Daci: LDD dhe AKR parti të vizionit dhe besimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Daci: LDD dhe AKR parti të vizionit dhe besimit

Mesazh nga Agim Gashi prej Thu Oct 15, 2009 10:05 pm

Daci: LDD dhe AKR parti të vizionit dhe besimit

Nexhat Daci, kryetar i LDD-së





Miq të pranishëm, anëtarë dhe simpatizantë të LDD-së dhe AKR-së,I nderuari dhe i çmuari miku im për shumë vite, njeri i cili premton shumë Kosovës, Ballkanit dhe botës, zotëri Behgjet Pacolli.

Qytetarë të nderuar:Kosovë e ngulfatur në bërllok dhe agresivitet urban dhe tenderues.
Kosovë e premtimeve të mëdha nga qeverisja aktuale dhe e dinjitetit të përdhosur për kushtetutshmëri, sovranitet dhe integritet territorial.Kosovë a i dinë kufijtë e tu ? Kosovë a të pëlqen krimi i organizuar dhe trafikimi nëpër kufijtë e tu që nuk i kontrollon ? Kosovë a të pëlqen që në territorin tendë lazdron dhe burgos kush të dëshiron nga fqinjët e tu? Kosovë a je krenare për atë që askush nuk ta pëlqen dhe nuk ta respekton qeverisjen?Kosovë e rraskapitur dhe e molisur nga premtimet për 24 orë rrymë dhe ujë, shërbime të mira shëndetësore, ekonomi të shëndosh dhe prosperuese, punësim të rinjve të shkolluar, zvogëlim apo zhdukje të papunësisë, e gjysma e popullatës sate është nëpër rrugë të Kosovës dhe Evropës, eliminim të varfërisë së skajshme, e gati çereku i popullatës është në to, pensione të dinjitetshme, shërbim cilësor dhe efikas civil.

Kosovë a të pëlqen me u shitur gati falas e tërë pasuria e jote e ti importon ujin, bukën dhe gjithçka tjetër.Kosovë a e dinë që edhe dy vite pas pavarësisë je pa shërbim të inteligjencës, e ti jeton me pasojat e shërbimeve të huaja.Kosovë, a e dinë që krerët e tu ende nuk e kanë kompletuar garniturën komanduese të Forcës së Sigurisë së Kosovës?
Kosovë e dinjiteti të nëpërkëmbur, tani e ke rastin me qenë vetja, zonjë e respektuar nga bijtë e tu dhe bashkësia ndërkombëtare.Kosovë dil në zgjedhjet e 15 nëntorit dhe voto LDD dhe AKR-në.Kosovë për çka duhet ta bësh këtë, sepse LDD dhe AKR udhëhiqen nga dy akademi, njëra e shkencës dhe e dijes e tjetra e biznesit.

Zonja dhe zotëri, miq të respektuar.

Pra pse duhet të votojmë për LDD-në dhe AKR-në?Sepse janë parti të fjalës, parti e vizionit dhe e besimit, parti e vlerave tradicionale dhe atyre moderne.LDD dhe AKR ka lidership të dëshmuar, profesional dhe politik dhe është alternativ që mund ta transformoj për të mirë çdo komunë dhe kështu edhe Kosovën në tërësi.Të respektuar qytetarë të Kosovës dhe të pranishëm,Perëndia i ka dhuruar Kosovës begati dhe bukuri.Kosova meriton më mirë dhe më shumë, e ne në LDD dhe AKR kemi vizion dhe guxim për ta bërë atdheun tonë të dashur dhe të respektuar, dinjitoz dhe krenar.

(Fjalimi i kryetarit të LDD-së, akademik Nexhat Daci në manifestimin promovues në Prishtinë, më 15. tetor 2009.)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi