Mustafa Nano:Policë cuba? Ka sa të duash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mustafa Nano:Policë cuba? Ka sa të duash

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Aug 30, 2009 12:15 am

Policë cuba? Ka sa të duash
Barkderri “im” u struk përballë revoltës sime, jo ngaqë unë jam gazetar i njohur, por ngaqë thellë-thellë edhe ai ka fuqi ta kuptojë se në atë diatribë rrugësh në terrin e natës fajtori ishte ai, vetëm ai, gjithmonë ai. Dhe ai ftillohet për këtë gjë veç në rrethanat e revoltës së qytetarëve. Nëse revolta mungon, këta gangsterë bëhen gjithnjë e më të papërmbajtur.


Mustafa Nano

Pardje u ktheva nga një udhëtim i gjatë me makinë në disa vende të Europës. E dini se ç’më ndodhi? Kaloj i përmalluar kufirin me Malin e Zi në Murriqan, e në të dalë të Shkodrës, më fanepset një patrullë policie. Njëri prej policëve të patrullës, një mesoburrë barkfryrë (të kuptohemi, nuk kam gjë me barkfryrët. Por me policët barkfryrë, kam që ç’ke me të. Policë barkfryrë veç këtej nga anët tona të sheh syri), zgjat në drejtim të rrugës atë tabelën, që unë, ashtu si të gjithë grahësit e makinave, nuk heq shumë për ta përkthyer. Stop! Dhe ndalova. Kisha ditë të tëra që udhëtoja, i kisha rënë Europës kryq e tërthor, kisha bërë më shumë se gjashtë mijë kilometra, e nuk kish ndodhur që të më dilte një polic përpara syve. Atyre që nuk kanë bredhur shumë në perëndim mund t’u duket e pabesueshme, por ja, që është absolutisht e vërtetë: me të kaluar Malin e Zi, syri nuk të sheh më policë. E nëse ndodh diku, nuk ka asnjë gjasë që ata të dalin në mes të rrugës e të të ndalojnë kotnasikoti me atë tabelën e shpifur, që këtyre tanëve u është bërë si zgjatim i gjymtyrëve të sipërme.
Por, këta të fundit s’e kanë për gjë të të shfaqen, jo vetëm gjatë gjithë ditës, por edhe gjatë natës. Ishte ora 22.00 kur barkfryri “im” u dha në kthesë me non-chalance’ën e një cubi, sikur donte të priste hovin e makinës. U shkëput nga patrulla dhe pasi më pa që u ndala tre hapa më tutje, m’u afrua avash-avash, me një pamje të ngrysur e hijerëndë. Ndërkohë kisha hapur xhamin e kisha ndezur llambën që bënte dritë brenda makinës. Nuk më tha mirëmbrëma. As njatjeta. Nuk më përshëndeti as me kokë. Thjesht më hodhi një vështrim sfidues. Dhe më urdhëroi: dokumentet! Ia dhashë pa bëzajtur, bash si një qytetar i përunjur përballë një ruajtësi par excellence të rendit e të ligjit. Bëra sikur nuk e vura re pamjen e tij të shpartalluar, që për policët tanë ka vlerën e një porosie manualesh e rregulloresh: mbështeten mbi njërën këmbë, tjetrën e shtrinë pak përpara, trupit i japin pak mbrapa, fytyrën e mrrolin, me buzët shtrëngojnë cigaren e ndezur, njërën dorë e fusin në xhep, dhe të flasin me “ti”.
Po bënte sikur po verifikonte dokumentet e mia e të makinës, e nuk po dinte ç’të thoshte. E nxora unë nga sikleti. “Përse më ndalët, zotëri?”. “Ishit me shpejtësi më të madhe se sa ajo e lejuara”, më tha. Në fakt, nuk isha. Fillova të bëhesha nervoz. Po kthehesha nga një botë e huaj “pa policë”, e po futesha në vendin tim. Dhe njeriu i parë që më del përpara është një polic. Për më tepër, jo një polic normal që është në shërbim të qytetarëve, por një polic që bën të kundërtën, që gërricet me qytetarët, që i bezdis e i shqetëson këta të fundit. “Shiko”, iu drejtova, “ti nuk je polic. Po të ishe polic, nuk do ishe kështu si je. Ti nuk e meriton atë rrobë që ke veshur. Ti je një hajn që del nga skutat e rrugëve në mes të natës. Të të vijë turp!”.
“Patenta dhe leja jote e qarkullimit do të kalojnë në komision”, m’u drejtua serbes-serbes. Nuk e mbajta veten dhe i futa një të sharë të rëndë. Ishte një nga ato të shara, të cilat unë i nxjerr nga goja njëherë në dhjetë vjet. E nuk më kishte qëlluar kurrë t’i nxirrja nga goja për t’ia hedhur në fytyrë një polici të Republikës. Polici stepi. Po prisja të më urdhëronte të dilja nga makina, të më hidhte prangat, të më çonte në komisariat. Por nuk bëri asnjë nga këto. Përkundrazi, rrinte si një guak përballë një qytetari që po e fyente e po i merrte erzin në krye të detyrës. Pse nuk e bëri? Shumë e thjeshtë. Ai në të vërtetë nuk ishte në krye të detyrës. Ai ishte vetë për t’u prangosur. Po kush ta prangoste?
Të sharat e mia u bënë shkak të afroheshin policët e tjerë të patrullës, më të rinj në moshë dhe pa bark. Më panë mua, më njohën dhe iu drejtuan kolegut të tyre me pyetjet: Çfarë bën kështu, mor ti? A nuk po e njeh që është gazetari i “Déjà vu”-së?”. “O Zot, çfarë policësh!”, zura të mendoja. “Njëri të ndalon se ashtu ia thotë rradakja prej kaçaku, ndërsa dy të tjerët s’e kanë për gjë të shfajësojnë medemek kundërvajtësin, ngaqë është medemek vip”. Por, nuk mbaron këtu. Përgjigja ishte e qartë, e prerë, domethënëse, guximtare: “E njoh, e njoh gazetarin. Prandaj dua t’ia nxij jetën. Kur ai del në TV, unë e ndërroj kanalin”. “Ç’është ky vend muti, kështu?”, më tha një i afërmi im që më kish bërë shoqëri gjatë gjithë udhëtimit. Ai me siguri kish ende në kokë asociacione të jetës andej nga veriu i kontinentit të vjetër, të cilat, përballë një polici të tillë, afërmendsh i silleshin si zhgjëndrra apo halucinacione. “Dhe kur mendon që edhe Kroacia, edhe Shqipëria, kanë aplikuar njësoj për të qenë anëtare të BE-së, të vjen të marrësh malet”, tentoi ta vishte me pakëz logjikë shfrimin e egër konician bashkudhëtari im.
Në fund m’i dhanë dokumentet ngaqë isha gazetar. Përfytyroni se ç’do të ndodhte po të mos isha gazetar. Do të më shpiknin këtë historinë e ecjes me shpejtësi të madhe, e do të më gjobisnin (nëse nuk do të pranoja t’u jepja ndonjë lek nën dorë). Nëse s’do të isha gazetar, do të sillesha (sipas shumë gjasave) si qindra mijëra të tjerë, të cilët rrinë sus përballë plehrash të tilla me uniformë polici. Mirëpo, nuk duhet të rrinë sus. Duhet t’i vihen pas me të shara. Në mos, duhet t’u fusin duart në fyt, e – çudituni po të doni! – të përleshen me ta, bash siç mund të përleshemi me ata që përbëjnë kërcënim e rrezik për jetën tonë. E do të kuptojnë se policë të tillë që kanë kurajën ta shkelin haptazi ligjin nuk do të kenë kurajën të ballafaqohen me qytetarë të revoltuar. Ai barkderri “im” u struk përballë revoltës sime, jo ngaqë unë jam gazetar i njohur, por ngaqë thellë-thellë edhe ai ka fuqi ta kuptojë se në atë diatribë rrugësh në terrin e natës fajtori ishte ai, vetëm ai, gjithmonë ai. Dhe ai ftillohet për këtë gjë veç në rrethanat e revoltës së qytetarëve. Nëse revolta mungon, këta gangsterë bëhen gjithnjë e më të papërmbajtur. Të kuptohemi, tok me gangsterët e Tiranës, që i emërojnë në këto punë si shpërblim për kontributin prej militanti partiak.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi