Bajrush Morina:“I bashkoi kënga popullore!”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bajrush Morina:“I bashkoi kënga popullore!”

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Apr 20, 2010 11:02 pm

“I bashkoi kënga popullore!”

Bajrush Morina

Për Thaçin e Bukoshin

Në vitet ’80-ta ka qenë një grup muzikor nga Shqipëria që pushtoi ekranin e Radiotelevizionit Shqiptar sa me muzikën e tyre popullore aq edhe emërtimin e tyre karakteristik. Ky grup quhej “Na bashkoi kënga popullore!’. Në këtë grup muzikor që kultivonte muzikë popullore shqipe ishte një solist nga Korça, një daullist nga Tropoja, një kitarist nga Vlora, një fisharmonikist nga Korça dhe një tjetër nga Tirana e gjetiu. Pra ishin bërë bashkë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe bënin muzikë popullore. I kishte bashkuar kënga prandaj grupi quhej “Na bashkoi kënga popullore!”
Kjo kishte ngjarë në Shqipëri
Diçka e ngjashme ka ndodhur këto ditë edhe në Kosovë. Por kësaj radhe jo në fushën e muzikës por në atë të politikës. Ka edhe një ndryshim tjetër në këtë “bashkimin popullor” të Kosovës nga ai i Shqipërisë. Pjesëtarët e grupit muzikor nga Shqipëria kishin gjithçka të përbashkët, përveç vendlindjes së tyre, ndërkaq ky “grupimi politik” në Kosovë kanë diçka të përbashkët dhe shumë çka të kundërt.
Bujar Bukoshi është i njohur si një prej liderëve politikë që ka reflektuar me deklarata e qëndrime më të ashpra jo vetëm gjatë periudhës sa ka qenë kryeministër i Kosovës në ekzil, por edhe pas përfundimit të luftës si lider i një partie të dështuar politike në Kosovë. Bukoshi, pos që është treguar lider i vendosur, është shfaqur shpeshherë edhe si politikan tepër i guximshëm. Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj lidershipit të atëhershëm të LDK-së por ka qenë i pakompromis edhe ndaj lidershipit të ri të klasës politike që doli në skenë pas përfundimit të luftës. Me një fjalë Bujar Bukoshi ka qenë ndër të rrallët politikaj të Kosovës që shpeshherë i ka “rënë tavolinës me grusht!”.
Bujar Bukoshi ka qenë “halë” në sy e pjesës dërmuese të liderëve të sotëm politikë të “krahut të luftës” që prej kohës kur ai ka qenë kryeministër. Edhe atëherë kur shumica prej tyre kishin uniformën e UÇK-së, kryeministri Bukoshi ka qenë “shenja” e parë prej nga ish-militantët e uniformuar shtinin me të gjitha llojet e “armatimit verbal”. Por nuk ka ndenju duarkryq as Bujar Bukoshi. Madje nga të gjithë udhëheqësit e lartë të LDK-së, por edhe pas “divorcimit” të përkohshëm nga ajo, Buja Bukoshi ka qenë ndër të rrallët që ka sulmuar me fjalorin më të ashpër politik pothuaj të gjithë liderët politikë të “krahut të luftës”. Madje tri vite më parë Bukoshi ka kërkuar që patjetër të largohet nga skena politike i gjithë lidershipi i “krahut të luftës” pa përjashtim dhe pa dallim se cilës parti politike i takon.
Por Bujar Bukoshi nuk e ka mbyllur gojën as për koalicionin politik në mes të LDK-së e PDK-së. Një vit më parë në një intervistë dhënë gazetës kombëtare “Bota sot”, i pyetur për funksionimin e koalicionit LDK-PDK, Bukoshi është përgjigjur: Ky koalicion po i shkakton dëm të madh LDK-së. Ky koalicion nuk po funksionon aspak si koalicion. Ky është pushtet një partiak. PDK-ja është ajo që dikton çdo gjë në këtë koalicion. LDK-ja është vetëm stoli” pat thonë në intervistën për “Bota sot” Bujar Bukoshi, deputet i LDK-së.
Një vit më pas, Bujar Bukoshi është pjesë e këtij koalicioni madje edhe në ekzekutiv. Është emëruar ministër i shëndetësisë në qeverinë e koalicionit PDK-LDK. Në një farë mënyre është ministër “i varur” nga kryeministri Hashim Thaçi. E ka shef Thaçin dhe duhet t’i raportojë atij për gjendjen në Ministrinë e Shëndetësisë.
Kur jemi te relacionet e drejtpërdrejta në mes të Bukoshit e Thaçit të shtojmë se tashmë është e njohur botërisht se këta dy kanë pasur një “duel” jo vetëm verbal gjatë Konferencës së Rambujesë.
Por e shkuar e harruar.
Hyrja në përbërje të kësaj qeverie dhe të këtij koalicioni edhe të vetë Bujar Bukoshit ka vërtetuar për të satën herë sintagmën e njohur se në politikë gjithçka është e mundshme. Pra, Thaçin e Bukoshin i ka bashkuar “kënga...” jo popullore por politike!
Por në këtë “bashkim” rreth tavolinës së qeverisë në mes të Hashim Thaçit e Bujar Bukoshit ka një burrni që jo të gjithë njerëzit mund ta bëjnë. Edhe Thaçi edhe Bukoshi e kanë tejkaluar vetveten, e kanë hedhur të kaluarën prapa shpine dhe janë bërë bashkë në Qeverinë e Kosovës. Pra i ka bashkuar politika. Ndërkaq se kush pa pasur më shumë interes, ata për politikën apo politika për ata, kjo mbase tash për tash nuk ka rëndësi!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi