Avioni nga Tirana devijon destinacionin, ne vend te Bolonjes ateron ne Sllovaki

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Avioni nga Tirana devijon destinacionin, ne vend te Bolonjes ateron ne Sllovaki

Mesazh nga Agim Gashi prej Mon Jan 18, 2010 11:57 am

Avioni nga Tirana devijon destinacionin, ne vend te Bolonjes ateron ne Sllovaki




110 pasagjerë të nisur nga Tirana për në Itali me avionin e Albania Airlines kanë përfunduar në Bratislavë të Sllovakisë. Skandali është bërë i ditur nga familjarët e pasagjerëve.

Sipas informacioneve të dhëna nga vetë pasagjerët mësohet se shkak i këtij devijimi është bërë mungesa e pagave për pilotët cekë, të cilët sipas tyre kanë zgjedhur këtë formë si rebelim ndaj mosmarrjes së parave.

Sipas pasagjerëve të kontaktuar, avioni është nisur nga Rinasi në orën 15:00 dhe pasi ka ndenjur për më shumë se 3 orë në ajër është ulur në Bratislavë.

Pasagjerët janë në aeroport, ndërsa thonë se asnjëri nuk po i sqaron për situatën e krijuar. Sipas tyre i vetmi informacion që u është thënë bën fjalë për një defekt në avion dhe një ulje të detyruar në Sllovaki , ndërsa destinacioni ka qënë Bolonja.

Ndërkaq kompania Albania Airlines bën të ditur përmes një komunikimi zyrtar se pilotët cekë janë paguar rregullisht, ndërsa shkak i këtij devijimi ka qenë një defekt teknik. Kompania deklaron se ka nisur një tjetër avion drejt Bratislavës për të transportuar pasagjerët drejt Bolonjës.

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se avioni i Tipit Boeing 737/300 me destinacion Bologna (Itali), është nisur nga Aeroporti Nënë Tereza, në orën 16:31 sipas orës lokale dhe është ulur ne aeroportin e Bratislavës – Republika Sllovake. Sipas njoftimit të ministrisë, deri ne momentin e daljes nga hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë, avioni ka fluturuar sipas planit te aprovuar te fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjën.

Ndërkaq MPPTT njofton se avioni është ne pronësi te Kompanisë Ajrore Sllovake “Air Slovakia” dhe prej gati 3 muajsh punon për llogari te Kompanisë ajrore “Albanian Airlines Mak”.

“Avioni ka 110 pasagjerë në bord, të cilët për momentin, janë akomoduar në ambientet e aeroportit te Bratislavës. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil autorizoi Kompaninë Ajrore “Albanian Airlines Mak”, pas kërkesës se kësaj te fundit, për të organizuar një fluturim ekstra për te transportuar pasagjerët nga Aeroporti i Bratislaves ku ndodhen aktualisht për në Aeroportin e Bolonjës” thuhet ne njoftimin e MPPTT.

Edhe Ministria e Jashtme është mobilizuar për rastin në fjalë duke bërë të ditur se i ngarkuari me punë në Vienë, Egin Ceka është nisur urgjentisht në Bratislavë.

Pasagjerët thonë se deri në orën 23:00 të mbrëmjes nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme apo asistence, ndërsa në sallën e vogël ku janë akomoduar ndodhen fëmijë të vegjël me temperaturë e gra shtatzënë. Temperatura në Bratislavë është shumë e ulët, arrin deri në minus 4 gradë celcius.

Një tjetër fluturim i kompanisë Albania Airlines është anuluar rreth orës 20:45. Pasagjerët thonë se nuk kanë asnjë informacion për bllokimin e fluturimit Milano-Tiranë. (news24)
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi