Faton Abdullahu:Kultura e komunikimit politik berishian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Faton Abdullahu:Kultura e komunikimit politik berishian

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 08, 2009 12:37 am

Kultura e komunikimit politik berishian

Faton Abdullahu


Identifikimi me liderin që përmbysi njërin nga format më të ashpra të komunizmit në Evropën Lindore, prouesternizmi dhe rringjallja e vlerave kombëtare, ishin tre karakteristika që do tia japin Sali Berishës pasaportën për të dalë nga Shqipëria e mbyllur dhe gjithashtu për të hy dhe për tu pranuar në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët jashtë shtetit shqiptar. Kjo nuk do të jetë e lehtë as pa keqkuptime, as për kryeministrin aktual shqiptarë, as për të tjerët që jo gjithmonë do ta kuptojnë drejtë antikomunizmin e tij. Do të kaloj shumë kohë qysh atëherë, por e gjitha do të jetë kohë shumë e mundimshme dhe me shumë probleme për të gjithë në Shqipëri dhe do të jetë gjithsesi e tillë edhe për njërin nga protagonistët kryesor të ngjarjeve kryesore, Sali Berishën. Por edhe përkundër shumë baticave e zbaticave, atij do ti shkoj për dore që simpatin e tij në Kosovë e gjetiu ta zgjëroj dhe ta shtrijë atje ku sot asnjë politikan tjetër nga Shqipëria nuk e ka arritur. Gjithsesi se për këtë ka kontribuar edhe përpjekje e tij dhe natyrisht jo vetëm e tij, për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe për ta ndërtuar rrugën që lidhë Shqipërinë me Kosovën. Por ka edhe di çka tjetër që nuk është kështu konkrete dhe nuk është kështu e dukshme sikundër janë këto dy rezultatet të fundit, por ka kohë që në një ose mënyr tjetër përceptohen nga qytetarët e Kosovës dhe i dedikohet apo identifikohen me Sali Berishës e kjo është mënyra e komunikimit të tij politik, mënyra e qasjes dhe zgjedhjes së problemeve nga më të ndryshmet.
Është e njohur se në këtë drejtim pra në drejtim të kulturës së komunikimit politik dhe jo vetëm politik, ka dallime jo të vogla ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo vrehet shumëkund, edhe në mediat, vrehet edhe tek intelektualët, edhe në të përditshmen e vrehet më së miri në politikë, thjeshtë tek politikanët dhe pushtetarët. Gjithsesi se këto dallime janë të determinuara nga rrethanat e ndryshme në të cilat kemi qenë për jo pak kohë e posa çërisht, nga vitet e komunizmit në Shqipëri e ato të pushtimit serb në Kosovë. Në Shqipëri kjo kulturë komunikimi posa çërisht në politik, në forrmën e saj pozitive di të jetë më e drejtëpërdrejt, më konkret, dhe më efikase, ndërkaq në aspektin negativ ai mund të jetë iritues, i padenjë dhe ka ditur të qoj deri në përleshje tragjike jo vetëm të grupeve rivale politike. Në Kosovë ky komunikim në formën e saj pozitive është i matur, jo i ngutshëm dhe bindës, në aspektin negativ ai nuk është konkret, por pështjellues, nuk është i drejtëpërdrejt as i sinqertë, por hezitues dhe për rjedhojë krejt i pasukseshëm.
Berisha nga të gjithë njihet si politikan i drejtëpërdrejt, jo hezitues, që nuk ka nguruar ti akuzoj ata që ka menduar se e meritojnë këtë duke ua bërë me gisht dhe duke i emruar konkretisht dhe zëshëm ata që ai ka menduar se e meritojnë një gjë të tillë. Të gjithë e dimë se kjo në Shqipëri nuk ka qenë aspak e lehtë, përkundrazi. Qasja e tillë, atj i ka sjellë shumë probleme e kokëqarje, por edhe e ka bërë atë politikanin më të votuar në Shqipëri dhe më të respektuarin tek shqiptarët jashtë shtetit shqiptarë. Ndërkaq gjithnjë e më shumë para syve të qytetarëve të Kosovës, dhe jo vetëm të tyre, forma pozitive e komunikimit politik në Shqipëri, me karakteristikat e saja të të qenit i drejtëpërdrejtë, konkret e i sinqertë, po identifikohet me kryeministrin Sali Berisha? A do të thotë kjo se qytetarët e Kosovës e preferojnë dhe e duan edhe në Kosovë e posa çërisht tek politikanët dhe pushtetarët një kulurë të tillë komunikimi. Duket se po. Në rrethanat ku ndodhin shumë keqpërdorime, shumë abuzime, shumë vjedhje, por ku pak e hiq të tillët zbulohen, akuzohen e dënohen, në rrethanat ku politikanët e pushtetarët bëhen pjestarë herë të drejtëpërdrejtë e herë të tërthortë të këtyre keqpërdorimeve, komunikimi jo i drejtëpërdrejtë, hezitimi dhe friga, veqse ndihmojnë në keqësimin e situatës dhe në zhgënjimin e qytetarit të varfër e të lodhur. Duket se qytetarë sot në Kosovë kërkon politikanin dhe pushtetarin që është i guximshëm dhe i drejtëpërdrejt, që flet pa rrotlla e pa hile, posa çërisht kërkon politikanin që nuk është i korruptuar dhe që do tia bëj hajnit me gisht. Këtë politikan qytetari i Kosovës nuk e ka ende në dispozicion. A do të thotë kjo se kjo nevojë edhe do ta lind një kulturë tjetër komunikimi politik tek ne e për rrjedhojë edhe politikanë të rinjë me kwtë kulturë të re qasje e veprimi?
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi