Bashkimi Evropian shpërblen kriminelët, ndëshkon viktimën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bashkimi Evropian shpërblen kriminelët, ndëshkon viktimën

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Jul 29, 2009 2:14 am

Bashkimi Evropian shpërblen kriminelët, ndëshkon viktimën

Bekim Sadiku
Liberalizimi i vizave

Është për të çuditur lajmi se si Bashkimi Evropian paralajmëron heqjen e regjimit te vizave për disa nga vendet e ish-Jugosllavisë, konkretisht heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ku qytetarët e tyre që nga: 01.01.2010 mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe në anen tjetër ndëshkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe i Bosnje-Hercegovinës.
Mund të quhet ndëshkim me plot kuptimin e fjalës për Shqipërinë e posaçërisht për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën pasi që pikërisht Serbia është ajo që ushtroi gjenocid mbi popullin shqiptar dhe mbi atë boshnjak, ndërsa mund të quhet shpërblim për Serbinë ngase edhe përkundër faktit që Serbia është përgjegjëse për të gjitha luftërat në Ballkan, prej fillimit të viteve 90-ta, e deri ne prag te shekullit XXI, për gjithë gjenocidin e ushtruar, dhunën, torturimin dhe spastrimin etnik te qytetarëve shqiptar dhe boshnjak nga tokat e tyre, po ashtu edhe dhjetë vite nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet fati i mijëra-shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, Bashkimi Evropian e sheh të arsyeshme që pikërisht Serbinë ta shpërblej me heqjen e regjimit të vizave. Çdo qytetar i Kosovës, i Shqipërisë dhe i Bosnjës e di që për të gëzuar të drejtën e heqjes së regjimit të vizave duhet paraprakisht të plotësohen disa kritere të cilat janë në dobi të vetë shteteve përkatëse dhe të BE-së, dhe për hir të së vërtetës dhe të objektivitetit të këtij shkrimi e them që po ashtu që çdo qytetarë i këtyre vendeve e din që ende këto kritere nuk janë plotësuar në nivel të kënaqshëm nga këto shtete, që u anashkaluan nga BE-ja, por shtrohet pyetja: a thua që edhe përkundër gjitha atyre që u përmendën më lartë, Serbia i ka plotësuar këto kritere për t’ia hequr vizat dhe që ata kriminel qe “kërkohen” nga Tribunali i Hagës të shëtisin tanimë lirshëm nëpër Evropë? Një përgjigje të tillë ua lë vetë lexuesve ta japin. Mostrajtimi i barabartë i shteteve te Ballkanit në procesin e liberalizimit të vizave, e kur dihet që procesi i liberalizimit të vizave është një proces i cili i paraprinë anëtarësimit të plotë në Unionin Evropian, zbehë imazhin e BE-së, karshi disa shteteve të Ballkanit për faktin se integrimi i shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian qenka më i vështirë për popujt viktimë sesa për popujt që i kanë shkaktuar viktimat.
Dihen fare mirë të drejtat e minoriteteve që jetojnë në Kosovë, e në veçanti të minoritetit serb, të drejta të cilat janë të garantuara më aktin më të lartë juridik, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dihen po ashtu fare mirë të drejtat e minoriteteve (shqiptarët) që jetojnë në Serbi, të cilat as përafërsisht nuk janë të
barabarta, duke mos e trajtuar njësoj me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, por si duket në ketë rast respektimi, apo mosrespektimi i të drejtave te minoriteteve nuk qenka shumë i rëndësishëm për të qenë pjesë e liberalizimit të vizave, ketë e vërteton më së miri shteti serb për të cilin rekomandohet nga Komisioni Evropian që, që nga 1 janari 2010 mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.
Po ashtu favorizimi i serbëve që jetojnë në Bosnje të cilët me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza, dhe kroatët me pasaporta të Kroacisë mund të udhëtojnë gjithashtu pa viza në shtetet e BE-së, gjithsesi që rritë oreksin e serbëve te Bosnjës për t’u ndier si të pavarur nga Bosnja, ndërsa në anën tjetër Bosnja është e pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si shtet i tërë.
Kundër mostrajtimit të barabartë të Ballkanit ne procesin e liberalizimit të vizave janë shprehur edhe vetë diplomatët ndërkombëtarë si: ish-përfaqësuesi i BE-së, në Konferencen e Rambujesë Volfgan Petriq, pastaj ish-përfaqësuesi i PSSP-së në Kosovë Soren Jesen Petersen etj.
Pa dyshim se do të ishte shumë më racionale për BE-në, sikur Ballkani të trajtohej si i tërë në procesin e liberalizimit të vizave, kësisoj BE-ja, do të dukej shumë më e fuqishme karshi shteteve të treta dhe në arritjen e synimeve të saj për një Evropë gjithnjë e më të bashkuar dhe gjithsesi më të fuqishme.
Populli i Kosovës më gjithë respektin që ka për shtetet e Bashkimit Evropian, për atë që BE-ja, ka bërë për Kosovën, dhe që akoma vazhdon ta bëj, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave mbetet paksa i zhgënjyer për mostrajtim të barabart, duke e ditur që jo vetëm Kosova, por i tërë Ballkani si tërësi është larg standardeve evropiane, dhe për këtë arsye ka qenë më e drejtë të trajtohen të gjitha shtetet njësoj, pasi që realisht asnjëra nga këto shtete të Ballkanit nuk i plotësojnë kriteret në nivelin e duhur në mënyrë që t’u hiqet regjimi i vizave.

P.S. Autori ndjek studimet për bachelor në Shkencat Politike
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi