Jozefina Topalli:Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jozefina Topalli:Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Nov 16, 2009 11:58 pm

Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar

Jozefina TOPALLI


20 vjet më parë u rrëzua Muri i Berlinit. Këto ditë kudo në botë u përjetua përvjetori i kësaj ngjarjeje epokale. Ai mur që ndau Berlinin, ndau Gjermaninë, ndau përgjysëm Europën e po ashtu botën, për ne shqiptarët kishte qenë edhe më i lartë se për gjithë të tjerët. Ndaj në Shqipëri, duhej një kurajo prej luani.
Rrëzimi i kësaj simbolike dhe perdes së hekurit ishte rrezja e dritës në fund të tunelit për Shqipërinë. Muret u rrëzuan njëri pas tjetrit në gjithë Europën Lindore. Shqipëria iu rikthye Europës së ndaluar.
Shqiptarët zgjodhën vlerat e Perëndimit.
Dhe po të kthejmë sytë 20 vjet pas dhe ta krahasojmë me vendet e tjera, nuk do gjejmë një vend tjetër që të ketë bërë në një kohë kaq të shkurtër një rrugë kaq të gjatë. Në këto ditë, përkujtimi e meditimi, çdo njeri prej nesh i shpjegon të rinjve nën 20 vjeç, që për fatin e tyre nuk e provuan asnjë ditë murin e lartë të dhunës të Shqipërisë, se ku ishim, se ku jemi dhe ku po shkojmë. Ata jetojnë vetëm në të ardhmen dhe kjo është një mrekulli.
Sot Shqipëria është në NATO. Sot Shqipëria ka marrëdhënie inkurajuese me BE. Sot MSA-ja është në fuqi. Sot Shqipëria ka aplikuar për statusin e vendit kandidat. Sot Shqipëria është i vetmi vend me rritje ekonomike pozitive në Europë. Sot Shqipëria vazhdon të rrisë rrogat. Sot Shqipëria po punon për finalizimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave. Të gjitha këto janë merita të shqiptarëve, të cilët mbështesin Shqipërinë në BE. Sot ne jetojmë në pluralizëm. Më 28 qershor për herë të parë realizuam zgjedhjet që plotësuan standardet kryesore të OSBE-së. Kjo ishte fitorja më madhe. Kjo ishte prova e suksesit. Ne bëmë zgjedhje të lira. Dhe për këtë 24 orë më parë Këshilli i Ambasadorëve hapi dritën jeshile.
20 vjet më parë, Honekeri i çuditur tha: "Ne mendonim se në pushtet duhet të jemi përjetë". Kështu mendonin edhe në Shqipëri. Mendonin se vetëm ata duhet të kishin pushtetin. E nëse nuk do e kishin vetëm ata, kjo nuk ishte e ligjshme. Nëse nuk ishin ata, kishte krizë. Nëse nuk ishin ata, do rrëzonin me dhunë të tjerët. Nëse do ishte ai…..vizat do hiqeshin për 7 ditë.
Të dalë mode, e gati komikë ëndërronin tunelin. U pëlqente të shkonin drejt tunelit. Besonin se mashtrimi është instrument politik i pazëvendësueshëm.
Për egoizmin personal, ata të kthenin mbrapa çdo gjë që të mundnin. Veçse nuk kuptonin se u kishte ikur koha. Se koha të nxjerr bojën. Se koha është e pamëshirshme. Se koha të zëvendëson. Se koha nxjerr parti të tjera. Se gara është e madhe, se konkurrenca është e fortë. Se nuk mban peng dot askënd. Koha është mësuesi më i ftohtë.
Në fillim të bën testim, pastaj të mëson leksionin. Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë kanë gjetur opozitë absurde.
20 vjet nuk kanë qenë të lehta, shqiptarët duhet të rikuperonin kohën, orën e ndaluar. Shqiptarët duhet të vraponin në proçesin e transformimeve të mëdha. Sot ata janë qytetarë me pasaportën e NATO-s dhe kanë hyrë në paradhomën e BE. Bashkë me të gjithë shqiptarët po bëjmë gjithçka për heqjen e vizave.
Ata që nuk e bëjnë atë, e fusin veten tek 4-shi, tek 4%. Ata që tentojnë të pengojnë heqjen e vizave, gabojnë, sepse vizat do të hiqen në verën e vitit të ardhshëm. Dhe këtë e përsëriti dje Brukseli dhe sot Italia.
Ai që tenton pengimin e lëvizjes së lirë, më kujton vetëm ato që ngritën mure, si ato të Berlinit - veçse jashtë kohe. Ai që krijon në mendjen e tij krizë, më kujton vetëm ato që absurdin nuk e njohin si handikap.
Shqipëria sot po fiton garat njera pas tjetrës. Padyshim ajo ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur, shumë sfida për t'u përballur, shumë oportunitete për të kapur. 20 vite Shqipëria është e pabesueshme.
Ai që ka zhytur dorën në baltë dhe këtë të fundit kërkon t'ia hedhë vendit të vet është vetëm banal dhe absurd. Çdo absurditet në sjellje rrjedh nga imitimi i atyre, të cilit ai nuk mund t'i ngjasojë.
Shef është ai burrë që merr përgjegjësi e thotë: "Unë humba". Ai nuk mund të thotë: "Njerëzit e mij humbën". Shefat duhet të jenë burra. Por edhe gra po të jenë, nuk mund të mbajnë peng për karrierë personale dhe ego individuale një grup parlametar.
Vetëm 60 ditë pas konstituimit të këtij Parlamenti, kemi tri fitore të mëdha. Tri arritje të jashtëzakonshme.
1.Njohjen e vlerësimin nga Mijëvjeçari të betejës kundër korrupsionit;
2. Hapjen e dritës jeshile nga Këshilli i Ambasadoreve;
3. Futjen e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian, si vend të cilit sapo të plotësojë edhe kushtet e fundit do t'i hiqen urgjentisht vizat.
Shfrytëzoj edhe një herë rastin për të ftuar deputetët e opozitës për të ushtruar detyrën e tyre dhe për të mos humbur shansin historik për të qenë edhe ata pjesë e realizimit të këtyre ëndrrave, të këtyre momenteve historike, për të cilat kanë punuar dhe kanë sakrifikuar të gjithë shqiptarët.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi