Lavdim Lita:Një denoncim nga Amerika për Egoarkët e Ramës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lavdim Lita:Një denoncim nga Amerika për Egoarkët e Ramës

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Sep 26, 2009 1:19 pm

Një denoncim nga Amerika për Egoarkët e Ramës

Lavdrim Lita


Emri i Jonathan Lee Riches është i famshëm në SHBA për numrin e denoncimeve që ka bërë në prokurori kundrejt personave frymorë e jofrymorë. Disa nga shënjestrat e tij të preferuara janë njerëz të gjallë, për shembull si George V. Bush, Steve Jobs apo Martha Stewart. Por nuk është ndaluar në çmendurinë e tij dhe ka denoncuar Nostradamusin, Che Guevara, kullën Eiffel, planetin Pluton, Graalin e Shenjtë, Appalachian Trail dhe Kopshtin e Edenit. Tani është moment ideal dhe aktual për t’u inspiruar nga amerikani i mesëm Riches. Nuk them se duhet të bëhesh një çmendur që denoncon këdo, për qejf apo për ekzibicionizëm, por duhet të bësh gjithçka që të tjerët të kërkojnë falje ose një gjest riparues nga të gjithë ata persona që kanë në mbas dore interesat e një qytetari si Ju. Mund ta bëni me një mesazh të këndshëm, ose një rreng të krijuar aty për aty.
E para. Nëse mund të japim një sugjerim se ku të adresoni një denoncim qytetar, kërkojeni në zyrat e informacioni të bashkisë së Tiranës, se ku është kryetari i Bashkisë, egoarku Edi Rama. Ky i fundit po snobon dukshëm administrimin e Tiranës dhe po aq dukshëm ky snobim vjen ngaqë për qëllime personale të kandidaturës për Kryetar të Partisë Socialiste nuk intereson hëpërhë plehrat, gropat e ujërave të zeza, bllokimi i trafikut në katër anën e Tiranës etj. Tashmë i pëlqen të thërritet me emrin e ri ekstravagant Ed Boycott. Të vetmen gjë që nuk ka bojkotuar qëkur ka hyrë viti 2009 është Festa e mbledhjes së Pezës, edhe aty u duk se i nevojitej të galvanizonte rrudhat e partizanëve për kongresin e PS-së. Sakaq Tirana ka hyrë në fazën e vjeshtës që do të thotë më shumë shi, e kur them më shumë shi nënkuptohet një fakt ordiner për kryeqytetin, pra përmbytja ose mini/diluvioni universal në Tiranë. Rama vetë nuk e çan kokën, ka vënë kufje në vesh dhe dëgjon këndshëm këngën “bie shi në Tiranë”, kurse alteregoja e tij Ed Shalësi lexon poezinë e Ismail Kadaresë “dy pika shiu ranë mbi qelq” ndërkohë që qytetarët marrin refrenin “jetojnë në një qytet dhe sa rrallë shihemi, sa rrallë”. E dyta: një denoncim i dytë mund të bëhet për Pandi Majkon, këtë pseudo/patriot që deklaron në papërgjegjshmërinë më totale, njëlloj si vetja e partisë ku militon, që “të digjet flamuri maqedonas në mes të Shkupit”. Mirëpo është e thjeshtë të digjen flamurë në mes të Shkupit, po aq sa e lehtë për Pandin të bënte kontrata me Deliorgjin mes Tiranës për shitjen e tankeve të Zall-Herrit për skrap. Me kartën e nacionalizmit është e lehtë të luash sepse ajo është një jolly, por kur i ke të gjitha kartat e tjera bërnut nuk është se të nevojitet aq shumë, përkundrazi. Vetë patriarku i PS ose mefistoteli që fshihet nën emrin e Fatos Nanos, bënte shaka hosteni me thinjat e pamerituara të tij.
E treta: Një denoncim publik duhet t’u bëhet të gjithë atyre politikanëve që nuk dinë të bëjnë politikë sade, sepse siç po duket sheshit shumë herë kur nuk është as kryeministri Berisha apo ministri Jashtëm Meta nuk kemi propozime, mendime, ide apo reflektime mbi të mirën publike. Në radhë të parë ndërsa këto të mazhorancës të strukur siç janë nën hijen e liderit të PD, që është i vetmi momentalisht që prodhon politikë publike djathtas dhe është bërë njëkohësisht rrufepritësi i kritikave, akuzave, sharjeve e ku di unë se çfarë tjetër vetëm sepse këta të tjerët të zgjedhurit e popullit nuk dinë të artikulojnë as edhe një qëndrim, por nuliteti vjen edhe nga opozita që duke mos qenë në parlament kujtojnë se politikë bëhet me konferenca shtypi përpara derës së selisë. Vetë kryetari Rama, që pa dyshin në leksione censure gjatë fushatës zgjedhore, me kaseta të montuara, kujtojnë se jemi në një videokraci dhe i vetmi instrument për të bërë politikë është deklarato-kracia.
E katërta. Meqenëse jemi në punë denoncimesh nuk mund të lihen pa përmendur gërthitjet e Presidentit Topi në KLD, lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Thuhet se çudia tre ditë zgjat në Shqipëri dhe ne jemi këtu pas tre ditësh fiks duke kujtuar Presidentin e Republikës që kërkoi kontroll të togave që kanë “në dorë” shqyrtimet e dosjeve “VIP” të botës së krimit. Dora vetë Presidenti dixit: “ndërmjetës të personave VIP bëjnë presione në gjyqe”. Të kuptohemi qysh në fillim, nuk isha dakord në leksik me Presidentin e vendit tim. Mveshja me napë institucionale e një gjetjeje semantike gazetareske si “vipa” të krimit të sjell idenë se bota e krimit qenka ndarë në “Vipa” e në qyqarë shtëpiakë të lënka pa rend e pa mend. Mirëpo kjo qëndron nëse kemi në një videokraci ku ka kriminelë “Vipa” të superligës dhe të kategorisë së Serisë A ose mund të këtë edhe kriminelë Vipa që kanë fituar oskar apo amy aëards të botës së krimit. Nëse vijojmë në absurd, përse atëherë mos të këtë dhe kriminelë folklorikë, kriminelë ordinerë, kriminelë shtëpiakë që bëjnë krimin e masturbacionit viziv përpara televizorit. Pluralizmi edhe në kriminelë? Ka pasur gjithmonë mendimin se kriminelët janë njerëz si gjithë të tjerët - por që kanë thyer ligjin dhe “vuajnë” një dënim të caktuar, gjithmonë sipas ligjit. Kaq mjafton. Por si duket gjërat paskan ndryshuar, qëkur rifreskimi i KLD-së ka nxjerrë kësisoj klasifikimesh e cilësimesh të krimit, që afërmendsh vijnë si fillim për shkak të ekonomisë mendore të kreshnikëve të rinj homo-videns. Këshilltarët e Presidentit duhet të bëjnë pak safari në fjalorët shqip-shqip për të këshilluar semantema më të mira.
Aneks i denoncimit numër katër/Kuptohet vetiu se në realitetin shqiptar dëftehen mangësi leksikore në fokusimin e një problematike me fjalë si “dosje Vip”, që mbulojnë më gjethe fiku një drejtësi nudo, por përdorimi i klasifikimeve kësisoj veçse e shton amullinë e njohjes së problemeve të drejtësisë. Nga ana tjetër është me rëndësi shoqërore, kur cilësimi për dosjet e kriminelëve të vijë nga Kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. E bash aty, kupton se në çfarë niveli është reforma në drejtësi. Më pas nuk ka se si edhe zvarritja e gjyqeve të mos jetë tejet e rëndë dhe fajtorët-gjyqtarë të mbijetojnë me peshën më të madhe të fajit, veç se kontrolluesit e gjyqtarëve, nuk marrin masa me shkrim, por verbale, sikur të ishin biseda talk show. Më mirë për Presidentin është të shkojë në një koncert me kantautorin Albano Carrisi, në të Dielën Shqiptare të Ardit Gjebresë, në Sanremo-n e Tony Renis, në ndeshjet e Tironës në Qemal Stafa apo ku e di unë se ku gjetkë, sesa në forume për reformat në drejtësi?
Gjykoj se jo, por në media vetëm këto aparicione na vijnë. Edhe pse stili i politikanëve të profilit të lartë është po aq i rëndësishëm sa çfarë ata realisht bëjnë. Ndoshta një sugjerim mund të behet Presidentit të Republikës Topi që të centrojë pak maquillage mediatik përpara se të flasë për drejtësinë jo si një pop-star përpara kamerave por si burrë shteti.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi