Bamir Topi:Reforma në gjyqësi, hap drejt Evropës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bamir Topi:Reforma në gjyqësi, hap drejt Evropës

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Sep 22, 2009 9:45 pm

Reforma në gjyqësi, hap drejt Evropës

Bamir Topi, president i Shqipërisë


Në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkohen shumë reforma. Natyrisht reformat më të rëndësishme janë ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, me shtetin e së drejtës, kështu që ne na imponon që të jemi të gjithë bashkëpunues në një frymë kohezioni për të realizuar implementimin e politikave për qeverisjen e gjyqësorit, për kontrollin e gjyqësorit, për vendosjen jo thjesht nga pikëpamja e performancës formale, por për të trajtuar çështje shumë të rëndësishme substanciale që kanë të bëjnë me profilin e gjyqtarit, me karakterin e tyre, me profesionalizmin e tyre për të bërë të mundur që në Shqipëri të jepet e drejta si në çdo shtet të Bashkimit Evropian.
Padyshim që ligji i ri i organizimit të pushtetit gjyqësor ka prodhuar dhe një riformatim të organikave për shumicën e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit. Ka qenë një diskutim që është bërë me shumë seriozitet edhe nga anëtarët e KLD-së. Unë kam përcaktuar dhe numrin e gjyqtarëve në shkallë republike mbi bazën e propozimit të Ministrit të Drejtësisë, sigurisht duke shfrytëzuar dhe kompetencat që jep Kushtetuta dhe Ligji i Presidentit, duke bërë të mundur që të eliminohen disa “handicap”-e që janë vërejtur nga këto gjykata qoftë përsa i përket pamjaftueshmërisë së gjyqtarëve në disa gjykata, qoftë për sa i përket numrit të tepërt e të panevojshëm për nivelin e punës së këtyre gjykatave. Ju keni qenë dëshmitarë të atij ngërçi që është vënë re për delegimet e gjyqtarëve në disa rrethe ku problematika gjyqësore ka qenë intensive, sigurisht në koshiencën e gjithsecilit kjo punë nuk bëhet me delegime. Kjo bëhet me një angazhim konstant, permanent në strukturë të gjykatave për t’i dhënë drejtim mjaft çështjeve që kanë mbetur pezull dhe padyshim për t’i dhënë një dinamizëm të ri punës nëpër gjykata ku, sikurse e kam thënë dhe herë tjetër, drejtësia nuk jepet vetëm në kryeqytet, por jepet në çdo qelizë të shtetit shqiptar. Kështu që ne kemi pasur mundësi të riorganizojmë gjykatat në shkallë kombëtare dhe kemi bërë të mundur që të ketë një përafrim, një përqasje të gjykatave dhe gjyqtarëve në vetë ligjin organik.
Të gjithë sot kërkojmë nga drejtësia. Shpeshherë qytetarët janë të pakënaqur nga performanca e gjyqësorit. Gjyqësori është mjaft kompleks. Unë e kam bërë të ditur edhe herë tjetër: të mos krijohet psikoza sikur gjithçka varet nga një strukturë, nga një njeri. Përkundrazi këtu kërkohet sipas Kushtetutës dhe ligjit një angazhim një përkushtim i të gjithë faktorëve. Gjyqësori ka nevojë të rrisë performancën e vet mbi bazën e vazhdimit të reformave të domosdoshme për gjyqësorin. Kam rastin të riapeloj për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit politik për vazhdimin e reformave në gjyqësor. Jam shprehur edhe përpara se të filloj fushata elektorale për nevojën e prononcimit të partive politike për detyrimin qytetar mbi vazhdimin e reformave në gjyqësor, pasi sikurse dihet, reformat në gjyqësor nuk realizohen përgjithësisht me mazhoranca të thjeshta, por realizohen mbi bazën e një kohezioni më të gjerë politik, mbi bazën e votimeve të cilësuar, që kërkojnë domosdoshmërisht një numër të caktuar të deputetëve në parlament. Mund ta ilustroj me një element shumë të rëndësishëm sikurse është rasti i Gjykatës Administrative. Ka një sensibilitet të luftuar nga qytetarët, nga njerëzit që merren me biznes, nga politika në përgjithësi, nga institucionet, edhe nga vetë presioni që kanë gjykatat për t’u marrë me çështje me vullnetin e parashprehur të aktorit politik, ka përbërë domosdoshmërinë ngritjen e Gjykatës Administrative. Pra projeksioni politik, shprehja e vullnetit paraprak politik domosdoshmërisht marrjen e vendimeve konkrete. Gjykata Administrative është një element shumë i rëndësishëm në “network”-un” e gjykatave që do të bëjë të mundur jo vetëm trajtimin e çështjeve specifike që kanë të bëjnë me administrimin e bizneseve, me dhënien e drejtësisë, do t’i japë më shumë hapësirë biznesit, por do të krijojë më shumë hapësirë vetë sistemi gjyqësor për të kaluar nga ato stade që vijnë nga numri i pafund i këtyre proceseve dhe i fusin ato në disa raste dhe në impas.
Si President i Republikës, si Kryetar i KLD-së, natyrisht që kam shumë kontakte me qytetarët ku ankohen për ndërhyrje, për deformime në ndonjë rast edhe të proceseve në favor të iksit apo ypsilonit. Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t’u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet!
P.S. Fjala e Presidentit Bamir Topi në mbledhjen e KLD-së.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi