DASHURIA NË KOHËN E VIRUSIT TË DERRAVE (BOZË E LIMONATË SË BASHKU)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

DASHURIA NË KOHËN E VIRUSIT TË DERRAVE (BOZË E LIMONATË SË BASHKU)

Mesazh nga Agim Gashi prej Wed Nov 18, 2009 4:44 pm

DASHURIA NË KOHËN E VIRUSIT TË DERRAVE (BOZË E LIMONATË SË BASHKU)

nga Albania-Press

Në Tempullin e Talias ka vend edhe për qeshje edhe për qarje. Tempulli politik i Kosovës është vend i qeshjes dhe qarjes me zë, njëkohësisht. Në këtë burleskë unike dëgjojmë këshilla lakuriq, akuza lakuriq, në interpretim të askujt më pak se të liderëve striptizeta jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore por gjatë tërë jetës së tyre.

Shkruan: Naim Balidemaj

I korruptuari akuzon për korrupcion, hajni akuzon për hajni, prostituta akuzon për prostitucion, i pa moralshmi thirret në moralin, frikacaku thirret në karikatorët e mbushur me fishekë zjarri. E populli,... sheh ëndërr me fytyrë kah dielli.

Kosova më së tepërmi sot ka nevojë për pasqyra, politikanët, sot më së tepërmi kanë nevojë për pasqyra, sepse sot, në syprinën e ujit të turbullt fytyrat me gunga të politikanëve tonë dalin të lëmuara dhe ky narcisoizëm i bën jo të shëmtuar por qesharak.

Sot është kohë e akuzave. Akuzojnë ata që kishin mundësi paraprake të ndryshojnë gjërat për të mirë. Pra, ia fusin kot. Akuzojnë ata që deri dje ishin kryeministra, ministra, kryetar të kuvendit duke harruar ta shohin veten në pasqyrë që u mungon.

E kuptoj plotësisht Ramush Haradinaj dhe frustrimin e tij që nuk arrijti ta përfundoj mandatin si kryeministër i vendit për shkak të rrethanës së quajtur Der Haag, edhepse për shkuarjen e tij në Hagë mbajnë përgjegjësi një pjesë e kolegëve të tij nga koalicioni qeverisës i asaj kohe që ishin dhe mbetën më të afërmit dhe më besnikët e kufomës së Velanisë. Por, nuk e kuptoj urretjen e Ramush Haradinajt, ndaj Hashim Thaçit? Nuk i ka faj Hashimi pse dashnorja e tij e "dredhi bishtin" dhe hyri në koalicion me PDK-në. Derisa Ramushi tuboi rreth vetes Mahmut Bakallët dhe partneri i tij Bajram Kosumi, Azem Vllasët, HashimThaçi tuboi rreth vetes të rebeluarit e LDK-së nga Kuvendi i III-të, (ish të burgosurit politik të arrestuar me direktivë të Bakallit dhe Vllasit në kohën e Titos dhe pas Titos). Andaj sot koalicioni aktual është më rrënjësor se çdo koalicion tjetër, pavarësisht disa krrokamave të shurdhëra në LDK, të cilët edhe Hashim Thaçi edhe Fatmir Sejdiu i lanë në harresën e kohës. (Aludoj këtu në Lutfi Hazirin, Melihate Tërmkollin, Astrit Haraqinë, e tek tuk në ndonjë zë shterpë). Fatmir Sejdiu është politikan pragmatik pikërisht pse politikën e koncepton si art i të së mundshmës dhe jo si mendësi provinciale ballkanike.

Duke kuptuar Ramushin, asesi nuk ma kap radari Nexhat Dacin, nuk e kuptoj as kur flet shqip me akcent të rëndë sllavo-oriental. Madje edhe kur flet për "politikën" flet me prizmin e "akademikut". Edhe "akademik" edhe `i gjithëdijshëm" pa u parë kurrë në pasqyrë, harron automobilin me vlerë më të madhe se dy shkolla, se një ambulantë, se tri çerdhe fëmijësh, se dy shtëpi të pleqëve. Nuk e di a i ka ndërprerë ende marëdhënjet me Mira Markoviqin, apo ndoshta i mban lidhjet e fshehta via Behxhet Pacolli, sepse ky koalicion i "shkencës dhe biznesit" kundërmon.

Sa qesharake del letra e hapur e Behxhet Pacollit, drejtuar Albin Kurtit. Lëvizja Vetëvendosje nuk është surrogat i produkteve konjukturale, as organizatë bëmirëse që merret me mëshirën e apetiteve të politikave të dyshimta; është e vetmja opozitë e UNMIK-ut, EULEX-it dhe makro organizmave tjerë në lojën e Kosovës dhe rreth Kosovës. Albin Kurti duket nuk e ka "kuptuar" misionin e EULEX-it, i propozoj të ndjekë disa kurse të kosmoplolitizmit tek Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu, Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu. Poashtu i propozoj të konsulltohet me fjalorë dhe ta kuptoj mirë domethënjën e fjalës "LEX", sepse këta janë mbrojtësit tonë, ( A nuk kërkuam vajtueshëm çdo xhuma protektorat). Në momentin kur Albin Kurti fillon të ushqehet me produktet e Serbisë, padyshim do dakordohen me te edhe Daci edhe Pacolli. Pse jo edhe Tadiqi. Atëherë Vetëvendosja do të quhet LDD-AKR ose AKR-LDD. ( Çuditë ndodhin vetëm në Milano dhe në Kosovë, por JO me VETËVENDOSJEN). ( Më vjen keq për humbjen e energjisë së Pacollit në shkriminn e tij "autorial" , sepse vota e aktivistëve të Vetëvendosjes për këtë koalicion të "mendjes dhe biznesit" është barazi me ZERO).

Behgjet Pacolli, gjatë fushatave zgjedhore premton vende të punës, premton siç thuhet në gjuhën multietnike; " brda i doline, mleko i med ", por në esencë del një prototip i komediografit serb ,Miodrag Petroviq Çkalja: " ċu, ċeš, ċe, obeċamo sve, radimo ko pre ".

Sezona e transfereve të sportistëve politik kaloi. Rezultatet do të shihen në zgjedhjet e 15 Nëntorit. Serbët po kënaqen me traktorat e Hashimit. Një traktor, një Vitak i ri. Kemi nevojë ta mësojmë hartën e Kosovës. Daja Kris është në Kinën e largët të na çoj në Malishevë. Megjithatë, zilia i mbetet Hashimit, nuk pati fare transfere. Në skenën e burleskës politike të Kosovës nuk do të ketë transformime. Sipas asaj që shihet, në Kosovë, dy shtëpi nuk janë të luhatura nga tërmetet. PDK-pozitë, dhe Lëvizja Vetëvendosje – opozitë. Nga shtëpitë e rrënuara, me tullat e tyre mund të ndërtohet nevojtore publike. "Velika nužda, mala nužda-bezplatno!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi