Edvin Rama despot me brirë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Edvin Rama despot me brirë

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Sep 23, 2009 10:54 pm

Edvin Rama despot me brirë

Luan Myftiu


Dyfytyrësía është tipar i demagogëve. Kur këta shtiren si mbrojtës të votës së lirë, shprehin pikëllimin që nuk mundën të manipulonin. Avoketër të vullnetit të sovranit, këta janë prokurorët shpirtzinj të lirive të tij. Rama ndëshkoi sovranin duke urdhëruar deputetët e tij të braktisnin parlamentin. Dhe është pikërisht ky bojkot që ia zbuloi këmbët gjarprit. Ndërgjegjësimi i elektoratit për qëllimet e mbrapshta të bojkotit i ka futur datën misionarit hipokrit, që po kërkon të hakmerret me hallexhinjtë, që votuan për ditë më të mira. Rama duket i lebetitur vetëm pse disa njerëz me mend në kokë brenda partisë së tij mendojnë ndryshe. “Dyshimi, ka thënë një i ditur, bren mendjet fajtore”. Ramën e ka zënë frika se mos nuk rizgjidhet kryetar, edhe pse i ka përgatitur kongresmenët të ngrejnë për të të dyja duart. Kurse kandidati kundërshtar vetëm sa përforcon nevojën e zgjedhjes së Ramë pehlivanit në krye të partisë. Megjithatë, Rama po klith nëpër tubime militantësh, që t’i bindë ata zgjedhin jo pse ka merita, por pse nuk e duan politikanët e vjetër. Dhe sajon përralla manipoulimesh, me të cilat po qeshin dhe kalamajtë. “Gënjeshtra, thotë populli, i ka këmbët e shkurtëra”. Ambicies së Ramës për pushtet absolut po i dalin brirët. Rama nuk u zgjodh kryetar për të mbrojtur votën e lirë, por lirinë e hajdutërísë. Tmerrit të tij nga humbja e zgjedhjeve i është shtuar tani dhe paniku i rikandidimit. Të gjithë i duken ithtarë të mendimit ndryshe. Madje, dhe ata që e miklojnë, kanë nisur t’i duken të pabesë. I duket sikur gjithë politika e vjetër është sulur t’i rrëmbejë pushtetin këtij idealisti enverist, pa din e pa iman. I duket sikur të gjithë këta ia kanë zili gjenialitetin si krijues i “Politikës së re”. Kanë zili, pra, atë që me bojkot po tenton të bllokojë çdo reformë progresi. Megjithatë, bojkoti e pati një të mirë. Ai zbuloi fytyrën e vërtetë të një diktatori të fshehur prapa një thjeshtësie hipokrite të stilit të lartë. Bojkoti i tregoi sovranit se nga ç’rrezik i madh kishte shpëtuar duke mos votuar për një sharlatan me prirje të tilla despotike. Bojkoti nxori gjithë të palarat e sloganeve novatore të këtij misionari gënjeshtar. Ai u tregoi sidomos socialistëve të ndershëm se “qoftëlargun” e kanë vënë në qoshe. Bojkoti tregoi se demokracia endé nuk i ka shkulur plotësisht rrënjët e sistemit të hurit e të litarit. Ai (bojkoti) është paralajmërimi ogurzí i një bunkerizimi, që po synon ta “kyçë” lirinë e mendimit brenda hólleve të selisë rozë. Këto që di sovrani, i merr me mend edhe Rama. Ai e ka kuptuar si e gjykojnë socialistët. Si ia dënojnë atij bojkotin shkatërrues. Prandaj frikësohet prej kongresit dhe kongrresmenëve, edhe pse i ka zgjedhur si kokrat e misrit. Rama po e sheh se si po e kundërshton baza, e bindur për sajesat e turpshme të imagjinatës së tij të sëmurë. Por Ramën nuk e tremb vetëm “bojkotimi” i tij prej delegatëve të kongresit. Ai tutet si ujku nga zjarri sidomos prej drejtësisë së reformuar. Prandaj kërkon pushtet me çdo kusht e me çdo çmim, Prandaj kopeja e çakejve, që i shkon pas, i duket sikur i thotë të vazhdojë bojkotin, se, ndryshe, u vjen fundi ëndrrave të hajdutërísë për të bërë ligjin me në krye Ali Babanë, që pretendoi të vishej me disa pushtete.
Këmbëngulja për ta vazhduar bojkotin, kur sovrani dhe ndërkombëtarët nuk e justifikojnë, tregon qartë se ç’lloj djalli me brirë është ky, që po përpiqet të pengojë të ardhmen e këtij populli të vuajtur. Por edhe Rama e ka nuhatur gjykimin e ashpër që i ka bërë sovrani bojkotit të tij. Prandaj bën lart e poshtë kërcënime. Kurse tani që po afrohet kongresi, po përgatit “kurthin” për të goditur ata që i kanë dalë kundër dhe duan të hyjnë në parlament. Dhe ka plot mercenarë që mund t’ia realizojnë skenare të tilla. Sidomos brenda një partie, që ka dalë nga errësirat e terrorit, urisë dhe poshtërimit. Ka plot mëkatarë të përkushtuar, që i tremben fort të kaluarës së tyre. Ka plot xhahilë që mund të bëjnë për “ustanë” e tyre “kurbanë” të rinj. Dhe viktimat njihen. Ata e kanë shpallur haptas kundërshtinë e tyre ndaj padrejtësisë, ndaj shkeljes së vullnetit të elektoratit, ndaj bllokimit të pafalshëm të aspiratës së një populli për begati dhe emancipim. Ndërkohë Rama pyet veten se si mundej “qoftëlargu” t’i detyronte njerëzit të votonin për ata që u merrnin shpirtin, kur shumica e popullit ishte kundër atij sistemi mizor ? Dhe i erdhën ndër mend këngët e vallet me daulle, pas rënkimeve të njerëzve të lidhur me hekura dhe pas krismave të armëve mbi të pafajshmit një natë para se të bëheshin votimet. Kështu, me dajak, i përgatiste diktatura edhe gjyqet propagandistike, ku “justikonte” krimet e saj monstruoze. Kështu po përpiqet ta gatisë edhe Rama kongresin, ku mendon të zgjidhet kryetar. Me sharje, mallkime, me kërcënime dhe insinuata poshtëruese; me përjashtime nga partia dhe me krijime grupesh armiqësore. Se Rama e di që terrori komunist vazhdoi me dekada, ndaj “pllakat tektonike” të atij tërmeti i lëkundin endé shpirtrat e brishtë të shqiptarëve të ndershëm. Megjithatë, socialistët e ndershëm, të zhgënjyer nga sharlatanizmi i këtij ambiciozi të fshehtë, gjithë ata që patën shpresuar se Rama nuk mund të arrinte deri sa të ndëshkonte një popull të tërë për interesat e tij meskine, sot janë kundër tij dhe strategjive të tij enveriste. Ata kanë vënë në dyshim gjithë personalitetin e tij politik. Por Rama këtë dyshim të tyre e përkthen si kërcënim. Prandaj ka nisur nga metodat e hershme të vënies së dy këmbëve në një kupucë të të gjithë atyre, që nuk u binden urdhërave të tij. Se, kush kërcënon mendimin ndryshe, nuk ka se si të mos ndihet edhe vetë politikisht i kërcënuar. Ndaj Rama është tërbuar dhe ka nxjerrë dhëmbët. Se ai është pinjoll i atyre që të puthnin “të ftohtë”, pasi të kishin graduar, apo dekoruar. Sidomos Rama, që vetëm për realizimin e ambicies së tij për pushtet absolut po mohon haptas, madje dhe altarin e vullnetit të shenjtë të sovranit !...
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi