Dioguardi: Amerika të mos e harrojë Ballkanin, ajo është ende kujdestare e sigurisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dioguardi: Amerika të mos e harrojë Ballkanin, ajo është ende kujdestare e sigurisë

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 26, 2009 2:00 am

Dioguardi: Amerika të mos e harrojë Ballkanin, ajo është ende kujdestare e sigurisë

25-01-2009 / Gazeta 55

Me ndërrimin e administratave në Shtetet e Bashkuara, organizatat lobiste përpiqen të vendosin kontakte me njerëzit e rinj në Uashington, në përpjekje për të avancuar çështjet që ato mbështesin. Kështu bëri edhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane Xho DioGuardi gjatë kësaj jave. Zoti DioGuardi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Obama dhe në ditët që pasuan u takua me anëtarë të Kongresit për të biseduar për Kosovën dhe çështje të tjera me interes për shqiptarët. Zoti DioGuardi, thotë se pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri Obama ishte e mrekullueshme. Megjithëse vetë është republikan, ai thotë se gruaja e tij Shërli, që është Këshilltare për Ballkanin në organizatë, është demokrate dhe ata kanë qenë në gjendje të punojnë me të dyja palët për çështjet shqiptare. Por ai shton se me problemet që ka Amerika tani do ta kenë më të vështirë që të merremi me çështjet shqiptare. "Na duhej të vinim përsëri që të thoshim: mos e harroni Evropën. Evropa është ende një interes jetik për Shtetet e Bashkuara dhe nëse Ballkani destabilizohet atëherë do t'ju duhet të punoni për të rregulluar situatën, sepse nuk mund t'ia besojmë Evropës që ta zgjidhë çështjen, pasi Evropa është e ndarë me disa vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën". Meqenëse anëtarët e Kongresit u përgjigjen zgjedhësve të tyre dhe meqenëse amerikanët janë më të prirur të mbështesin një politikë të jashtme që është në interesin e tyre, zoti DioGuardi thotë se do të ishte për të ardhur keq që Ballkani të destabilizohej, pasi Shtetet e Bashkuara kanë investuar miliarda në luftën e NATO-s dhe kur aq shumë vetëm humbën jetën. Për këtë arsye ata u përqendruan tek anëtarët e Kongresit, sidomos në Komisionet e Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur shqetësimet që lidhen me shqiptarët. "Në Kosovë po ndodh një ndarje de facto. Serbia po punon çdo ditë për të sabotuar shtetin e Kosovës. Po ashtu ne folëm edhe për gjendjen në Preshevë dhe për 14 shqiptarët që ende mbahen në burg në Mal të Zi". Zoti DioGuardi e pranon që Presidenti Obama dhe administrata e tij ka prioritete dhe thotë se pikërisht për këtë arsye ai punon me Kongresin në mënyrë që ky i fundit të ushtrojë ndikim tek Departamenti i Shtetit. "Çdo ditë ne duhet ta fitojmë nga pak pavarësinë e Kosovës. Pastaj të kesh fjalën pavarësi dhe të mos kesh ekonomi të zhvilluar që t'i sigurojë punë njerëzve, të zgjon pyetjen, a e mban dot veten ky shtet? Tani po përpiqemi të gjejmë investime". Organizata e zotit Dioguardi ka përgatitur një raport për gjendjen në Preshevë, pas arrestimit të 10 shqiptarëve atje të cilin, ata ia kanë dorëzuar Senatorit Xhon Kerri, kryetarit të komisionit të senatit për çështjet me jashtë. Duke folur për Shqipërinë, zoti DioGuardi përmend si probleme korrupsionin, përfshirë rastin e Gërdecit, si edhe shpreh shqetësimin për ligjin e dosjeve. "Më e keqja është se kryeministri po përpiqet të kontrollojë Prokurorinë e Përgjithshme dhe kjo nuk është e drejtë. Njerëzit duan ndarje të pushteteve". Ai thotë se një nga çështjet e tjera ku po përqendrohet organizata e tij, është edhe ajo e të drejtave të çamëve.
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi