Bojkoti që nulifikoi çfarëdolloj fasade evropiane të Edvinit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bojkoti që nulifikoi çfarëdolloj fasade evropiane të Edvinit

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 15, 2009 2:16 pm

Bojkoti që nulifikoi çfarëdolloj fasade evropiane të Edvinit

Luan Myftiu
Të paaftë të fitonin me votë të lirë

Të dalë nga PPSh-ja, socialistët nuk duhej të kishin krijuar pa u penduar PS-në. Nuk kapërcehej kaq lehtë “ylberi”. Të përkundurit në djepin e urrejtjes, nuk mund ta këndonin kaq herët ninullën e dashurísë. Demokracia më shumë i çoroditi. Barazia e të gjithëve para ligjit i pikëlloi. Të çliruar nga tutela e tiranit, tentuan të shtireshin liberalë. Sapo u doli frika e ndëshkimit për gjëmat, u hyri lakmia për privilegje të pamerituara. Solidariteti që kishin krijuar me bashkautorësinë në krim, e humbi tashmë kohezionin. Pasurimi i paligjshëm i bëri egoistë të sëmurë. Të paaftë të fitonin me votë të lirë, erdhën në pushtet me rebelim, vjedhje votash dhe premtime boshe. Personalitetin kolektiv ua shpartalloi ambicia individuale. Sundimi i djeshëm pa kundërshtarë i pengonte të përqafonin demokracínë. Justifikimi i krimeve i la arrogantë. Që të mbanin njerëzit të lidhur pas qerres së tyre, u kujtonin mëkatet ku i kishin futur me “dajak” në diktaturë. Mëkati kishte mbetur kapital e tyre i ndyrë për të siguruar “unitetin” në demokraci. PS-ja mbeti si një mish i huaj në këtë barazi të përgjithshme sociale. Krijimi i shtresave të tyre, të pasuruara me korrupsion, krijoi nevojën e bashkimit të hajdutëve të rinj me mëkatarët e hershëm, të terrorizuar. Këtij konglomerati të pamoraltë i duhej doemos në krye një diktator i kamufluar. Një avokat i tyre i lidhur me krimin. I duhej një hipokrit i pabesë. Një milioner i komprometuar. Në këtë klimë amullie morale u lindi, pra, nevoja të kishin një “misionar” pa parime. Një liberal me shpirt diktatori. Një reformator nostalgjik të tiranisë. Një hipokrit, që të mohonte veten për pará e pushtet. Por, meqë socialistët e thjeshtë donin harmoni, PS-ja u përpoq ca kohë të dukej e rinovuar. Megjithatë, ç’dolën në krye të saj, menduan vetëm për vete. Tharmi i vetëshkatërrimit nuk i ndahet krimit të papenduar! Paraja e madhe, e paligjshme i largoi “kokat” nga fryma solidare, nga politikat sociale. Elektorati i tyre e pa veten çdo ditë e më të braktisur. Por lidhjet e vjetra me krimin dhe frika instinktive për gjëmat, mbajtën gjallë inercinë e një “uniteti” fals, që degjeneroi në ndërrime qeverish, trafiqesh të paligjshme, vjedhje, korrupsion, kapje institucionesh madje dhe kapje të vetë shtetit. Parimet e sakrifikimit për të tjerët u zëvendësuan me ambiciet e papërmbajtura për pasurim vetiak. Vesi u shpall virtyt dhe virtyti ves. Korrupsioni, ashtu si dje lufta e klasave, u çmua “forcë lëvizëse e shoqërisë”, i modifikuar në sloganin “Pa korrupsion s’ka zhvillim”. Hajdutëría e re prodhoi një moral të ri. Mëkatarët komprometuan gjyqësorin dhe dolën të palagur nga batërdia e tyre tetëvjeçare. Një “unitet” i ri zëvendësoi të vjetrin. Një mëkat i madh kërkonte të mbrohej. Duhej një drejtues i ri. Një udhëheqës me një filozofí të re, me një imazh të padëgjuar. Një drejtues që ta fillonte Historinë nga dita e ngjitjes së tij në pushtet.
Dhe doli Edvin Rama! “Ujku” me lëkurë qengji. Peshkaqeni i zbutur, pa ambicie për pushtet. Doli misionari, që mund të mashtronte dhe djallin. Ishte mbarsur, pra, mali i mëkatit. Pritej ç’do të pillte. Të korruptuarit po e përjetonin me ankth lindjen e protektorit të tyre. Ndërkohë që e djathta kishte bërë flamur luftën kundër korrupsionit. Ndoshta prandaj mëkatarët socialistë pritën që kryetari i ri të ishte origjinal, i pakapshëm, destruktiv, por ama konsensual, nëse shiu binte në arën e tij. Pritën një ambicioz të zhveshur, gjoja, nga lakmia për pushtet. Cinik, por me lot krokodili. Burrë shteti me prirje anarkiste. Reformator besëthyer. Maniak “uni”-fikimi deri në përçarje. I korruptuar që të luftonte në dukje korrupsionin. Nihilist gjer në mohim të miqve. Europian deri te pragu i ambicies së tij. Shpifës. Mburravec alternativash të paqena. Sajues programesh fantastike imagjinare. Egoist, madje, narciz. Demokrat, i dalë nga buletinet e E.Hoxhës. Teoricien i pakuptueshëm nga çdo inteligjencë. Delirant e “gjeni” deri në skizofreni. Dhe mali i mëkatit, i mbarsur me zullumin, e lindi më në fund mesinë e “Politikës së re”, por me frymë të vjetër; lindi misionarin e “Përtej së majtës e së djathtës”, që i bëri socialistët të mos njihnin veten.
Dhe gati gjithë “kapot” socialistë e besuan fitoren e Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit. Madhështia e tij u rrit, që kur ai caktoi Kodin Zgjedhor, a që kur nisi të mbante ato fjalimet patetike për standardet e zgjedhjeve, të menaxhuara prej tij. Kishte lindur, pra, gjigandi. Drejtuesi, që nuk kërkonte të bëhej as deputet. Çudibërësi, që nuk përfillte as aleatët. Fitimtari, që nuk përfillte as forcën e bashkimit. Kish lindur, pra, ai që do të krijonte epokën e lavdishme të grumbullimit rreth vetes edhe të atyre që s’e donin. Mali i mëkatit kishte pjellë avokatin e mjerimit, simbolin e humbjes. Atë që do t’u mësonte fukarenjve artin e politikës. Kishte lindur ideatori pa kufij interesash, pa paragjykime partiake, pa interesa personale. Mali kishte lindur atë që u duhej miliarderëve, të trembur nga pasuría e tyre e paligjshme.
Por... Zgjedhjet nxorën fitimtar kundërshtarin. “Gjeniut” filluan t’i vinin zëra nga lart. Statuti i partisë i kërkonte dorëheqjen. Hajdutët zunë të shihnin me dyshim Ali Babanë. Ky i fundit mprehu shpatën dhe shpalli zgjedhjet të manipuluara. U vetëquajt fitimtar dhe vuri kandidaturën të rizgjidhej kryetar. Gjigandi po zvogëlohej çdo ditë. Një liliput po dilte nga barku bosh i katallanit dhe nisi të jepte urdhra të çuditshëm. Terrorin e kishte filluar ndaj shokëve, që mendonin ndryshe. Të gjithë i dukeshin tradhtarë, sabotatorë e armiq. Ambicies së tij për pushtet absolut i dolën brirët. Proeuropiani s’po çmonte as vlerësimet pozitive të monitoruesve ndërkombëtarë. Por, kur dha urdhër të mos hyhej në parlament, edhe më profani i socialistëve e kuptoi se mali i mëkatit, mbarsur me zullumin, kishte pjellë, më në fund, një ... mí !...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi