OSBE: Rama rrezikon interesat kombëtare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

OSBE: Rama rrezikon interesat kombëtare

Mesazh nga Agim Gashi prej Sat Oct 24, 2009 2:09 am

OSBE: Rama rrezikon interesat kombëtare



Këshilli i Përhershëm i OSBE-së në Vjenë hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e Partisë Socialiste lidhur me procesin zgjedhor të 28 qershorit. Në raportin vjetor për Shqipërinë, prezantuar në Vjenë nga Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e mandatit të Pranisë dhe progresin e prekshëm në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai tha se, opozita i ka ezauruar të gjitha instrumentet juridike të parashikuara në ligj për ankimimin e procesit zgjedhor. "Paralizimi i Kuvendit, si pasojë e bojkotit të opozitës mund të vejë në rrezik interesat kombëtare të vendit", u shpreh Bosch, ndërsa ftoi sërish opozitën të zërë vendin e saj në Parlament. Duke iu referuar raportit ai theksoi se Kryeministri, Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, zyrtarë të shumtë të qeverisë, një varg figurash brenda PS-së dhe shumë aktorë ndërkombëtarë (përfshirë këtu edhe Prezencën e OSBE-së), si në Tiranë, ashtu edhe në kryeqytetet përkatëse, kanë theksuar, në mënyrë të përsëritur faktin se, PS-ja ka përgjegjësinë për t'u kthyer në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si "opozitë konstruktive", aq më tepër kur ka një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen. Bosch hodhi poshtë si të pabaza pretendimet e opozitës për përfshirjen e të burgosurve në procesin zgjedhor, duke nënvizuar se nuk pati asnjë provë. Sa i përket regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, OSBE konstaton si pozitiv faktin që për të parën herë, lista e zgjedhësve u nxor nga baza e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të digjitalizuar. Zgjedhjet përmbushën rekomandimet e OSBE-së - Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri e nisi raportimin e tij me vlerësimin maksimal për zgjedhjet e 28 qershorit, duke theksuar se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it vëren se zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009 përmbushën shumicën e angazhimeve të OSBE-së. Në këtë linjë, Bosh vuri në dukje se, zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të mosmarrëveshjeve zgjedhore. Gjithashtu, në raportin vjetor, vlerësohet se përgjithësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i administroi përgatitjet zgjedhore me profesionalizëm dhe përgjithësisht brenda afateve ligjore, po të kihet parasysh fillimi me vonesë i tyre. Raporti vlerëson se, fushata zgjedhore u zhvillua në një atmosferë të qetë, megjithëse e polarizuar. Gjatë raportimit, Bosch ka shprehur mirënjohjen e veçantë për gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të bashkëpunuar me OSBE. "U shpreh mirënjohjen qeverisë, Presidencës, Zyrës së Kryetares të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të gjitha atyre institucioneve të tjera shtetërore, me të cilat Prezenca ka bashkëpunuar aktivisht. Së fundi, u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre institucioneve shumëpalëshe dhe shteteve pjesëmarrëse, të cilat kanë financuar programet tona. Sa u përket vizitorëve të rëndësishëm, ngjarja kryesore ishte padyshim vizita e Kryetares së atëhershme të Radhës të OSBE-së, Dora Bakojani, në shkurt 2009, e cila kontribuoi ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve me vendin pritës", është shprehur Bosch. Gjithashtu, në raportin vjetor të OSBE-së për Shqipërinë, vlerësohet si një arritje dhe progres i dukshëm ngritja e infrastrukturës zgjedhore.
Nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit - Raporti vjetor i OSBE-së evidenton se vetë dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe pa ndonjë incident për t'u shënuar. Për këtë, ndikoi pozitivisht kalimi në sistemin zgjedhor proporcional rajonal. Gjithashtu, vihet në dukje se në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pati një numër shumë më të vogël ankimesh paszgjedhore. "Megjithëse nuk pati prova të qarta të manipulimit të rezultateve në shkallë të gjerë, fillimisht në disa zona, fletët e votimit të kutive të caktuara ose nuk u numëruan, ose rezultatet e nxjerra prej numërimit të tyre nuk u hodhën fare në tabelën përfundimtare të rezultateve", vlerëson raporti.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi