Teki Dervishi:Anatemë LDK-së nga Rexhep Osmani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Anatemë LDK-së nga Rexhep Osmani

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Aug 24, 2009 10:53 pm

Anatemë LDK-së nga Rexhep Osmani

Teki DERVISHI


“Infopressi” edhe pa intervistën e djeshme të kësaj gazete me ish-ministrin Rexhep Osmanin ka mbajtur një qëndrim permanent aspak parimor ndaj kryetarit Isa Mustafa, duke i përballë rivalitete të imponuara. Por intervista e djeshme e zotit Osmani tashmë e tejkalon qëndrimin e vjetër joparimor të gazetës ndaj Mustafës, madje e tejkalon edhe vetë “çështjen” e kandidimit të Osmanit dhe merret me anatemimin propagandistik kundër përgjithësisht LDK-së, të cilën i intervistuari i saj e cilëson si një parti (citoj) (që) “nuk ka respektim të statutit dhe të problemeve të tjera, që tregojnë se partia ka rrëshqitur në një krizë edhe etike, ngase nuk kujdeset për zgjidhjen e problemeve, por për mbulimin e problemeve” (fund i citatit). A keni dëgjuar ndonjëherë: njeriu që ngrihet kundër partisë, të kërkojë që ajo (Këshilli i Përgjithshëm i saj) ta kandidojë për zgjedhjet lokale, a kombëtare?! Kjo do të dukej sikur të kërkosh nga partia opozitare të të kandidojë për një post politik apo administrativ, punë kjo që nuk ka ngjarë në praktiken demokratike të përvojës së jetës parlamentare askund në botë.
Pse paraqet “problem” pikërisht “intervista” që natyrshëm i jep leje “mendimit të lirë” (rrjedha e brendshme e ndërdijes)? Natyra e saj nënkupton “publicitetin e popullarizimit” të “qëndrimeve” absolute, por kështu, vetëm kur gazetari “rastësisht” nuk relativizon (polemizon) absolutizmin e konstatimeve “demokratike” të të intervistuarit. Intervista i jep frymë “fjalës së lirë” të Osmanit, pasi që LDK-ja (citoj) “ka kufizime të mendimeve të lira”. Po. Por, mendimet nuk kërkojnë liri (sepse nuk mund t’i ndalësh), mendimet nuk mund të t’i ndalojë as zoti (heretikëve), e jo më LDK-ja, pos nëse Osmani ende nuk di të bëjë dallim midis “mendimit” dhe “fjalës”. Por nëse është fjala për “fjalë të lirë”, atëherë duhet ditur se LDK-ja nuk është gazetë e përditshme, po parti politike.
LDK-ja po ia ndalon Osmanit “mendimet e liria”, kurse “fjalën e lirë” ia jep “Infopressi”, miku i ngushtë i Isa Mustafës. Sa i ndalon “mendimet e lira” LDK-ja, këtë e dëshmon intervista e “Infopressit”! Më e shkathtë sesa i intervistuari i saj, gazeta bën një fushatë kundër LDK-së, duke i vënë “fytyrës së partisë” maskën e figurës protestuese të Osmanit. Ato “mendime të lira” (të shndërruara në fjalë) që thuhen në këtë intervistë nga një lëdëkëist i vjetër, janë një “përmbledhje e sulmeve” të koordinuara dhe të reprizuara me qindra herë (më së shumti në kohën e Rugovës) sulme të sistematizuara fusharake (jo vetëm zgjedhore) të opozitës kundër LDK-së. Shkathtësia e “Infopressit” spikatet në faktin se tekstologët e saj prejudikojnë ndikimin e lexuesit, i cili ndërdishëm më shumë i beson denoncimit fraksionist sesa akuzave të opozitës reale, më shumë e bind lexuesin kur vetë partia e kritikon vetveten deri në përpjekje për asgjësimin e saj. Kushdo nga një parti tjetër jashtë LDK-së po të fliste si zoti Osmani, efekti do të ishte i vogël ose hiçfare, dhe do të ishte konsideruar vetëm propagandë e një partie kundër tjetrës, që është gjë normale...
… që është gjë normale qëndrimi “kontra” i një opozitari ndaj një partie tjetër opozitare, dihet, por ku ka sistem demokratik relevant, askush nuk e denoncon rivalin, por kritikon argumente. Denoncimi publik (linçi, shteti pa ligj, shteti i mediave “investiguese” ku nuk funksionon gjyqi) është i vetmi instrument i diktaturës për të seleksionuar “material për akuzë” kundër kundërshtarit politik, mbi kurrizin e të cilit arrihet avancimi në pozitën shtetërore, pushtetare, partiake, kështu duke ecur mbi kufomën e sakrifikuar të “armikut” të popullit. Boll e maskarllëkshme është skena politike “pluraliste” në Kosovë, por deri sot nuk ka ndodhur që një parti ta akuzojnë një parti tjetër rivale në këtë shkallë denoncimi që bën zoti Osmani kundër partisë së tij, në të cilën ka bërë karrierë politike 20-vjeçare. Meqë ai flet për “etikën e partisë” (moralin), atëherë çfarë morali politik mund të ketë një veteran i partisë, kur për partinë e tij publikisht konstaton absolutizma (citoj) (se) “LDK-ja mbështet një politikë kadrovike të deformuar. Ajo ka filozofinë e ndjekjes së njerëzve, mënjanimin e tyre, të gjitha figurave dhe personaliteteve që janë domethënëse për LDK-në (…) për një vendosje më burokratike siç ndodh tash në parti” (fund i citatit). Si ka mundur të qëndrojë 20 vjet në një parti, të cilës ia mëvesh të gjitha atributet staliniste? A nuk janë larguar nga LDK-ja shumë të tjerë? Dhe braktisja e partive nga anëtarësia e tyre, a qenka karakteristikë vetëm e LDK-së? Çka ka pritur zoti Osmani që ka qëndruar në një parti kaq “staliniste”, mbase që ta përfaqësojë partinë “staliniste” në karrigen e kryetarit komunal. Nëse kjo parti do ta kandidojë zotin Osmani, atëherë automatikisht ajo nuk do të jetë më parti “staliniste” çfarë e karakterizon ai sot.
Lufta 20-vjeçare kundër LDK-së ka pasur efektiva të mëdha. Proceset dhe zhvillimet politike që kanë ndodhur e kanë rehabilituar partinë me vetë faktin e realizimit të një platforme që tashmë e njohim si rugoviane, dhe i ka demaskuar të gjithë ata që e kanë sulmuar në mënyrë joparimore këtë parti dhe liderët e saj, si dje Rugovën e sot Sejdiun. Konsolidimi i saj i paralajmëruar nënkupton edhe vetëdiferencimin e kuadrit të saj. LDK-ja me asnjë akt zyrtar, deri sot, nuk ka denoncuar ose përjashtuar kuadrin e saj, po përkundrazi brenda saj karrieristët politikë vullnetarisht janë larguar nga partia, atëherë kur e kanë kuptuar se LDK-ja nuk është trampolinë për avancime karrieriste, por për avancimin e çështjes kombëtare, gjë që edhe e ka arritur konkretisht me pavarësinë e Kosovës (bashkë me UÇK-në). Të dyshosh publikisht se partia e Rugovës nuk ka qenë e djathtë, kjo nuk është anatemë kundër tij, por kundër njëherë 800.000 anëtarëve të kësaj partie, të cilët do t’i kthehen së shpejti, atëherë kur do të bindemi se kritika kundër LDK-së ka mundur të jetë edhe e drejtë, por asnjëherë nuk ka qenë parimore.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi