Fadil Demaku: DY JETET E PROFESOR REXHEP QOSJES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fadil Demaku: DY JETET E PROFESOR REXHEP QOSJES

Mesazh nga Agim Gashi prej Fri Dec 11, 2009 2:26 am



Fadil Demaku: DY JETET E PROFESOR REXHEP QOSJES





Teatri nuk punon më në Prishtinë. Mungojnë shikuesit. “Rojet e mjegulles” nuk shfaqet ne kinema, sepse kane vershuar qeverine dhe pushtetin ne Kosove. E çka ju duhen shfaqjet teatrale shqiptarëve!? Realiteti jetësor shqiptar është më shumë se teatër. Qveritë e Udhëheqësit e Partive Politike, që janë pak më shumë se që ka banore me të drejtë vote kombi ynë janë aktorët e komedive dhe tragjedive të përditshme kombëtare që luhen në Parlament, mbi tokë dhe në nëntokë.
Keni kërkuar- shikoni !
Adhuruesit e filmave dhe romaneve të zhanrit kriminalistikë, që as imagjinata e krijuesve më të mire nuk do të jetë e aftë t’i imagjinojë, i gjeni në përditshmërinë tone.
Një popull i vogël, por me numrin e artistëve dhe aktorëve më të shumtë në botë.
Mos të harroj se edhe disa këngëtarë kanë filluar të merren me politikë krimbash!
Grupi muzikor i Kadri Veselit thanë se ka kaluar në ilegalitet, derisa të përgatis albumin më të ri, madje tha se ky grup as që ka ekzistuar. Nuk dij kush është i çmendur këtu. Nazim Blaca erdhi prej Beogradi se kurrë nuk ka qenë antarë i Grupit Muzikor të PDK-së me emrin SHIK, që në vend të çifteliave kishte Kallashnikova të Rusisë. Madje xhaxhi Stalin “me dorën e vet” ua kishte dorëzuar, që trojet shqiptare ti ngjyrosnin të kuqe nga gjaku i bijëve të saj…Tash e tutje do të merremi me problemet e politikajve tanë. Mjaft ata u lodhën me problemet tona. Madje janë lodhur duke organizuar kurthe për intelektualët dhe ata që mendojnë me trurin e tyre. Gjate dy viteve te reja do te perballemi me aktet tragjikomike te udheheqesve tane. Nuk kemi nevoje per jete normale,ne jemi mesuartashme!...
Do te hame bar e shikojme shfaqje teatrale!
Injorantët dhe analfabetët ne veprim!
Tash na mungon “Babai” i demoracisë Autentike shqiptare (me keqardhje për vdekjen e tij), por demokracia e tij e tipit autentik e solli buzë varrit demokracinë dhe njeriun e Kosovës, sepse në thelb ishte staliniste dhe njësoj e dëmshme si vet komunizmi serb në këto troje. Vrasje, tortura, mizori të njejta vazhduan edhe me Demokracinë e Hashim Thaqit.
E serbët çfarë kishin bërë tjetër?!
As ata nuk do të na vrisnin po të gjunjëzoheshim para tyre, ashtu siq u gjunjëzuam para bijëve tanë “që na sollën lirinë”, madje edhe diellin mbi kokë sa na bëri shkrumb fare…
Kur mungon truri, diktatorët kanë mjetet tjera për të vepruar…
Dhe s’kanë faj ata, bëjnë lojë dhe gjunjëzojnë intelektualët, në emër të popullit, vrasin në emër të popullit, vjedhin djersën e popullit në emër të popullit.
E populli i tyre thotë: Asnjëherë më pare nuk është punuar siq ka punuar kjo qeveri.
S ‘ ka trëndësi kush i jep ato mjete për të punuar dhe sa më shumë do të ishte punuar po të ishte ndonjë tjetër.
Edhe një armë tjetër e ndyer në duart e udhëheqësve tanë primitivë, loja me krenarinë e regjioneve të caktuara dhe hasmimi i rrezikshëm i popullates. Ja der në ç’shkallë një i ri i paformuar mund të fyejë Drenicën si rezultat i veprave makabre antikombëtare të PDK-së:

…e para gjej noj hobi ma tmir se mem shkru ktu poezia per trimri more katunar i k…,
e dyta, mic sokoli , ymer prizreni, vllaznit frasheri, ismail qemajli ... asnjoni pej ktyne nuk u ardh prej drenices
e treta veq lyp ku te dush, veq kallxoma qetash kohen edhe vendin , neser po dalum une e ti ferr…

Do t’ përgjigjej kështu një drenicasi që shpreh dashurinë ndaj vendlindjës. Të tjerët pas Drenicës shohin Hashima, PDK, injorantë, gjysëmanalfabetë…
Vdiqën intelektualët. Qosja i vrau të gjithë një nga një. Ua mbylli gojën, sepse edhe do t’i vriste, sepse pas vdekjës intelektuale, një ditë pas vdekjës së dytë të Enverit, ai filloi jetë e re, duke u radhitur tok me “rojet e mjegullës” së tij, që aq shumë i kishte urryer në jetën e parë të tij…Dy jetët e Qosjës; e para deri në vdekjën e dytë të Enverit dhe e dyta një ditë pas vdekjës së tij në sheshin “Skënderbeu”të Tiranës.
“Baba i kombit” dhe “vrasës i inteligjencës”.
Hero dhe monstrum .
Sa i madh do të ishte po të mos pranonte të jetojë këtë jetën e dytë…Sa kisha dashur ta shoh të rrëfehet njëherë para zoti dhe popullit që aq shumë e dashti dhe e ngriti në kryeintelektual. A thua pas madhështisë së atyre fjalëve që ushqenin shpresë për jetë e ardhmëri paska qenë i fshehur një frikacak dhe xheloz ndaj secilit intelektual?!
Po kthehm pas. Më kishin thirrur në bisedë infromative në policinë e Kosovës të okupuar nga serbët. Ishte koha kur Kadare iku nga Shqipëria për të rritur famën madhështisë së tij si krijues. Duke më akuzuar për disa shkrime në “Botë të re”, agjenti i UDB-së më pyeste për ikjen e Ismail Kadaresë, që i thash se ishte shkrimtari më i madh shqiptar. Ai kurreshtar pastaj do të më pyes se çfarë Rexhep Qosja pra. I them kështu “Derisa Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Rexhep Qosja është intelektuali më i madh shqiptar i të gjitha kohërave”…
E ai ishte i tille ishte gjate jetes se pare.
Jeta e dyte e tij pastaj e varrosi te gjalle.
Edhe ai kishte vendosur te bej dy jete si te gjithe keta monstrumet tjere qe i kemi ne skenen politike.
Edhe heronj edhe tradhtare!
Edhe çlirimtare edhe roberues!
Te secili gjen dy personalitete. Te gjithe vlejne sa dy veta. E dikush krenohet edhe me ta!
Vetem rrefimi i Qosjes para popullit, qe do te ishte nje kerkim falje mund ta shpetoj nga gjykimi dhe denimi i merituar i popullit, nese nuk ka pergjakur duart me gjak shqiptari, si “padronet” e tij injorante, te cileve u sherbeu me gjithe autroritetin e tij, ne jeten e tij te dyte…
Here Danjoll e here pinjoll!
Nese ne jeten e tij te pare u deklarova per te edhe para agjentit serb pa mu trembur syri, per jeten e tij te dyte do ta akuzoja barabar me Azem Sylen, Xhavit Ahmetin, Fatmir Limen dhe te gjithe vrasesit e urdherdhenesit e vrasjeve…
Zoti te ndihmohte profesor ta gjesh rrugen e drejte dhe paqen.
Sa do te dshiroja te ishe ai Rexhep Qosja i dikurshem dhe ne vend te kesaj te te thur nje hymn.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi