Loja dhe papërgjegjësia e Ministrisë së Arsimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Loja dhe papërgjegjësia e Ministrisë së Arsimit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Aug 25, 2009 9:35 pm

Loja dhe papërgjegjësia e Ministrisë së Arsimit

Lulëzim Krasniqi
Debat për arsimin

Vitin e kaluar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim
( Nr.03/27, të datës 16.07.2008 ) për mos lejimin e pranimit të studentëve të rinj në Institucionet Private të Arsimit të Lartë, për shkak të mos akreditimit të institucioneve në fjalë, i cili shkoj në tërësi në disfavor të nxënësve të cilët kishin kryer shkollimin e mesëm dhe prisnin që të fillonin studimet. Një vendim i tillë ndikoj negativisht edhe për UP- në, pasi që e ngarkoj me më shumë studentë se sa që ka kapacitet, sepse Ministria e Arsimit (MASHT) ndërhyri në punët e UP – së, rriti numrin e studentëve, duke mos pyetur fare Rektoratin e këtij Universiteti, duke mos i interesuar fare për ”Lirinë akademike ” e cila është e përcaktuar në Ligjin Mbi Arsimin e Lartë, pra, u shkel Ligji në fjalë dhe askush nuk dha përgjegjësi. Një vendim i tillë ” i keqkuptuar “ nga Ministria e Arsimit, bëri që kjo e fundit në mënyrë arbitrare t’ua humb vitin të diplomuarve në IPAL duke mos i lejuar të regjistrohen për studime Master vetëm pse kanë studiuar në IPAL. Ndërsa, në anën tjetër të diplomuarve në UP u lejohet vazhdimi i studimeve në Master. Edhe pse Ligji Mbi Arsimin e Lartë i trajton njëjtë si institucionin publik ashtu edhe institucionet private.
Shkruaj ”i keqkuptuar “ pasi që pika pesë e vendimit të Kryeministrit decidivisht thotë që asnjë Bartës i Institucionit Privat të Arsimit të Lartë nuk i plotëson kushtet për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2008/2009. Studentë të rinj, ne të diplomuarit në IPAL nuk jemi studentë të rinj, ne jemi të diplomuar dhe kërkonim vetëm vazhdimësinë e studimeve në nivelin Master dhe atë duke u bazuar në Kartën e Bolonjës .
Në këtë rast Ministria e Arsimit shkeli vendimin e Kryeministrit, të drejtat e njeriut, diskriminoj, shkeli Ligjin Mbi Arsimin e Lartë dhe përsëri askush nuk dha përgjegjësi.
Tani që Agjencia e Akreditimit të Kosovës ( AAK ) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit, ka akredituar Institucionet Private të Arsimit të Lartë ( disa nga këto ) me emërtimin Kolegj duke shkelur Ligjin Mbi Arsimin e Lartë sepse në Ligjin në fjalë askund nuk përmendet fjala Kolegj, përsëri shkelet ligji dhe askush nuk përgjigjet.
Ndërsa, Ministria e Arsimit dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj , gjithmonë është thirrur dhe thirret në respektimin dhe zbatimin e ligjit, ku është Ligji në këtë rast?! Sipas vendimit të Qeverisë Nr. 01/73, të datës 07.07.2009, kolegjet nuk kanë të drejtë të pranojnë më shumë se 500 studentë në nivelin Bachelor dhe 50 studentë në nivelin Master, kuptohet në të gjitha drejtimet e akredituara, ndërsa në anën tjetër Ministria e Arsimit ( sipas televizionit RTK, Lajmet qendrore të datës 21.08.2009) do ta rrisë numrin për pranimin e studentëve të rinj edhe për 4000 mijë në UP.
Ky veprim i Ministrisë, është e vërtet që shkon në favor të maturantëve të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen në afatin e parë, por shtrohet pyetja sa do ta ngarkoj UP- në edhe ashtu të stërngarkuar me numër të studentëve, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendet UP – ja, në këtë rast MASHT është duke u treguar jo parimore dhe jo racionale, duke u munduar t’ia ngritë kredibilitetin UP-së po tenton t’ia ulë kredibilitetin kolegjeve.
Tash për tash nuk dua të jem i njëanshëm dhe të deklarohem se në cilat institucione të Arsimit të Lartë është cilësia më e mirë, sepse ende nuk ka parametra matës në këtë drejtim. Por, deklaroj me përgjegjësi të plotë se në një të ardhme shumë të afërt, cilësia e studimit shumë më e mirë do të jetë në Institucionet Private të Arsimit të Lartë.
Ministria e Arsimit, nuk e respekton dhe zbaton Ligjin Mbi Arsimin e Lartë, edhe kur është në pyetje financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë. Ministria në fjalë është e njëanshme, sepse financon vetëm UP – në, ndërsa Institucionet Private të Arsimit të Lartë vazhdon t’i diskriminoj në këtë drejtim. Ja, Drejtësia e Ministrisë së Arsimit?!
Kështu që, është më mirë që Qeveria e Kosovës respektivisht Ministria e Arsimit të mendoj më racionalisht dhe t’ua bëj të mundshme që Institucionet Private të Arsimit të Lartë të pranojnë numër më të madh të studentëve në të dy nivelet më qëllim që të krijoj stabilitet në Arsimin e Lartë në Kosovë. Në të kundërtën me politika të tilla do të krijojnë pabarazi kushtetuese, jo stabilitet, paqëndrueshmëri dhe do të prodhoj më shumë kuantitet se sa kualitet në Arsimin e Lartë, gjë që do të ndikoj drejtpërdrejt në stagnimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik të Kosovës.
Autori i shkrimit është përfaqësues i Asociacionit të Diplomuarve në Institucionet e Private të Arsimit të Lartë-ADIPAL.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi