk keni përmendur se kush merr pjesë. I pazëvendësueshëm kishte për të qenë edhe roli i Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, po ta kishim, po ta kishte Kosova në këtë task- forcë, jo vetëm që roli i pazëvendësueshëm i atij Agjencioni në hetimin dhe parandalimin që mos të ndodhë kjo, që ne nuk e kemi pasur këtë, por edhe në hetimet pasi që eventualisht një krim i rëndë i tillë ndodh.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi