Eduard Ypi:‘Përtej të majtës dhe të djathtës’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Eduard Ypi:‘Përtej të majtës dhe të djathtës’

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 01, 2009 3:17 pm

‘Përtej të majtës dhe të djathtës’

Eduard Ypi


Duke marrë pjesë në fushatën e 28 Qershorit si kandidat i PD për Qarkun e Korçës, posaçërisht për rrethin e Kolonjës, përshtypja e parë m'u asociua me diçka që kisha dëgjuar vite më parë për një garnizon japonez të Luftës së Dytë Botërore që ruante llogoret luftarake në një ishull të humbur të Paqësorit, edhe shumë vjet pasi lufta kishte mbaruar. Pavarësisht nga asocimi i ideve të mia të fillimit mesa duket shumë kolonjarë nuk e patën të vështirë të merrnin vesh se "lufta" kishte mbaruar dhe ta përqafonin përqasjen tonë progresive dhe shumë konkrete.
Në fakt, fushata jonë ra në kontrast me fushatën e PS, që çuditërisht u bazua me sloganin e fshehur se ky ishte "shansi" i fundit, por pa dhënë asnjë shpjegim të qartë se, çfarë përfaqësonte ky shans dhe çdo të ndodhte me jetën e shumicës së popullit, pasi t'i kishin fituar zgjedhjet. Dimensioni tjetër i fushatës së PS si zakonisht ishte mbajtja gjallë e detyrimeve të vjetra tek ish-anëtarët e PP dhe familjeve të tyre, duke iu kujtuar atyre kohët e "lumtura" të diktaturës.
Këmbëngulja e PS për të mbajtur ndrydhur brenda kompleksit të fajit atë pjesë të popullin shqiptar, që në një mënyrë ose në një tjetër, qenë pjesëmarrës në aferat e regjimit të vjetër, të lë të kuptosh pa vështirësi se kjo forcë politike pretendon të mbajë si vlerë të vetën të kaluarën kriminale të PP. Nëse PD bën thirrje për të gjithë pa dallim të rishohin pozicionin e tyre politik, duke u nisur nga parametra pragmatistë dhe personalë aktualë, e kundërta ndodh me PS, e cila me ngulm kërkon të rrëmojë në grumbullin e mbeturinave të së kaluarës në emër të një bote të re. Jo vetëm kaq, diversioni vazhdon më tej, kur e gjithë fushata kundër kundërshtarit politik nuk bazohet tek parimet dhe programi elektoral, por mbi fobira personale, ndarje krahinore dhe fetare si dhe anatemimin me çdo mjet të liderit kundërshtar, duke e kundruar këtë të fundit përgjithësisht sipas këtij këndvështrimi.
Krijimi i kësaj lloj situate mund të jetë e dobishme për PS deri në njëfarë mase, por jo fituese, ashtu siç rezultoi në të vërtetë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër e kthen këtë parti në një hulli degraduese dhe pa perspektivë, gjë që është në dëm të demokracisë dhe pluralizmit në vend. Siguria me të cilën kryetari i PS vuri në statut nenin "fatal" të ndërprerjes së mandatit në rast humbje dhe ç'është më e keqja mos respektimi i tij tani që, "dasma" ka mbaruar do të çojë patjetër në zëra kundër kryetarit. Kryetari do të qëndrojë mesa duket me mjete gjithmonë e më shumë jo fort bindëse për shumicën e ftohtë të opinionbërësve, të djathtë apo të majtë qofshin, por në anën tjetër vetë PS do të pësojë një ashpërsim dhe do të sjellë sundimin e fajkojve anti PD dhe antidemokratikë në përgjithësi, duke i dhënë një karakter klasor dhe krahinor qëndresës së tyre politike, ndërkohë që vetë PD tashmë i ka tejkaluar me kohë këto probleme.
Fushata e shkëlqyer e Berishës në jug, plot pasion, vitalitet dhe siguri jo vetëm që e kanë lëkundur besimin e ithtarëve të tyre të deritanishëm tek propoganda puniste e PS, por edhe ka ngjallur një besim absolut të masës së popullit në këtë rajon tek PD dhe lideri i saj për një të ardhme shumë më të mirë se kjo e sotme. Bunkeri i kuq i trashëgimisë enveriste tregoi qartë kësaj radhe se, nëse nuk është shkatërruar plotësisht, të paktën ka marrë një çarje të pariparueshme.
Në sytë e njerëzve të thjeshtë që deri më tani shihej frikë më shumë sesa respekt për të kaluarën e tyre puniste, ky vështrim ka filluar të davaritet dhe gjithmonë e më shumë gjithsecili po shikon përpara për më shumë mirëqenie, duke u bazuar përgjithësisht tek aftësitë e veta sesa tek aftësitë çudibërëse të një dogme të tejkaluar dhe kriminale.
E kundërta ka ndodhur me viktimat e tyre historike, me ata të cilët sot quhen thjesht "ish-të përndjekur". Janë pikërisht këta të fundit që edhe pas një kalvari 50-vjeçar e pranuan pluralizmin dhe lojën e ndërrimit të pushteteve si diçka krejt të natyrshme dhe vlerë të sistemit të ri për të cilin kishin sakrifikuar jetën. As kërcënojnë dhe as ankohen për çfarë prodhon politikat me të gjitha kombinacionet e sotme, përkundrazi shohin me besim përpara, por asnjëherë nuk harrojnë atë çka ndodhur dhe ç'kanë hequr, si garanci që çdo kërcënim i kujtdo dhe nga do të vijë kundër PD dhe demokracisë në përgjithësi, të duket si lehja e qenit që i bën hënës.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi