Teki Dervishi:Pushteti i pushtetit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Teki Dervishi:Pushteti i pushtetit

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 16, 2009 11:52 pm

Pushteti i pushtetit




Shkruan Teki Dervishi


Pra sot, me 16 nëntor, është fare vonë të konkludojmë: a duhet a nuk duhet të dilet në votime dhe të legjitimohet një pushtet rrotativ (i njerzëve të njejtë, që herë bijnë në opozitë herë ngritën në pushtet), a duhet të legjitimohet një pushtet, i cili që dhjetë vjet, në bashkëpunimin me evropianët, është shndërruar në një “aparat rengat” që i deplason të gjitha platformat dhe programet politike që kanë pasur shqiptarët për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës deri në Qershor të vitit 1999. Formati legjislativ kushtetues i shtetit të sotëm të Kosovës nuk është krijuar nga platformat e lëvizjeve demokratike çlirimtare të shqiptarëve, por nga projektet strategjike politike të Bashkësisë Evropiane.
Pra pushteti sipas të drejtës (edhe romake) ndërkombëtare nënkupton verdiktin e popullit, por vetëm në sistemet demokratike. A kemi ne shtet demokratik, apo policor, tashmë është e qartë për elektoratin joapolitik. Do të ishte edhe më e qartë po të kishte Kosova dhe Shqipëria media të lirë dhe të pavarur nga mafija klandistine ndërkombëtare e pastruesve të parasë. Dhe elektorati i Kosovës e ka të qartë a është a jo demokratik sistemi i shtetit të tij, e ka të qartë që nga Qershori 2008 kur “misionet” policore që sot qëndrojnë mbi pavarsinë e proklamuar nga verdikti i popullit.
Sonte kaq vonë kur u komunikua përqindja e pjesmarrjës së elektoratit në votime, mund të konstatohet: elektorati i Kosovës e ka të qartë situatën politike ekonomike në Kosovë dhe në zgjedhje kanë dalur vetëm punëtorët e industriesë administrative (byrokracisë mikroborgjeze) të Kosovës, si dhe farefisi i tyre, hallat, tezet, dajallarët, mixhallarët dhe kumbarët. Populli - jo! Pushteti e ka zgjedhur vetvehten, pushteti i pushtetit, jo i verdiktit.
Që populli (verdikti) të zgjedh pushtetin e tij, ai pushtet do të duheshte të jetë ekzekutiv. A ka mbi pushtetin vendor të Kosovës një pushtet tjetër më të fuqishëm, i cili e ekzekuton pushtetin vendor? A vendos në Kosovë pushteti vendor, apo ai ndërkombëtar, pikërisht ai pushtet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, por e njeh pushtetin vendor të Kosovës. Nuk e njohin shtetin, por e njohin pushtetin e tij!!! Nuk e njohin Kosovën, por Serbinë në Kosovë. Prandaj bën agjetim që populli të del në zgjedhje dhe ta zgjedhë këtë pushtet vendor, me të cilin manipulojnë “misionarët” anonimë të Bashksisë Evropiane dhe policë të ndryshëm ndërkombëtarë me “katër sy”.
Pse po vazhdon ky teatër politik? A ka fuqi pushteti vendor ta bashkojë Kosovën? A ka fuqi pushteti vendor t’i kthejë mjetët e vjedhura të Trustit Pensional, Privatizimit, mjetet e kompanive të mëdha fitimpruse si ato të PTK, KEK-ut e tjerë? A ka fuqi ky pushtet t’i vendos doganat dhe kufirin shtetëror? A ka fuqi ky pushtet t’i shkarkojë mijra gjykatës që kanë bërë stazh në ish-gjykatat e UDB-së? A ka fuqi ky pushtet të del para papullit (në Parlament) dhe ta konstatojë kategorikisht faktin se Kosova është zyrtarisht koloni e Serbisë? A mund të del ky pushtet e ta mohojë se Serbia eksporton në tregun e Kosovës 2,4 miliardë dollarë në vjet, dhe se kjo formë e kolonizimit ushtarak dhe ekonomik, destimulon prodhimtarinë e Kosovës duke shkaktuar papunësinë e 80% të qytetarëve të Kosovës.
Prandaj Pieter Fejti (me kapadainjë të tjerë milionerë) në mënyrë histerike e luste elektoratin fukara dhe të uritur të Kosovës që të dilte në zgjedhje. Se pushteti i Piter Fejtit nuk mund të funksionojë pa pushtetin vendor! Ne dolem në zgjedhje dhe e zgjodhem pushtetin (ndërkombëtarë) të pushtetit (vendor)! Cili është pushteti i pushtetit? Pushteti i pushtetit në Kosovë është Bashkësia Evropiane (lexo: UNMIK-u, Putini, Solana, Ban Ki moon-i dhe Idi Amini)!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi