Fadil Demaku: Të lumtë Hashim Thaqi !

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fadil Demaku: Të lumtë Hashim Thaqi !

Mesazh nga Agim Gashi prej Sun Apr 04, 2010 12:31 pm


Fadil Demaku: Të lumtë Hashim Thaqi !




A nuk duket kjo sikur befasia e këtij shekulli!? Jo, asgjë nuk është befasi në politikën kosovare më.A thua Bujar Bukoshi e shiti gjakun e oficerëve të tij të vrarë, apo e pranoj humbjen para krerëve të UCK-së?!
Ose, zot ruana, mos Hashim Thaqi është demokratizuar aq shumë sa të pranoj të ulet edhe me Bujar Bukoshin?! Heu Rrahman Morina, rahmet shpirti të paste! Shkove, por pas vetes e le një fjalë të madhe: “Një dreq i madh ka hi këtu…”


Me daljen e PDK-së në skenën politike të Kosovës u legalizuan të gjitha format antinjerëzore të udhëheqjës së politikës në Kosovë, madje edhe atyre që mendja e shqiptarit të ndershëm as nuk do të mund t’i imagjinonte. Vrasjet pas shpine, bandat vrastare, plaçkitja e votave, shitja e idealeve të politikajëve, veprimet mafioze politike, krijimi i territ informativ, blerja apo kërcnimi i gazetarëve dhe mediave dhe kërkesa agresive ndaj masave për duartrokitje, kushtëzimi i ekzistencës me lojalitetin ndaj tyre…
Ja deri në çfarë shkalle është katandisur politika kosovare sot!?
Intelektualë, një duartrokitje, ju lutem! Pastaj të strukeni në vrimat e minjëve ku jeni fshehur, apo dilni në rolin e Milazim Krasniqit- heroit të “Ibres” dje dhe heroit të Hashimit sot, e nesër…zoti e di të kujt?!
Riformatimi i qeverise së re nga kryeministri Hashim Thaqi më shtynë të tërhiqem nga akuzat e bëra deri tani, duke e kalsifikuar si “enveriste” veprimatrinë e PDK-së. Vërtetë është një lloj “demokracie autentike” e paparë ndonjëherë dhe e paaplikaur ndonjëherë as në Ballkan. Në PDK nuk ka rregulla, nuk ka profilizime, nuk ka veprime politike. Aty vlen gjithëçka, që mundëson rrëmbimin e pushtetit dhe plaçkitjen e shitjen e pasurisë së Kosovës.
Rroftë injoranca dhe tifozët e futbollistëve tanë të shquar, që me aq guxim e bartën "lojën" e tyre në skenën politike të Kosovës!
Bujar Bukoshi - ish ministri në ekzil i Republikës së Kosovës ministër i shëndetësisë në vend të Alush Gashit, që "dështoi si minsitër", ngase nuk dha dorëheqje me kohë. Unë do të bëja të njejtën gjë, do të ndërroja prof Alush Gashin nga funksioni vetëm për këtë.Alush Gashi do të duhej të jepte dorëheqje me kohë dhe jo të lejoj vetës që për shkak të kësaj pozite të zbeh vlerat e tij intelektuale dhe profesionaliste.
Të lumtë Hashim Thaqi!
Po pse Bujar Bukoshin!?
Unë e çmoj lartë Bujar Bukoshin, qysh kur ishte mjek i praktikës ë përgjithshme në Gllogovc dhe punonte në Punktin shëndetësor të Abrisë së Epërme. Nuk i harroj vlerat e larta njerëzore që ai dëshmonte me babain tim, shërbëtor në këtë Punkt shëndetësor, duke ndarë para nga rroga e tij për ta ndihmuar atë, që po rriste nëntë fëmijë. Babai i im, ndjesë pastë, betohej në Bujarin dhe sjelljet e tij fisnike. Ai më bëri të ndjehem borxhëli ndaj këtij njeriu. Edhe tash, pas më se 35 vitesh ndjehem i tillë.
E vlerësova lartë guximin intelektual të shprehur nga ai gjatë periudhës së pushtimit serb dhe e përkraha edhe idenë e Rugovës që ai të zgjidhet kryeministër. Askush nuk e meritonte para tij.Nuk u besova kurrë trillimeve dhe akuzave që përhapnin e propagonin qarqe politike kosovare lidhur me të, sepse qysh atëherë isha imun ndaj helmeve që villnin këto qarqe. E përkraha plotësishtë edhe mënyrën që ai përgatiste luftën në Kosovë më njerëz vërtetë serioz dhe ushtarë të përgatitur me njohuri dhe paisje të mira ushtarake. Ndjeva dhembje për të kur i vritet Ministri i Mbrojtjës në mes Tiranës, apo edh ushtarët e tij të FARK-ut, por edhe oficerët e tij më vonë. Ata vriten, njësoj, nga grupi tjetër, që po ngutej me çdo kusht t'ua grabis dhe përvetësoj sa më parë luftën edhe pse të papërgatitur dhe në kushte mjerimi, por, sipas logjikës stalliniane "kush e bënë luftën e merr pushtetin", prandaj duhej të vritej secili që nuk futej në këto radhë. Vriteshin ekspertët për të udhëhequr "futbollistët" në lojën e tmerrshme, që quhej luftë kundër shkaut, duke ripërseritur Revolucionet Socialiste të 45-tës, nën moton : "Le të vritet populli, pushteti do të ngelet i yni"!
Njerëzit e popullit, vriteshin në emër të popullit!
Por ja ndodhi edhe ajo që askush nuk ka mundur të pres; Bujar Bukoshi dhe Hashim Thaqi në të njejtën tryezë?!
Vërtetë edhe analistët më të mëdhenjë do të mbeteshin gojëhapur!
A thua u demokratzua kaq shumë Hashim Thaqi sa të pranoij të ulet në kabinetin e tij me njeriun që kaq shumë helmë e vrerë mbolli mbi të, apo e mori edhe atë ta vë në lojë si Alush Gashin dhe në fund ta hedh si një copë plehu?!
A thua janë në pyetje paratë e Bukoshit dhe ai e blejti funksionin e ministrit të shëndetësisë nga Hashimi?!
A thua mund ta shes kaq lirë gjakun e ushtarakëve të tij Bujari dhe kështu Hashimi i shpaguan borxhin që bandat e tij e futen, duke vrarë njerëzit e Bujarit?!
Mes këtyre pyetjesh e dilemash që më sillen nëpër kokë, do të dëshiroja të ishte ajo e transformimit të Hashimit nga politikani militant i një partie militante, kah njeriu i një politike të mirëfilltë demokratike. Nëse kjo do të ishte, unë do t'i thoja i pari:
Të lumtë Hashim Thaqi!
Dashtë zoti dhe Mjekësia do të përfitoi nga e gjithë kjo!
Nëse një zgjedhje e tillë do të shkoi në favor të një pune shumë më madhe në këtë lëmi themelore të kombit dhe në favor të shërbimeve më cilësore mjekësore, përmes një riorganizimi total të saj, unë prap do të thoja:
Të lumtë Hashim Thaqi!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi