Agron Tufa:Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Agron Tufa:Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 16, 2009 11:57 pm

Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë

Agron TUFA
Të vulosur në heshtje

Zinxhirët tanë, zinxhirët që na mbajnë të lidhur me të shkuarën, nuk janë prej letre, siç mund të pandehë pegasi ynë optimist. Ajo që nuk e thonë librat e historisë, është pesha e këtyre prangave të ndryshkura në ndërgjegjen tonë kolektive. Por është e dukshme gjithpoaq, se ndjeshmëria e përjetimit të këtij ndryshku që kalb vetëdijen tonë, nuk rëndon njëlloj tek të gjithë. Sepse njeriun nuk mund ta shpjegojnë tekstet skematike të librave shkollorë apo kronikat e thata didaktike të kohërave dhe modave konjukturale. Prandaj habia, ndjeshmëria dhe dhimbja si kategori psiko-fizike e mendore kuptimësohen vetëm në të shkuarën, përmes membranës së ndjeshme të së tashmes. E ardhmja si pritje, si shpresë dhe utopi e projektimit të vetvetes nuk ka kurrfarë kuptimi pa të shkuarën dhe të tashmen, për faktin elementar, se rrënjët e së ardhmes janë vetëm e vetëm në të shkuarën. Truall tjetër, jashtë këtyre rrënjëve, koha e ardhme ka (e përthyer në kategoritë e pritjes, shpresës dhe utopisë) vetëm në kokat e të çmendurve dhe të sëmurëve mendorë, kur ajo shpërthen në vizione anormale, delire, skizofreni.
Ja pra ku kemi dalë pashmangshëm në një postulat, sipas të cilit, Koha si kategori historike dhe psikologjike është e përjetueshme vetëm në përmasën morale, përderisa njeriu, si “masë e të gjitha gjërave”, i jep asaj gjykimin e vet moral. Duket se këtë ka pasur parasysh poeti angloamerikan T.S.Eliot në poemën “Katër kuartetet”, kur qysh në vargjet e para shkruan:
“Në fillimin tim është fundi im...
Në fundin tim është fillimi im...”
Por nëse e katandisim veten në mëshirën e historisë apo të demagogëve, atëherë “shfarosja e miliona njerëzve është thjesht statistikë e thatë”. Atëherë pa pikë keqardhjeje dhe pa e njohur keqardhjen, nuk do të rrekeshim t’i kuptimësonim asfare katastrofat njerëzore, nuk do të t’ia hynim punës së “bezdisshme” të të ndjerit, përjetimeve, përvujtnisë, analizës së plojave shoqërore, pasi përvojat tona të kaluara shpirtërore nuk paskëshin lidhje me ne, që i kemi hequr tatuazh në lëkurë; ato mund të kapërcehen me një kthim mekanik të kokës, që sugjerohet rëndom kësisoj: “e kaluara mbaroi, me të mirat dhe të këqijat e saj, tani duhet të shohim përpara!”. Pikërisht në këtë devizë e ka origjinën thelbi i neveritshëm i banalitetit dhe, rrjedhimisht fatalizmi ynë, që na ka ndëshkuar dhe nuk vonon të na ndëshkojë përgjatë gjithë historisë.
Epo, pas kaq argumentesh, e keni kuptuar tashmë qëndrimin tim të përkundër me shprehjen profane “Po të shikosh prapa, prapa do të shkosh!”.
Le ta shohim pak më drejtpërdrejt çështjen nën dritën e përvojës sonë. Le të çojmë nëpër mend katakombin tonë gjysmëshekullor, - ata qindramijëra të pushkatuar, të burgosur e të internuar, kulakë e të deklasuar, të përjashtuar e të privuar, të vulosur në heshtje e të frikësuar në palcë, njerëz ishullorë e vetmitarë, të cilëve për shkaqe biografie nuk u shkelte në derë as mik, as shok, as farefis; njerëz që vdisnin ngadalë bashkë me energjitë krijuese, dhuntitë, talentin, mendimin dhe dëshirat; popull të interiorizuar, të depersonalizuar në servilë, xhelatë dhe viktima; masa të shndërruara në zombie me zinxhirin e shatit, kazmës dhe propagandës dhe psikozën e “kështjellës në rrethim”; me mish të munduar njerëzor, të rraskapitur ndër turne fabrikash, minierash e arash; ushtri hijesh të venitura, avitaminoze, të shpëlara nga mungesa e albuminave dhe proteinave, por gjithsesi, “vigjilentë”, me një ateizëm masiv paganist, që në vend të lutjes në Zot ka brez pas brezi në gojë këngët e paradigmës “Enver Hoxha tungjatjeta”. Dhe më në fund, ajo çka përbën shqetësimin tim dhe të bashkëmendimtarëve të mi, nuk është e kaluara, në të cilën unë, gjoja, jetokam, por trashëgimia e pashqitshme enveriste me të cilën ndeshesh në çdo hap jashtë pragut, në rrugë, në sheshet publike, në format recidiviste të mendimit, arsyetimit dhe gjykimit, në tërësinë e literaturës shkollore, universitare, në art, kulturë, shkencë dhe politikë. Ne jemi të nginjur deri në vrimat e veshëve pikërisht më ajrin molepsës e të flligësht të komunizmës origjinale shqiptare.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi