Ndihem i nderuar që përfaqësoj SHBA-të në Republikën e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ndihem i nderuar që përfaqësoj SHBA-të në Republikën e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 24, 2009 10:51 pm

Ndihem i nderuar që përfaqësoj SHBA-të në Republikën e Kosovës

Christofer Dell, Ambasador i SHBA-ve në Prishtinë


[img:ea28]http://www.botasot.info/te_vogla/DELLL[1].jpg[/img:ea28]
Christofer Dell


Sot është nder i posaçëm për mua që t’i dorëzoj kredencialet e mia, dhe është nder i madh që Presidenti Obama më ka dërguar për ta përfaqësuar atë dhe SH.B.A.-të si Ambasador në Republikën e Kosovës. Pres me padurim që të bashkëpunoj me Ju, me Kryeministrin, Qeverinë dhe Parlamentin, si dhe me popullin e Kosovës dhe partneret tanë ndërkombëtar gjate kohës se qëndrimit tim këtu.
Siç e dini, kjo është hera e dytë që më është kërkuar të udhëheq me misionin diplomatik të SHBA-ve në Kosovë. Shumë kosovar tani veç më kanë dëshiruar mirëseardhje në “shtëpi” dhe jam shumë i kënaqur që po kthehem prapë në shtëpi pas 8 viteve.
Natyrisht, shumë gjëra kanë ndryshuar në ndërkohë, dhe gjithkah shoh shenja të një progresi të madh.
Fillimi i secilit mision të ri diplomatik është gjithmonë moment i mbushur me optimizëm dhe shpresë për zhvillim dhe ndryshime pozitive. Kjo në veçanti është e vërtetë në këtë rast, sepse po e shoh sa larg ka arritur Kosova. Jam i sigurt që liderët dhe populli i Kosovës kanë energjinë dhe vizionin që të vazhdojnë këtë përparim. Dëshiroj të ju siguroj z. Kryetar që SHBA-të kanë qenë dhe mbeten partneri i juaj i vendosur në këtë përpjekje.
Themeli i politikes se SHBA-ve ndaj Kosovës është i thjeshte dhe i qartë: Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është e pazbrapsur. E dyta, mbetemi të bindur në projektin tonë të përbashkët të ndërtimit të një vendi demokratik, të zbatimit të ligjit, një vendi multietnik, tolerant dhe vend i prosperiteti, i cili do të jetë anëtar i plotë i familjes Trans -Atlantike dhe Evropiane.
I shoh pesë detyra të mëdha para nesh për të përmbushur këtë projekt: të vazhdohet me ndërtimin e institucioneve të qeveris dhe shoqërisë Kosovare; të sigurohemi që Kosova të mbetet shtëpia e të gjithë atyre njerëzve të ndryshëm, dhe që të gjithë do ti bashkohen procesit të shtetit më të ri demokratik në Evropë; që të shtyjmë edhe më tej zhvillimin e ekonomisë në mënyrë që të gjithë qytetarët ti gëzojnë benefitet e prosperitetit; që të sigurohemi që shoqëria dhe qeveria janë të vendosura mbi bazën e sundimit të ligjit pa të cilën demokracia nuk mund të lulëzoj; dhe përfundimisht, me përkrahjen e partnereve evropian ta forcojmë progresin në të gjitha këto fusha për realizimin e të ardhmes evropiane të Kosovës.
Të gjitha këto janë plane ambicioze. Asgjë nuk mund të arrihet pa një punë të madhe, unë jam dërguar këtu për ti përvjel mëngët dhe për të ju përkrahur përderisa e trajtoni këtë agjende. Jam shume i bindur që do ti arrijmë këto jo vetëm mbi marrëdhëniet bilaterale dhe historike të vendeve tona, por edhe mbi vlerat dhe traditat që na bashkojnë neve. Në historinë e saj 230 vjeçare, SH.B.A.-të kanë njohur fitore dhe dështime. Ka qenë dëshmitare e progresit dhe pengesave. Por kurrë nuk është lëkundur në besimin që mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë duke i nderuar principet mbi të cilat është ndërtuar vendi i ynë, dhe në nëntorin e kaluar zgjedhja e Presidentit Obama e dha një provë të qarte që tregimi i ynë ende po shpaloset. Ky besim në një të nesërme më të mirë më duket se është ajo që i lidh dy popujt tanë dhe ju premtoj z. Kryetar, se do ta përfaqësoj vendin tim dhe do të bashkëpunoj me vendin tuaj në kuadër të kësaj fryme.
(Deklarata e Ambasadorit të SH.B.A-ve në Prishtinë, Christofer Dell gjatë dorëzimit të letër akreditimit Kryetarit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi