Padit e vjetruara Gjykatat i hedhin pa i shqyrtuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Padit e vjetruara Gjykatat i hedhin pa i shqyrtuar

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 03, 2009 11:32 pm

Padit e vjetruara Gjykatat i hedhin pa i shqyrtuar

Ministri Idriz Vehapi
Debate

Si qytetar i Republikës së Kosovës jam shumë i brengosur me gjendjen në pyje,
por si ministër jam përgjegjës për t’i mbrojtur ato. Dhe, ne, besoj që vitin e kaluar, por
edhe këtë vit po vazhdojmë ta bëjmë punën tonë dhe duhet të them se vetëm në vitin
2008 për kundërvajtësit, rojet e pyjeve kanë ngritur 10.000 padi, të cilat janë bartur në
gjykatat e Republikës së Kosovës. Dhe, gjithashtu, kemi fakte se shumë padi lëndët e të
cilave vjetrohen, ato hidhen, ka me qindra sosh. Në rast se ne bëjmë krahasime me të kaluarën dhe të tashmen, unë besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe e dimë pse në të kaluarën janë ruajtur pyjet më mirë dhe pse tani është e pamundur kjo. Dhe, nuk dua të hy në ato biseda ose komentime, sepse, të gjithë e dimë pse ka ndodhur ajo.
Unë si ministër, bashkë me ministrin e Ambientit dhe me ministrin e Punëve të
Brendshme kemi vizituar komunën e Deçanit dhe kemi vizituar rajonin e pyjeve të
komunës së Deçanit dhe kemi biseduar edhe me strukturat komunale edhe me strukturat e
policisë. Unë personalisht kam dëgjuar eprorë të policisë duke thënë se jemi të kërcënuar
prej prerësve të pyllit. Vërtet, ka pasur edhe përfaqësues të KFOR-it dhe për mua ka qenë
ajo e çuditshme. Vitin e kaluar kemi pasur dy raste të rrahjeve të rënda të rojeve të pyjeve dhe ne këtu për keqardhje askush prej deputetëve nuk i përmendi këto raste. Këtë vit po ashtu kemi pasur një rast shumë të rëndë në komunën e Ferizajt që një roje e pyllit është prerë me sëpatë në shpinë. Gjithashtu, kemi pasur edhe gjuajtje me armë zjarri në komunën e Vushtrrisë. Ju them se nuk është shumë lehtë të mbrohen pyjet, është lehtë ndoshta të bisedohet dhe të diskutohet dhe, plotësisht pajtohem me ju të gjithëve se ne duhet të gjejmë një mënyrë që t’i mbrojmë ato. Tjetër, me të gjithë përfaqësuesit e Komisionit Evropian që janë ekspertë të fushës së pylltarisë ishim të mendimit se vërtetë edhe ligji që ka ekzistuar nuk ka qenë i keq. Ne kemi e kemi filluar këtë plotësim-ndryshim, kemi propozuar këtë plotësim-ndryshim dhe sipas propozimit të Pakos së Presidentit Ahtisarit, e unë besoj që kjo është e mirë, sepse mbrojtjen e pyjeve në përgjithësi e nënkuptoj mbrojtje edhe prej prerjeve, edhe prej zjarreve, prej sëmundjeve dhe që këto të barten në kompetencë të komunave dhe besoj se shpërndarja e përgjegjësive është shumë e mirë dhe të ngarkohen me përgjegjësi edhe
kryetarët e komunave, edhe drejtoritë komunale, edhe policia në përgjithësi, sepse ne
kemi pasur në vitin 2007, siç e dini edhe ju dhe unë atëherë nuk kam qenë ministër dhe,
kemi pasur zjarre masive dhe nëpër komuna kanë fjetur dhe askujt nuk i ka interesuar a
po ndizet pylli diku apo jo. Ndërkaq tani, besoj, me këtë ligj nuk do të ndodhë kjo. Edhe dhënia e licencave do të bëhet prej komunave. Ata do të përshkruajnë gjendjen dhe do të vendosin se çka do të bëjnë më tutje. Shumë është përfolur për komunën e Deçanit dhe të regjionit në përgjithësi. Ju them me përgjegjësi të plotë, atje nuk ka pasur tender. Atje ka pasur pastrim të pyjeve prej ekonomive pyjore. Se si ka shkuar ajo, unë kam pasur informata se vitin e kaluar ka pasur një përmirësim të gjendjes, një përmirësim të lehtë të gjendjes dhe unë kam informacione se ka nevojë atje edhe më tej të pastrohen pyjet prej druve të djegura dhe të sëmurë, por këtë vit, derisa ky ligj nuk është fuqiplotë unë nuk kam lejuar që atje të veprohet më tej në mënyrë që pastaj komunave t’u mbetet ajo përgjegjësi dhe ato të vendosin. Unë besoj se është mirë që ky ligj të amendohet dhe të procedohet më tej, sepse, me siguri, se do të na ndihmojë në ruajtjen e pyjeve në mënyrë më efikase. Dhe dua të them edhe diçka, dhe besoj se këtë ju mund ta nënkuptoni, ne nuk guxojmë ta bëjmë një dezintegrim të plotë sa i përket përgjegjësive në fushën e pylltarisë, deri në fund nëpër komuna.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi