Teki Dervishi:Kosova është Perëndimi antik dhe modern

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Kosova është Perëndimi antik dhe modern

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Sep 06, 2009 6:39 pm

Kosova është Perëndimi antik dhe modern

Teki DERVISHI
Sheshi në sirtar

“Agjencisë (…) për hulumtime strategjike” Stratfor i është mbushur mendja se për shkak të refuzimit të nënshkrimit të marrëveshjeve konspirative ilegale komplotiste-politike okupatore të EULEX-it me MUP-in (policinë e Serbisë) qenka “krijuar armiqësi midis Perëndimit dhe Kosovës”(!!!). Së paku njëherë le të duket të jetë edhe Kosova “palë” rivale me një fuqi kulturore politike. Kështu në përpjekje për ta asgjësuar fare Kosovën.
Kur Stratfor vë relacione të tilla, Perëndim-Kosovë, duket pothuajse Kosovën e vendos në - Lindje. Duket se Perëndim na qenka vetëm Evropa Jug-Qendrore dhe pothuajse SHBA-ja nuk qenka “Perëndim”, me të cilin Kosova nuk ka (as nuk do të ketë ndonjëherë) armiqësi, pra me Perëndimin që quhet ShBA. “Krijimi i armiqësisë” (përgjithësuese!!!) me Perëndimin, sipas Stratfor-it, duket se përfshin artificialisht edhe shtetet e Evropës Veriore, që po ashtu janë Perëndim dhe me të cilat Kosova ka miqësi, e jo armiqësi. Fundja Kosova nuk ka armiqësi me askënd, madje edhe me Serbinë pranon të ketë marrëdhënie, nëse ato do të kishin nivel sovranitetetesh shtetërore.
Fjalën “Perëndim” Stratfor do ta ketë zëvendësuar me fjalën “Vatikan” ose një Perëndim ky që nja katërqind vjet ka bërë luftë fetare brendaeuropiane, që edhe sot aty-këtu e shpërthen nga ndonjë bombë të montuar në Bilbao dhe në Belfast. Pra treqind vjet Evropa bën përpjekje të përgjakshme të bashkohet (të perëndimohet), sepse vetëm si e tillë, si e bashkuar, do të ishte Perëndim, porse diversiteti i thellë historik në këtë “perëndim” gjeografik, është aq i papajtueshëm, sa që mund të realizohet vetëm si “bashkim politik” (dhe ekonomik), por shumë vështirë të realizohet ndonjëherë si “bashkim kulturor”, sepse asnjë shtet i këtij “Perëndimi” nuk do të heqë dorë nga kombi kështu, të “bashkohet” (integrohet) ashtu si na detyrojnë me dhunë ne shqiptarëve! Evropa është “Perëndim” vetëm gjeografikisht, hiç më shumë.
Para se ta argumentonte ndonjë “armiqësi” të Kosovës me Perëndimin, Stratfor e huq elokuencën shkencore, sepse nuk është akademi por “agjenci për hulumtime”, është tip ojq-iste e një vendi ku nuk ekziston qeveri klasike e tipit të “perëndimit” evropian, por atje ku vepron Stratfor ekziston “qeveri” tipike perëndimore, promovuese e demokracisë planetare. Sratfor hermitizon duke përgjithësuar “Perëndimin” si koncept kulturor nga koncepti politik. Politika (e jo kultura) evropiane nuk ka të bëjë fare me asnjë trohë përkatësie perëndimore, sepse Evropa është djep i krijimit të doktrinave politike antidemokratike dhe Lindja nga Evropa e ka importuar gjithë filozofinë politike në bazë të së cilës ende platformizon programet e saj antidemokratike, totalitare, policore. Ku marrin “shkollë” shtetet latinoamerikane, në ShBA apo në Evropë, sa të dihet çka është Lindje e çka Perëndim? (Stalini i dërgonte Hitlerit “listat” e miliona komunistëve gjermanë, që Gestapoja pastaj t’i likuidonte, dhe ku është këtu Lindja e ku Perëndimi? A nuk është Roma djepi i sistemit skllavopronar pagan? Nga e ka marrë krishterimin? A e keni harruar Lëvizjen e Ludistëve)? Lëre historinë, por mjafton të elaborohet “demokracia” e “misioneve” të sotme evropiane që imponohet dhunshëm (me polici dhe armatë marramendëse mbi vetëm dy milionë banorë) në Kosovë, të cilat “misione” haptas përkrahin okupimin dhe dhunën ndaj shtetformimit të një kombi, i cili që 600 vjet nuk e pushon luftën për shtet dhe liri? Pra për cilin Perëndim është fjala? Mos për atë “perëndimin pedagogjik” të Zhan Zhak Rusosë?
Duket haptas se “në sferën” Perëndimore, Stratfor e fut edhe Serbinë “protokollare” të EULEX-it, kurse Kosovën e “armiqëson” me Perëndimin, që do të thotë, Kosova vazhdon të mbetet “Lindje e Largët” për kontinentin e djepit të “demokracisë”!!! O, po “lufton” bre Kosova me “Perëndimin” duke i demoluar automjetet e EULEX-it (lexo: UNMIK-ut)!!! A është tradicionale kjo armiqësi, apo qenka krijuar tash me rastin e protokollit Serbi-EULEX? Vetëm Kosova di dhe mundet dhjetë vjet ta viktorizojë sintagmën “miqtë ndërkombëtarë”, pra miqësi jep Kosova, e jo armiqësi! Shlageri i Serbisë në kancelaritë e Evropës është ky: ne e mbrojmë Evropën nga kolera myslimane, ndërkaq që aktualisht dihen aleancat e Serbisë me Lindjen myslimane, edhe pse Serbia vetëm në luftën e fundit vrau 500 mijë myslimanë të Bosnjës, aleatët lindorë nuk heqin dorë nga Serbia terroriste, hiç më pak se këta perëndimorët, e ku shihet këtu Lindja e ku Perëndimi? Çfarë Perëndimi mund të jetë ai që ende nuk i jep fund luftërave fetare? Mirëpo, të keni “mirëkuptim”, sepse “hulumtimet” e Agjencisë (Stratfor) janë vetëm për “strategjike”, e jo edhe për “politike”, kurse Engelsi evropian nuk thoshte se çdo gjë është “strategji”, por thoshte çdo gjë është “politikë”. Pra edhe strategjia e Stratforit është vetëm një politikë!
Nuk është krijuar armiqësi midis Perëndimit dhe Kosovës, sepse Perëndimi është koncept kulturor, e jo politik dhe deshi a nuk deshi Perëndimi, Kosova është Perëndim dhe nuk vendos Stratfor-i nga i bie Kosova. Kronikat historike flasin për aleanca, dhe aty shihet kush historikisht është aleat i Lindjes, Evropa e sotme Qendrore, apo shqiptarët që asnjëherë në histori nuk e kanë ndalur luftën kundër Lindjes? Në anën e kujt qëndron sot Evropa në Kosovë, në anën e Perëndimit, apo të Rusisë?
Kosova është dhe do të jetë Perëndim. Dhe nuk ka nevojë fare të integrohet në djepin e “demokracisë” partneriale të Serbisë, sepse një Perëndim i tillë është gjeografik, e jo kulturor, madje as politik. Ku ka Serbi, nuk do të ketë shqiptarë, dhe ku ka shqiptarë nuk do të ketë Serbi, qoftë edhe në parajsë, e lere më në “demokracinë” që do të na “integrojë” me marrëveshje të EULEX-it me MUP-in (policinë serbe terroriste). Dhe kështu them se jo ne shqiptarët, por serbët nuk duan të ketë shqiptarë aty ku ka serbë, dhe kjo po dëshmohet në Mitrovicë dhe në Bruksel. E se ne duam serbë aty ku ka edhe shqiptarë, dëshmon Kushtetuta e Ahtisarit që e kemi pranuar. Serbia e ka EULEX-in që po na i promovon ligjet e djepit të demokracisë “perëndimore”, të cilat i menaxhon MUP-i (policia) e një shteti tipik fashist. Por nëse flasim për armiqësinë, Kosova asnjëherë nuk ka qenë armike e Perëndimit, as nuk ka pasur fuqi të jetë e tillë, nuk ka shkaktuar dy luftëra ballanike Kosova, po i ka shkaktuar Serbia (Rusia). Perëndimi gjeografik e jo kulturor është armik i djepit antik të Perëndimit - Shqipërisë etnike të Butrintit dhe Apolonisë, si gjatë historisë, si edhe sot!
Sidoqoftë, Perëndim a Lindje, armiqësi a miqësi, Evropa edhe kësaj here dështoi në Kosovë si gjatë gjithë historisë së saj! Le të kthehet në djepin e saj të “demokracisë” dhe le ta marrë Serbinë me vete, do të ketë nevojë për MUP-in e saj, sepse Bosnja ende nuk e ka zgjidhur çështjen. Çështjen shqiptare do ta zgjidhin shqiptarët në aleancë me Perëndimin, por me Perëndimin e vërtetë, e jo me perëndimin gjeografik! Me Perëndimin e vërtetë Kosova dhe shqiptarët nuk jemi në armiqësi, e as që do të jemi ndonjëherë. Jemi aleatë me Perëndimin, i cili promovon demokraci dhe liri, e jo me atë “perëndimin” që bëhet armë e pushteteve dhe shteteve historikisht terroriste.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi