Dr.Alban Daci:‘Të guxojmë për të ardhmen’

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dr.Alban Daci:‘Të guxojmë për të ardhmen’

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 07, 2009 9:12 pm

‘Të guxojmë për të ardhmen’

Dr. Alban Daci
Platforma e kohës

Duam t’u tregojmë një histori shumë të bukur, reale, të prekshme dhe të mbushur me plot emocione, ëndrra, sakrifica dhe shumë përkushtim. Kjo është historia e disa qindrave/mijërave studentëve shqiptarë, që kanë kaluar detin, kanë lënë familjet e tyre dhe vendin e tyre për të marrë rrugën e gjatë të formimit universitar, që të pajisen në kulturën perëndimore, të themeluar mbi vlerat e demokracisë, me perspektivën për të siguruar një të ardhme më të mirë për vetën e tyre si individ, për familjet e tyre, për vendin e tyre, si qytetarë dhe bashkëkombës të tij.
Shumë të rinj vijnë nga Shqipëria për të studiuar në Itali, sepse kanë ndjekur programet televizive italiane, sepse duan kulturën italiane, sepse gjatë formimit shkollor të ulët dhe të mesëm kanë mësuar se Italia20është një vend demokratik, ku ëndrrat bëhen realitet.
Sipas disa të dhënave jo zyrtare në Itali studiojnë rreth 12.000 studentë shqiptarë, ku 400 prej tyre kanë zgjedhur pikërisht Universitetin e Xhenovës.
Studentët shqiptarë, që studiojnë në Itali, janë një burim shumë i madh intelektual jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Italinë.
Historikisht Italia dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale të gjatë në kuadrin e marrëdhënieve dy paleshe, por prania e një numri kaq të madh dhe të rëndësishëm studentësh shqiptarë do të kontribuoj në përforcimin e më tejshëm të urës së marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
Studentët shqiptarë, që studiojnë në universitete të ndryshme italiane, janë organizuar në organizata studentore për të qenë të përfaqësuar në mënyrë demokratike në mjedise universitare dhe shoqërore, si dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime. Kështu, më 28 nëntor të 2003, një grup i sapoardhur studentësh me iniciativën e të riut Alban Daci, i regjistruar asokohe në vit të parë në Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike, vendosën të themelojnë organizatën shqiptare “Gjenerata Re Shqiptare”. Vendosën ta quajnë kështu, sepse janë të rinj dhe nuk kanë aspak të bëjnë me të kaluarën e trishtueshme, por aspirojnë për integrimin e plotë të shoqërisë shqiptare në shoqëritë e tjera demokratike të botës.
“Gjenerata Re Shqiptare” ka qenë ndër të parat organizata që ka ngritur zërin kundër paragjykimeve të padrejta, që prej kohësh godisnin shqiptarët rezidentë në Itali. Organizata jonë ka organizuar takime, bashkëpunime, kërkime shkencore, kontakte me shtypin, aktivitete kulturore, si për shembull festa e “28 nëntorit” është organizuar për herë të parë në Xhenova brenda mjediseve të Fakultetit të Letërsisë dhe kishte objekt shkëmbimin ndërkulturor mes studentëve shqiptarë, italianë dhe erasmus (studentë nga të gjithë universitet evropiane që bëjnë pjesë në programin e ashtuquajtur erasmus, i cili ka për qëllim shkëmbimin e kulturave, ideve dhe njohurive).
Atë ditë, ishte bukur të shikoje se të gjithë komunikonin me një gjuhë të përbashkët, atë të kulturës, vëllazërisë dhe miqësisë mes popujve, ishte bukur të shikoje që studentët spanjoll mundoheshin të kërcenin vallet tradicionale shqiptare, ishte emocionuese të shikoje, që edhe pse nuk dinin shqip, studentët italianë përpiqeshin të këndonin k ngët shqiptare, duke ndjekur ritmin e muzikës, ishte e paharrueshme të dëgjoje pjesëmarrësit, kur shpreheshin se “keni një muzikë të mrekullueshme”, “një kulturë të pasur dhe një gjuhë të ëmbël”.
Organizata “Gjenerata Re Shqiptare” për herë të parë në nivel kombëtar ka hartuar dhe ka paraqitur programin “Mirë se erdhët në Atdhe!” (Shteti shqiptar akoma nuk ka një program të tillë. Prandaj, do të ishte e drejtë dhe e domosdoshme që në linja kryesore të merrte për zbatim projektin e organizatës “Gjeneratës Re Shqiptare”) që ka si finalitet krijimin e oportuniteteve të drejta dhe të barabarta për të gjithë studentët shqiptarë, që pasi kryejnë studimet e larta jashtë vendit, të mund të kthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në zonën euro-atlantike, përmes kompetencave të tyre intelektuale të grumbulluara në universitete, si dhe me eksperiencat e tyre jetësore të jetuara në shoqëritë demokratike perëndimore.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ne, jemi krenarë që jemi shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Sep 07, 2009 9:13 pm

Ne, jemi krenarë që jemi shqiptarë

Dr. Alban Daci
Platforma e kohës (2)

“Gjenerata Re Shqiptare”, ka vendosur mjaft raporte institucionale, si: marrëveshja që ka bërë me Universitetin e Gjenovës (kryesisht me Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Shkencave Politike) për realizimin dhe njohjen e stage-ve të studentëve shqiptarë.
Nga 2003 deri sot kanë kaluar 6 vjet dhe të gjithë ne, themeluesit e “Gjeneratës Re Shqiptare”, jemi rritur, jemi më të pjekur, më të fortë, më largpamës. Shumë nga ne janë diplomuar dhe të tjerët janë në pritje. Tani, falë punës, përpjekjeve tona, vullnetit dhe vendosmërisë tonë, “Gjenerata Re Shqiptare” është e respektuar për rolin që ka luajtur, është e nderuar për historinë që ka ndërtuar, është e domosdoshme për misionin që mbart në supe. Ajo, tashmë, është shumë e pranishme edhe në botën e pafundme të komunikacionit modern, duke pasur në rrjetin e internetit, faqen e saj zyrtare www.studenti.forum-2007.com, me mbi 1500 anëtarë (të gjithë kanë mbaruar ose vazhdojnë studimet universitare dhe pasuniversitare në universitet më të prestigjioze perëndimore), me plotë rubrika të pasura, ku publikohen materiale të karakterit akademik, kulturor, aktualitete dhe informacione mbi Shqipërinë, Italinë dhe për gjithçka që ndodh në botë.
Italia është një vend i mrekullueshëm, ku kemi jetuar rininë tonë, e respektojmë për mikpritjen dhe ndihmën që na ka ofruar dhe për këtë e falënderojmë, por ne kemi dhe një dashuri të madhe dhe të pafundme për vendin tonë që fizikisht ndodhet larg, por shpirtërisht dhe mendërisht qëndron në zemrat tona.
Ne, jemi krenar që jemi shqiptarë, sepse kemi një histori të madhe; jemi një ndër popujt më të lashtë në Ballkan dhe në Evropë, por jemi dhe të vetëdijshëm për të respektuar popujt e tjerë, duke krijuar marrëdhënie vëllazërore dhe miqësie.
Vlera me të cilat identifikohet “Gjenerata Re Shqiptare” janë: dinjiteti i personit, liria dhe përgjegjësia, drejtësia, legaliteti, solidariteti dhe susidarieteti. Këto janë vlerat e mëdha të demokracive perëndimore, të themeluara mbi pluralizmin demokratik, mbi shtetin e së drejtës, mbi jo diskriminimin, mbi tolerancën, mbi pronën private, mbi ekonominë sociale të tregut.
Shqipëria, tashmë, falë punës që ka bërë mazhoranca aktuale e ideuar, drejtuar dhe menaxhuar nga Partia Demokratike me në krye liderin e saj historik, prof. Dr. Sali Berisha, nga një vend i vogël, është kthyer në një zonjë të vërtetë që jo vetëm në muajin prill u bë anëtare me drejta të plota në NATO, por falë diplomacisë koherente, vigjilente dhe këmbëngulëse që ka realizuar në ambientet e salloneve të diplomacisë ndërkombëtare, ka arritur të mbroj me dinjitet dhe me sukses interesat tona kombëtare, duke dhënë kontributin e saj të çmuar dhe të domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, si dhe për të qenë një faktor stabiliteti dhe prosperiteti për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ne, organizata “Gjenerata Re Shqiptare” që jemi lindur në vendin tonë, Shqipëri, por që jemi burrëruar, shkolluar në Perëndim, në këto momente mjaft të rëndësishme për vendin, ku shpresat dhe aspiratat tona janë për të vazhduar ndryshimin evropian në të mirë të qytetarëve, kemi vendosur të paraqesim vizionin tonë si një botë akademike për të dhënë kontributin tonë, që shpresa të luftoj dëshpërimin, guximi të sfidoj frikën dhe të vazhdoj rruga e integrimit në zonën euro-atlantike për të treguar se ne, nuk jemi sinonimi i kaosit dhe krizës me të cilën personifikohet opozita aktuale, por jemi rinia shqiptare që duam rrugë moderne dhe me standarde bashkëkohore që shqiptarët të mos kenë më barrikada mes tyre, por të komunikojnë, të shkëmbejnë dhe përforcojnë lidhjet e tyre historike dhe kombëtare, si dhe të jenë në marrëdhënie miqësore me fqinjët dhe popujt e tjerë.
Ne, “Gjenerata Re Shqiptare”, vijmë nga bota akademike, nga shoqëria civile dhe do të përfaqësojmë interesat e qytetarëve shqiptarë në të gjitha nivelet e pjesëmarrjes politike deri në nivelet më të larta të pushtetit drejtues.
Ne, do të punojmë gjithmonë me principin se shteti dhe institucionet politike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve duke i udhëhequr ata në rrugën e drejtë, atë të zhvillimit, sigurisë, prosperitetit, lumturisë dhe shpresës. Ne mendojmë se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe jo qytetari në shërbim të politikës, politika duhet të themelohet mbi vlera dhe jo mbi interesa.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi