Ben Blushi, na thuaj diçka të majtë!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ben Blushi, na thuaj diçka të majtë!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 15, 2009 9:53 pm

Ben Blushi, na thuaj diçka të majtë!

Lavdrim Lita


Propozimi i paketës “Blushi” për kongresin e jashtëzakonshëm të socialistëve më 29 gusht, sikur e ka zgjuar këtë parti nga paralizimi që i bënte narkoza “Rama”. Si fillim duhet thënë se deri më tani - që po lexojmë këtë propozim - mund të themi se “paketa Blushi” nuk është gjë tjetër veçse një sërë rregullash loje, që propozohen në fillim të kongresit e më pas, mbi to diskutohet brenda kësaj kornize të pajtueshme.
Mirëpo, Ben Blushi, i cili e ka shpeshtuar së fundmi mediatizimin e figurës së vet - me aq sa kuptuam - nga një anë propozon rregulla loje dhe në anë tjetër atakon pa dorashka Të Papranueshmin. Luftë me dy fronte, njëri i bie samarit e tjetri gomarit. Madje Blushi, sa herë ka mundësinë, merr pozat mesianike të atij që kërkon të largojë politikën e Partisë Socialiste larg sloganeve boshe, sikur ishin larg andej e larg këtej. Ai bën mirë të thotë diçka të majtë në qoftë se dëshiron që ta marrin seriozisht kandidimin e tij për kryetar në kongres.
Ndër pikat e para, ai synon “të kërkojë bashkimin e të gjithë socialistëve e të majtët”. Së pari, e thënë kështu me qëllim vë në dyshim punën e Edi Ramës në krye të PS, sepse lë të kuptohet se jo të gjithë socialistët janë bashkuar me PS dhe të majtën. Në mos të ndarë nga qëndrimet e papërthyeshme ose vanitoze që ka pasur Rama. Më tej pika e dytë, “të mos kopjohet partia e Berishës që një person vendos për gjithçka”. Vërehet se kjo pikë nuk është e formuluar aq qartë nga Blushi sepse jo vetëm ai por edhe të tjerë e dinë mirë se “atentatet” kundër lidershipit ndodhin sa herë që vetë lideri tregohet i dobët në vendimmarrje ose në debate, dhe si rrjedhojë fuqia ose impakti brenda partisë bie. Kjo paketë sikur ka të shkruar anash: cigarja ju dëmton shëndetin!
Në “artin e luftës” të gjeneralit kinez Sun Tzu pika 3, ishte shpalosja e strategjisë së luftës, që në rastin tonë mund ta përthyejmë në luftën politike brenda partisë opozitare PS. Në renditje të artit kemi pesë elementë themeltarë që shërbejnë për një betejë dhe janë: i pari është “Tao”, e dyta është klima, e treta terreni, e katërta komanda e fundit, doktrina.
Elementi i parë/për të shpejtuar pak argumentimin mund të themi se koncepti “Tao” ose principi është si një tortë rrumbullake ku një anë është e mira (yin-dita) dhe në anën tjetër është e keqja (yang-nata). Një luftë e përhershme midis të mirës dhe së keqes brenda PS, pasi humbës është shpallur Rama, Blushi po përfaqëson në publik të shëndetshmin në PS.
Elementi i dytë/është klima politike, ku Rama pas humbjes elektorale nuk po e pranon me qëllim, duke mos dhëne arsyetime të qarta, por i bie fyellit, më vodhën votat dhe u bë adulter. Kuptohet vetiu se kjo sjellje politike krijon in-vitro klimën artificiale të mosbesimit në vend, bile duke e lënë në tym gjithë Partinë Socialiste. Kjo lojë e hedhjes hi syve që po bën Rama ka edhe qëllimin e zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga problemet e administrimit të tij në Kryeqytet. Rama është një njeri që ka një këmbë në dy këpucë. Nga ana tjetër Ben Blushi po kërkon disi të ndryshojë klimën e mosbesimit, duke e vënë problemin në pika të tjera, duke pranuar humbjen elektorale, gjë e cila i hap udhë analizës së humbjes, dhe pastaj platformën se çfarë do të bëhet me të ardhmen politike të PS-së.
Elementi i tretë/ai i terrenit është paksa i vështirë për “paketën Blushi”. Është aq e vështirë sa nuk mund të mendohet të ketë një jetë të gjatë. Madje kjo u pa shumë qartë kur disa kryetarë socialistë qarqesh kritikuan Edi Ramën, që ky i fundit me disa mbledhje rrufe i deligjitimoi në publik, e la të kuptohej se po më sulmuat këtë përfundim keni. Ben Blushi vetë si politikan ka pak marrëdhënie me bazën socialistë të gjerë, një gjë që e vështirëson depërtimin e paketës së tij.
Elementi i katërt/është komanda e cila duhet të mbahet nga një njeri i urtë, me moral të lartë shoqëror, humaniteti, trimëria dhe ashpëria. Këto elemente mund t’i përqasen më mirë Ben Blushit, duke parë sesi është I Papranueshmi që i është prerë mandati. Cilësi e karakter nevojitet më shumë në krye të një partie dhe dhunë e përbuzje verbale.
Elementi i fundit/është ai më rëndësishmi, pra doktrina e ideve politike, Ben Blushi nuk ka reshtur të qortojë Ramën për revizionizëm ndaj të majtës dhe socialistëve shqiptarë. Ka kundërshtuar me heshtje filozofinë se partia është mjeti për t’ia arritur qëllimit. Më fjalë të tjera thotë se është për një kryetar kujdestar, d.m.th një decentralizim të politikës së PS, ku peshën politike do ta mbajnë forumet lokale e qendrore. Mirëpo ky propozim ka rrezikun e një sistemi të hallakatur në shumë duar, e që vështirë duke qenë shqiptarë, vështirë se gjenden në një mendje. Pra rrezikon nulifikimin politik të partisë. Ben Blushi duhet të na thotë diçka të majtë përpara kongresit, të krijojë sindromën e Stendalit, që ta marrim seriozisht alternativën e lidershipit që ai ofron. Mirëpo, duhet të matet mirë kur të flas për ekonominë, për fiskun, për shëndetësinë, për bujqësinë sepse siç u pa në zgjedhjet e fundit PS e ka elektoratin urban, e që të bëhet ndërqytetës duhet të blejë një biletë të shtrenjtë elektorale.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi