Protokolli EULEX – Serbi një realitet i hidhur!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Protokolli EULEX – Serbi një realitet i hidhur!

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Aug 29, 2009 10:20 pm

Protokolli EULEX – Serbi një realitet i hidhur!

Ferdi Kamberi
Kush është sovrani?

Ditë më parë në mediat tona u lansua lajmi për një marrëveshje protokollare të fshehur në mes të EULEX-it dhe shtetit Serbë, pa qenë në dijeni shteti kosovar. Kjo ngjalli reagime të ndryshme dhe debate në mediat tona, njëherazi tregoi një pasqyrim real që me sa duket nuk po e preokupon edhe aq ,,elitën politike”. Por, në anën tjetër shihej qartë elementi e asaj se të tjerët ende vendosin për ne, madje kjo ishte edhe revolta e lëvizjes “Vetëvendosje,, para disa dite, ku me këtë rast u arrestuan disa nga aktivistët e kësaj lëvizje si shkak i prostestimit dhe dëmtimit të disa veturave të misionit të EULEX-it. Të jesh sovran në kuptimin logjik do të thotë që udhëheqësia politike është ajo që vendos lidhje, marrëveshje, apo çdo lloj marrëveshje e cila është në interes të vendit dhe nuk bie ndesh me vlerat, normat dhe të drejtat e vet qytetarëve të atij shteti. Fenomeni EULEX, që në fillim kur hapi valvulat e tij të famshme në Kosovë, për herë të parë atëbotë kishte deklaruar se është këtu të ndihmon, apo thënë më mirë asiston organet vendore dhe se ,,Zot shtëpie,, janë vetë vendorët. Por, si duket tani del e kundërta apo thënë më mire atë që e quan Fanon ,,Maskat e bardha lëkura e zezë” pra, një lloj aktori që luan dy role. Kjo, marrëveshje ndoshta edhe marrëveshje tjera për të cilat nuk jemi në dijeni, dalin çdo ditë në shesh që bëhen pazarllëqe në emër të shtetit kosovar dhe kosovarët nuk dinë asgjë lidhur me këto marrëveshje. Justifikimi është tepër i thjesht, madje duke u arsyetuar se kjo marrëveshje ka të bëjë vetëm me nivelin e sigurisë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik potencial. Mirëpo, zoti EULEX duhet të ketë të qartë se mandati i tij është vetëm t’i mbikëqyr organet vendore dhe të këshillon ato në praktikat e tyre e jo të nënshkruaj në emër të tyre. Por, si duket kjo nuk i preokupon këta të fundit, sepse realisht del se ,,Sovrani,, është dikush tjetër. Ky mund të duket ndoshta si paradoks, por realiteti është tepër i hidhur, sepse në këto raste duhet të jetë vetë shteti sovran, ai i cili që bënë një marrëveshje të tillë, qoftë ajo në nivel sigurie apo marrëveshje të tjera të tilla që ka vetë shteti interes. Lidhur me këtë marrëveshje edhe shefi i policisë serbe Ivica Daçic ishte deklaruar për mediat serbe se “kjo marrëveshje është mu në interes të vetë shtetit serbë”. Pafuqia e institucioneve tona përkundër shumë premtimeve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare tregon edhe njëherë se kur kemi të bëjmë me disa pika pak si më të ndjeshme për këto pyetet dikush tjetër, madje deklaratat e presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit pothuajse hasen në vesh të shurdhër. Andaj, shtrohet pyetja ? Cili është sovrani ? A vendos Kosova për vetën e saj apo duhet që UNMIK-u, EULEX-i apo dikush tjetër të vendos ? A mund të thuhet që kemi të bëjmë në këtë rast me demokraci ? Këto dhe shumë pyetje të tilla vërtet meritojnë një analizë të thellë sociologjike - politike. Ekzistojnë dy faktorë që duhet të kemi parasysh lidhur me këtë rast. Së pari, duhet të kemi të qartë se në rast të pranimit të këtij protokollimi të kësaj marrëveshje nga udhëheqësia e Kosovës, atëherë shumë lehtë mund të vie deri tek një mosvendosmëri e vetë udhëheqësisë tonë, madje drejt asaj që quhet sistem anarkie dhe një humbje e besimit të qytetarëve kosovar në institucionet vendore. Dhe së dyti, në raste të tilla duhet të kemi parasysh edhe faktorin tjetër kognitiv - emocional të vetë qytetarëve të Kosovës, rasti i aktivistëve të “Vetvendosjes” ishte një shembull tipik që gjërat lehtë mund të dalin nga kontrolli, por duhet të kemi parasysh edhe të drejtat e vetë qytetarëve lidhur me revoltën, protestimin ndaj elementeve të tilla në mënyrë paqësore, por ndonjëherë mund të vie deri tek humbja e kontrollit që gjërat shumë lehtë mund të marrin të poshtëzen, dhe kjo mund të kushtoj më tepër.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi