Konflikti i ngrirë NATO-Rusi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Konflikti i ngrirë NATO-Rusi

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Dec 15, 2009 3:07 am

Konflikti i ngrirë NATO-Rusi

Zëvendësimin e Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike.
Presidentit
Barak Obama nuk iu desh shumë që të tregojë se ideja e madhe e tij e
politikës së jashtme është angazhimi konstruktiv. Përpjekjet për t’i
ulur në tavolinë negociatorët izraelitë dhe palestinezë, kanë ngecur.
Irani e hodhi poshtë ofertën e paramenduar për ta pasuruar uraniumin
jashtë vendit dhe po shkon drejt një raundi të dytë të sanksioneve nga
Kombet e Bashkuara.
Zoti Obama zgjodhi të shkojë në kahe të kundërt duke përkushtuar më
shumë trupa në Afganistan. Pas zbehjes së shpresave dhe retorikës së
lartë të fjalimeve të tij, gjërat duken se po shkojnë si më parë.
Drita e vetme në horizont janë marrëdhëniet e transformuara të Amerikës me Rusinë.
Prapa skenave, zyrtarët në Gjenevë përpiqen të gjejnë zëvendësimin e
Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (START) nga viti 1991, i
cili skadoi më 5 dhjetor.
Dje kanë filluar bisedime të ngjashme për të vënë nën kontroll luftën kibernetike dhe për ta përforcuar sigurinë e internetit.
Mbetet të shihet nëse Rusia do ta përkrahë edhe një paketë tjetër
sanksionesh kundër Iranit, apo thjesht do të lejohet që Kina t’i
bllokojë.
Rusia, tradicionalisht, e ka trajtuar Iranin si një fuqi të
besueshme, megjithëse në Moskë privatisht vërehet zemërimi ndaj
refuzimit të Teheranit që ta pasurojë uraniumin jashtë vendit.
Sidoqoftë, negociatorët amerikanë gjithnjë e më shumë po bisedojnë me homologët rusë, për dallim nga ditët e Xhorxh Bushit.
Por, e njëjta nuk mund të thuhet për marrëdhëniet e Rusisë me
Evropën. Perëndimi i dha përgjigje të ftohtë propozimit rus për një
pakt të ri euro-atlantik të sigurisë, i cili do të krijonte mekanizma
të rinj për zgjidhjen e konflikteve.
Përgjigjja e Britanisë ishte se strukturat ekzistuese, si OSBE-ja, punojnë mjaft mirë, megjithëse mund të përmirësohen.
Prapa kësaj qëndrojnë dy pikëpamje fundamentalisht të kundërta.
Rusia e sheh NATO-n si organizatë ushtarake, zgjerimi i së cilës drejt
lindjes u ndal në vend nga përgjigja ushtarake e Rusisë në Osetinë e
Jugut.
Rusia tani kërkon garanci se NATO-ja kurrë nuk do ta pranojë Gjeorgjinë, apo Ukrainën, në gjirin e saj.
Një hap modest u bë me takimin e Këshillit NATO-Rusi, por vijat e
kuqe të Moskës, rreth afrimit të infrastrukturës ushtarake të aleancës
pranë kufijve të saj, mbeten po aq të kuqe dhe aktive si më parë.
Tash e dimë të gjithë se nuk ka konflikt të ngrirë që do të mbetej i ngrirë. Këtë e dëshmoi Osetia e Jugut.
Prandaj, marrëdhëniet e shtrënguara të Rusisë me NATO-n dhe Evropën
e zgjeruar, mbeten të ndjeshme edhe për krizat tjera rajonale që mund
të shpërthejnë.
Njëra është Nagorno Karabahu, tjetra është Transnistria. Andaj,
është e vështirë të thuhet se nuk ka nevojë për ndryshimin e
organizatave që qeverisin sigurinë e Evropës.
Në Evropë ende ka kufij të kontestuar, një e treta e popullsisë së
saj është jashtë zonës së NATO-s, ndërsa status quo-ja mund të
degjenerojë shpejt.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi