Dallimet midis rastit të Gjermanisë dhe Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dallimet midis rastit të Gjermanisë dhe Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Aug 12, 2009 11:40 pm

Dallimet midis rastit të Gjermanisë dhe Kosovës

Enver Bytyçi
Ide për modele të vjetruara

Diplomati austriak Stefan Lehne ka hedhur këto ditë në tregun e mediatik një "ide" për të ashtuquajturën "rregullim" të marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Ideja, e cila rekomandon modelin e marrëdhënieve gjermane të para viteve 1970 ka qenë lansuar nga diplomati gjerman, Volfgang Ischinger. Të dy këta përpiqen të japin si model zgjidhjeje kohën e akujve midis Gjermanive, kohën kur RFGJ nuk ishte e gatshme ta njihte RDGJ-në.
Të dy diplomatët europianë janë përpjekur që rekomandimit të tyre t'i japin gjithashtu ngjyrat e "shqetësimit" që ata paskan për fatin e shtetit të Kosovës, i cili, sipas tyre, pa njohjen e Serbisë nuk do të ketë një ulëse në OKB. Në pamje të parë duket se ashtu si Gjermania Lindore për shkak të mosnjohjes së Gjermanisë Perëndimore, ashtu edhe Kosova për shkak të mosnjohjes nga Serbia, nuk do ta sigurojë vendin e saj në OKB. Por, një analizë e rrethanave të atëhershme me ato të sotme e kthen kuptimin krahasues në të kundërtën e saj. Atë kohë bota ishte e ndarë në dy kampe. Për pasojë në OKB ishte vështirë të sigurohej numri i nevojshëm i votave për pranimin e RDGJ-së pa OK e RFGJ-së. Ndërsa, në kohët e sotme ky raport forcash, kjo ndarje shtetesh në përkrahës të diktaturës komuniste e në përkrahës të demokracisë së zhvilluar, ka ndryshuar në favor të civilizimit dhe të së drejtës. Mjafton ky ndryshim madhor që autoritetet e Kosovës ta shohin me optimizëm rrjedhën e zhvillimeve të ardhshme.
Por, ndryshimi midis dy rasteve analoge, të cilat i përmendin dy diplomatët, qëndron në radhë të parë në përmbajtjen e fenomenit. Gjermania Federale nuk e njihte Gjermaninë Demokratike, ndarja e vendit ishte një padrejtësi historike e shkaktuar nga diktatori Stalin, ndonëse të dy popujt i përkisnin të njëjtës etni. Këta dy popuj e dëshironin bashkimin e vendit në një shtet federal, çka e kanë edhe sot.
Po Kosova çfarë të përbashkët ka me Serbinë? Cilat nga ato arsye që mbanin peng mosnjohjen e RDGJ-së është e pranishme në rastin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi? Kosova dhe Serbia janë dy etnitete krejtësisht të ndryshme. Kosova nuk është ndarë nga Serbia për shkak të vullnetit të ndonjë diktature, staliniste apo putiniste qoftë ajo. Kosova është ndarë nga Serbia për shkak të sjelljes kriminale të shtetit, i cili ka pretenduar se e administronte atë, pra për shkak të krimeve të vetë Serbisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të bashkohen, siç janë bashkuar Gjermanitë thjesht për shkak se këtë nuk e pranojnë dhe nuk do ta pranojnë asnjëherë shqiptarët, banorë të Kosovës.
Nisur nga këto argumente del se rekomandimet dhe propozimet e zotërinjve Lehn dhe Ischinger janë thjesht blofe. Ato nuk mund të merren seriozisht, mbasi nuk sjellin ndonjë model të ri të zgjidhjes së konfliktit të vjetër shqiptaro-serb. Si të tilla shqetësimi i këtyre dy autorëve të propozim-zgjidhjeve nuk është Kosova dhe fati i saj, por Serbia dhe e ardhmja saj. Është fakt i pamohueshëm se në Europë një pjesë e madhe e politikës dhe diplomacisë së saj punon për të evituar përgjegjësinë e Serbisë për gjakderdhjen që ajo ka shkaktuar në Kosovë. Dhe propozimi në fjalë ka pikërisht këtë mision.
Frika nuk qëndron te mbajtja ose jo e përgjegjësisë nga ana e Serbisë për krimet që ajo ka kryer në Kosovë. Frika qëndron në atë se mos disa vende europiane do ta bllokojnë Serbinë në procesin e integrimit europian për shkak të këtyre krimeve dhe marrëdhënieve bllokuese me Kosovën. Mosnjohja e Kosovës vetëm se do t'i shtojë shanset për një bllokim të tillë. Nëse jo, atëherë do të bllokohej vetë Europa, sepse një Kosovë e panjohur nga Serbia dhe e paintegruar në Europë do t'ia vështirësonte frymëmarrjen kontinentit të vjetër. Ndërkohë investimi europian do të shkonte për dhjamë qeni.
Pikërisht kjo frymë shqetësimi e përshkon propozimin e fundit të ambasadorëve Lehne e Ischinger. Ky i fundit ka pas dhënë edhe propozime të tjera, të cilat e patën joshë Beogradin në ambiciet e tij për territore në Kosovë. Qoftë dhe për këtë fakt çdokush që do të hidhte në treg idetë e vjetra të dala modës të Ischinger-it, do të ishte i pabesueshëm dhe jo serioz në rekomandimet që jep. Për këtë arsye propozimi në fjalë është i papranueshëm.
Më e mira është që diplomatë të tillë si Ischinger të heshtin si dhe të ndalin aksionet provokative të zgjidhjeve pa zgjidhje për çështjet e marrëdhënieve Kosovë - Serbi. Këto marrëdhënie kanë vetëm një zgjidhje: Serbia të kërkojë falje për të gjitha krimet që ka kryer në Kosovë e kundër shqiptarëve, të heqë dorë nga manipulimi dhe provokimi i pasigurisë në Kosovë dhe ta njohë shtetin e ri e të pavarur të Kosovës. Vetëm pas kësaj Kosova do të duhej falënderuar, nëse ajo do të ishte e gatshme ta njohë Serbinë si shtet dhe të ndërtojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi