Skënder Gashi:Christine von Kohl - një jetë punë për Kosovën e për Bosnen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skënder Gashi:Christine von Kohl - një jetë punë për Kosovën e për Bosnen

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Jan 27, 2009 5:52 pm

Christine von Kohl - një jetë punë për Kosovën e për Bosnen


Shkruan: Dr. Skënder Gashi

Nga një sëmundje e shkurtër viq pardje në Vjenë humanistja e njohur Christine v. Kohl. E lindur në Danimarkë, Christine von Kohl studioi në Kopenhagë filozofinë dhe historinë krahasimtare të religjioneve, studime këto që nuk i mbaroi. Që heret u orientua porse në publicistikë. Për 14 vite me radhë punoi në shtëpi botuese në Kopenhagë e më pastaj në Frankfurt. Si shtetase e Danimarkës, Christine v. Kohl kaloi në vitin 1960 të jetonte e të punonte në Vjenë prej nga deri në vitin 1968 veproi si korrespondente për gazeta, radio e televizione jo vetëm të hapësirës së shteteve skandinave, porse edhe për shtetet komuniste të Europës Lindore e të asaj Juglindore. Në harkun kohor midis viteve 1968 - 1985 kaloi të punonte në Beograd, si korrespondente e të përditshmeve autoritative „Die Presse", (Vjenë); „Neue Zürcher Zeitung"; për radiot „Deutsche Welle", „Deutschlandfunk" dhe „Hessischer Rundfunk" si edhe për mediat skandinave. Jeta dhe puna prej 18 vitesh e saj në metropolën serbe e bëri Christine v. Kohl-in njohëse autoritative të historisë, të mendimit politik, kulturës dhe të mentalitetit të popujve që asokohe jetonin në federatën e Jugosllavisë. Siç e thoshte edhe vetë, kjo e përjetoi drejtpördrejt orientimin politik serb të dominimit mbi popuj të tjerë, politikë kjo të cilën von Kohl do ta qortojë ashpër gjatë gjithë jetës së saj. Kjo edhe është arësyeja përse pothuaj e gjithë veprimtaria krijuese dhe angazhimi politik i von Kohl-it do të jetë i lidhur me dy popuj të hapësirës së Ballkanit: shqiptarët dhe boshnjakët. Angazhimi i humanistes daneze për Çështjen shqiptare, në veçanti për Çështjen e Kosovës, do të materializohet me punën e saj intensive (1990-1994) pas riardhjes në Vjenë dhe angazhimit të saj në kuadër të "InternationalHelsinki Federation for Human Rights", si këshilltare për Ballkanin. Christine von Kohl u bë gjatë kësaj kohe „ambasadore“ e Kosovës në Vjenë. Nuk pati asnjë delegacion, asnjë politikan e veprimtar kosovar që nuk do të takohej me Christne-n për të marrë këshillat dhe sidomos ndihmën e saj. Për aqë sa i njoh rrethanat brenda 20 viteve të shkuara, e them me plotë gojë që Christine von Kohl është ajo që përfaqësuesve legjitimë të vullnetit politik të kosovarëve ua hapi dyert e qeverive, të parlamenteve e të institucioneve europiane e më gjerë dhe kontriboi si rrallëkush ndërkombtarizimit të Çështjes së Kosovës. Ishte, pörsöri, pikërisht z. von Kohl ajo që e përkrahu dhe bashkë me mua e organizoi Konferencën Ndërkombëtare „Rikthimi i Çështjes Shqiptare – Rëndësia e saj për Ballkanin dhe për Europën“, të mbajtur në Vjenë nga 7 deri më 10 qershor të vitit 1993. Falë autoritetit dhe angazhimit të humanistes sonë, mbajtja dhe botimi në dy vëllime i materialeve të kësaj Konference u ndihmua jo vetëm finansiarisht, porse edhe u përkrah edhe nga vetë qeveria austriake e asaj kohe. (Fjalën e hapjes e mbajtën me këtë rast ministri i punëve të jashtme Dr. Alois Mock dhe kryetari i parlamentit Dr. Heinz Fischer). Në shtator të vitit 1998 Ch. Von Kohl e organizoi edhe Konferencën Ndërkombëtare „Identitetet e Bosne-Hercegovinës“ fjalöt e hapjes në të cilön i mbajtën ministri i atëhershëm austriak i punëve të jashtme Dr. Alois Mock si edhe Dr. Haris Silajdzic. Në këtë vazhdë z. von Kohl do ta themelojë „Shoqatën e Miqëve të Refugjatëve dhe të të Dëbuarëve nga BeH në Austri“ si edhe Qendrën Kulturore „Kulturni Centar“ të Bosnes. Që nga viti 1999 z. von Kohl ishte botuese dhe redaktore përgjegjëse e revistës „BALKAN anders/Südosteuropäischer Dialog", që deri para pak kohësh botohej gjashtë herë në vit. Ch. Von Kohl nuk u angazhua vetëm për kosovarët e për boshnjakët myslimanë, porse bëri punë edhe përkitazi me fatin e ebreitëve në Europë. Kjo bashkëpunoi, në këtë kontekst, edhe me Simon Wiesenthal-in dhe i ndihmoi këtij në kuadrin e Komitetit Austriak „Youth Alija", si edhe për ekspozitön „2000 vjetë të Ebreitëve në Rajnë" dhe për përgatitjen e vëllimit të veçantë „Kultur der Juden am Rhein“ të botuar në Köln. Humanistja Kohl u bë kësisoji eksperte e besueshme për çështje të Ballkanit dhe, me rekomandimin e Ministrisë austriake të Punëve të Jashtme, mendim meritor nga kjo kërkuan shumë organizata austriake e sosh ndërkombëtare, duke filluar nga Köshilli i Europës e deri edhe organizata të rinjësh. Në këtë cilësi, ajo mbajti edhe ligjerata nga fusha e të drejtave të njeriut të lidhura me Kosovën e me Bosnen si në institucione politike ashtu dhe në universitetet Princeton e Columbia tö SHBA-ve dhe bashkëveproi në botimin e shumë librave përkitazi me të drejtat e njeriut në Bosne-Hercegovinë e në Kosovë. Historikun e konkfliktit kosovar- serb dhe qëndrimin përkitazi me zgjidhjen e Çështjes së Kosovës, humanistja e publicistja von Kohl, në bashkautorësi me të bashköshortin Wolfgang Libal, e shtroi qysh nëvitin 1992 në librin „Kosovo: Gordischer Knoten am Balkan" (i përkthyer nga unë edhe në shqip). Me këtë çështje kanë të bëjnë edhe materialet e Konferencës Ndërkombëtare për Çështjen Shqiptare (khs. më lart), të botuara në bashkautorësi me mua, në vëllimet tematike 6 dhe 7/1997 të revistës „Dardania“ që deri vonë e botoja në Vjenë. Autorja von Kohl e kishte trajtuar Çështjen e Kosovös edhe në librin e saj „Jugoslawien", të botuar në vitin 1990 si edhe në librin, përsëri në bashkautorësi me të bashkëshortin W. Libal, „Der Balkan: Stabilität oder Chaos in Europa" të botuar në vjeshtë të vitit 2000. Autorja von Kohl u muarr edhe me të kaluarën dhe me aktualitetin e shtetit shqiptar. Në këtë kuadër, në vitin 1998 ajo e botoi librin „Albanien“ i cili u ribotua edhe në vitin 2003 dhe e shkroi parathënien për librin e Dardan Gashit e Ingrid Steiner (përkitazi me tekstet e Edith Durham për Shqipërinë e për Kosovën) Durch das Land der Helden und Hirten (1995)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi