Ferdinand Poni:Koha e shqiptarëve është në zenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ferdinand Poni:Koha e shqiptarëve është në zenit

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Jul 18, 2009 6:20 pm

Koha e shqiptarëve është në zenit

Ferdinand PONI
Pas zgjedhjeve

Fillimisht dua të theksoj se Këshilli i Bashkisë së Tiranës duhet të nënvizojë dhe të shrpehë kënaqësinë e tij, si dhe vlerësimin e tij maksimal për zgjedhjet e 28 qershorit si një hap i madh dhe i spikatur përpara në rrugën e ndërtimit të institucioneve demokratike, të integrimit europian të Shqipërisë të prosperitetit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të saj kudo në Shqipëri.
Qytetarët shqiptarë prekën me duart e tyre, panë me sytë e tyre, gëzojnë ata vetë një kryevepër të ndërgjegjes së tyre shoqërore, një kryevepër të ngjizjes dhe konsolidimit të vullnetit europian dhe ndërgjegjes euroatlantike të shqiptarëve, realizimin e zgjedhjeve në standardet e Bashkimit Europian dhe padyshim ndjeshëm me të mirat në gjithë historinë shtetformuese të Shqipërisë.
Këto zgjedhje kanë një fitues absolut, është Shqipëria europiane, janë shqiptarët, ku përfshihemi edhe ne zotërinj këshilltarë nga të gjitha palët. Këto zgjedhje kanë edhe fituesin e tyre legjitim, kryeministrin Berisha, Partinë Demokratike e Aleancën për Ndryshim, që padyshim është votëbesim për rrugën e ndjekur për rizgjimin e madh të shqiptarëve, për konsolidimin e shoqërisë shqiptare, për lulëzimin e atdheut tonë për integrimin europian. Këto zgjedhje e kanë dhe një mesazh të qartë. Rruga drejt Europës, reformat e mëdha të punësimit, institucionet e konsoliduara kanë nevojë për një bashkëpunim më të gjërë, më solid, që ka për synim Europën për një koalicion më të gjërë të së mirës ndaj së keqes, të së ndershmes ndaj moralit të ulët që nxin Shqipërinë, për moralin e institucioneve ndaj moralit rrugacëror që fatkeqësisht është përfaqësuar nga ish-kryetari i PS, ish-kryetari i Bashkisë i humburi i këtyre zgjedhjeve.
Këto zgjedhje e kanë një të humbur të madh; Edi Ramën dhe shpurën e tij semi bashkiake, semi lejesh ndërtimi. Kalorësi i fytyrës së vrerosur, mister 15% alteregoja i interesave kriminale të lejeve të ndërtimit e kishte të paralajmëruar dështimin e tij që kurrsesi nuk është i shqiptarëve. Të gjithë ata që u dhimbset Shqipëria, duke përfshirë edhe socialistët duhet të përfitojnë nga qeveria e Integrimit dhe Shqipërisë europiane që koalicioni i Europës PD-LSI do ta realizojë më së miri. Si kryetar i Grupit të këshilltarëve të PD-së, ndihem mirë se në kushte të tjera, në kushte shumë më të vështira, falë këtij bashkëpunimi embrional, ne jemi përpjekur dhe jemi munduar të ndalim dorën dhe veprimin abuziv të Edi Ramës në bashki.
Politika e interpretoi në mënyra të ndryshme moskandidimin e Ramës në listat e deputetëve, si një frikë e paralajmëruar, si prelud i katastrofës së tij politike. Unë do të theksoj anën abuzive dhe antiligjore të këtij qëndrimi totalisht në kundërshtim me frymën dhe dispozitat materiale të Kodit Zgjedhor, qëndrimin në krye të Bashkisë së Tiranës për të shfrytëzuar falangat e Partisë Socialiste në administratën e Bashkisë së Tiranës, Policinë Bashkiake të Tiranës, në Policinë Ndërtimore, në ndërmarrjet e superfryra. Edi Rama përdori në mënyrë abuzive çdo aset të Bashkisë së Tiranës, nga xhamat e të ashtuquajturës ekspozitë për shpalljen e planit urbanistik aq shumë të munguar në lejet e ndërtimit dhe interesat e antiqytetarëve të oligarkëve të Kokëdhimës e Yllit, të Leskaj e Ruçit, të Eftimit e Shkrelit. Këshilli i Bashkisë së Tiranës si pasojë direkte e këtij koalicioni të madh të Shqipërisë europiane do të hetojë e vërë përballë ligjit të gjithë veprimin në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të ish-kryetarit, apo dhe të punonjësve të administratës personale të tij që kanë thyer ligjin dhe shumë shpejt do të përballen me veprimin rigoroz të ligjit vetë.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi