Sa është numri i gazetarëve që u dënuan nga gjykatat shqiptare në vitin 2009?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sa është numri i gazetarëve që u dënuan nga gjykatat shqiptare në vitin 2009?

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Oct 23, 2009 12:01 am

Sa është numri i gazetarëve që u dënuan nga gjykatat shqiptare në vitin 2009?

Gëzim Llojdia
Killerat që shërbenin si shefa policie nëpër qytete


Kur të thonë “ngordhi ujku”, atëhere ruaj gomarin... Kufij që ngrihen me shfaqje pas mjegullnajave. Kështu do e përcaktoja një raport që mbërrin nga larg dhe çuditërisht nga “reporterë pa kufi”. Më turbullon mendimi, por gjithsesi po e shpreh se cili ishte etaloni për të identifikuar masën e ndërhyrjes së qeverisë karshi medieve. Kam punuar pas vitit 92, gazetar në qytetin e Vlorës (edhe në vitin e mbrapshtë 97), gjithsej 15 vjet. Dy fjalë thoshin pushtetarët e majtë: 1 - te pret plumbi; 2 - të pret gjyqi. Thelbi i vërtetë i fjalës së parë - po t’i zbërtheje me qetësi - ishte se puna e reporterit opozitar përfundonte diku me plumb, definitivisht ishte me një vijë të holluar dhe tregonte murosjen në ndonjë cep nga killerat që shërbenin si shefa policie nëpër qytete. Sa për idenë se ku ndodhej territori, lëndina me mjegullinë të hirtë dhe drurë lakuriq kishte ngado dhe fishekë e killera gjithandej. E ndërkaq reporterët pa kufi shkruanin për liri të mediave dhe për ngjitje vendesh në këtë vend ku kërciste plumbi pas veshit. Frika me të cilën shoqëronin ditët tona ishte dhe mbetej makth për ne, familjet tona dhe fëmijët tanë. A do t’i shihnim dot fëmijët tanë në muzg? Gurët psherëtijnë për këto fjalë të harxhuara, por dua të tregoj se pikërisht në zgjedhje, socialistët më rrëmbyen vajzën 3 vjeçe vetëm 3 ditë para votimeve. Njoftova policinë dhe ndërsa bllokoi tre pikat, që lidhnin qytetin me katundet jugore Qafën e Babicës, të Orikumit dhe udhën e Panajasë. Vetëm në orën 7 të mbrëmjes nga ora 10 e paradites pas 9 orësh u gjet dhe u dorëzua nga një shofer në komisariatin e Vlorës. Ishte presioni policor që dorëzoi, përndryshe këta killerë për presion sillnin metodate e mafies italiane . Presioni për gazetarët me rrëmbim fëmije lexo shtypin e asaj kohe dhe kur reporterët pa kufi regjistronin ngjitje shkallësh.
Shqyrtimin e të dytës do ta përfshija tek strukja e muzgjeve në këtë anë, vetëm në një pyll harrimi. Po t’i ciflosje guackat që mbështjellin rrodhanët e historikut të gjyqeve, gjeje mërmërima, që flisnin për gjoba që fillonin nga dufi aty-këtu, pastaj bëheshin zbaticë, gërvisheshin, ndërpriteshin dhe herë-herë vazhdonin me kohë batice. Dhe më e persekutuara ishte gazeta “55”. Qindra gjyqe. Nga fryma e gjyqeve, ministrat socialistë braktisën detyrën e filluan të gjuajnë reporterët e mediave. Nuk punohej më sepse ministrat socialistë të shqepnin në gjoba ndonëse ne reporterët merrnim rrogë 10 mijë lekëshe, aq sa plakat e shkreta të mëhallës tonë më thoshin: Lere këtë punë.
A na jep dot një përgjigje “Reporterët pa kufi” se “sa është numri i gazetarëve që u dënuan nga gjykatat shqiptare në vitin 2009”? A shkruan ndonjëherë këta reporterë se jeta jonë kushtonte vetëm sa një plumb killeri në Vlorë dhe një torbë kontrabande në doganë? Frika e mugëtirës ishte e rëndë nga kokëzhveshurit dhe fytyrë bulçizbuluarit.
Kujt ti qaheshim kur edhe Perëndia na kishte harruar në dorë të satrapëve. Po reporterët pa kufi ku gjendeshin asaj kohe? Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarët.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi