“DHE FERIDI FAQE NDËRRON, DJE SHANTE, SOT LAVDËRON!”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“DHE FERIDI FAQE NDËRRON, DJE SHANTE, SOT LAVDËRON!”

Mesazh nga Agim Gashi prej Tue Feb 24, 2009 1:35 am

“DHE FERIDI FAQE NDËRRON, DJE SHANTE, SOT LAVDËRON!”

Teki DËRVISHI


Jo, po - apozicion vargut të Theofan Mavromatit, Nolit, - dje lavdëronin (UNMIK-un) sot e shajnë! Fjalori i politikës përjashton “sharjen” dhe “lëvdatën” po “sheh” qëndrimin aprovues, dhe qëndrimin refuzues të koncepcioneve dhe parimeve të një politike të caktuar të grumbullit ose individit. Dje aprovonin (dhjetë vjet) politikën e UNMIK-ut, po jo si observatorë të pavarur analitikë, po si faktorë realizatorë të asaj politike diskriminuese të OKB-së. OKB-ja i “emëroi” nën kompetencat e saj të rezervuara në pushtetet “e përkohshme” “konsoliduese” të “institucioneve”. Nuk ishte ligji (nuk funksiononte gjyqësia, nuk kishte kushtetutë, prandaj “pushtetet” i korrektonte denoncuesi kujdestar publik i OSBE-së dhe shoqërisë civile në media. Sot, disa “syresh” me analiza në media, i çelën sytë, filluan ta kritikojnë “situatën”, kurse kjo situatë është standarde këtu e gati dhjetë vjet më parë.
Menjëherë pas 17 shkurtit 2008, anomalitë e “sistemit” të OKB-së në Kosovë janë “përmendur” modestisht në të gjitha aspektet e tyre në këtë rubrikë të “Botës sot” faqe 3. Sidomos nga 15 qershori (“përsërisim” dhjetëra herë) faktin e shkeljes flagrante të sovranitetit kushtetues të Kosovës! A është inkurajuese që këto ditë paraqiten zëra kritikë seriozë të situatës. Po. Por “fenomeni” i vonesës historike shqiptare del si rezultat i prirjes për konvertizëm, pra ata që dje “lavdëronin” (dhe bashkëpunonin) me UNMIK-un sot “shajnë” dhe “vox clemantis”-i, përsëri shurdhohet. E përvetësojnë autorësinë e kritikës, por ani, mirë, se politika nuk është letërsi. Nuk ndërpritet status quo-ja pa refuzime, ose siç do të thoshte dikur Anton Çetta, më mirë vonë se kurrë!
Avantazhi kërkon autokritikë! Këtë duhet ta kuptojnë “feridët”(që duan ndryshime), ta pranojnë se kanë gabuar që ishin (shumica janë ende) spikerë moderatorë të qëndrimeve (eksperimentale) ndërkombëtare në Kosovë, bartës “të ndryshimeve” të imponuara dhe të urdhëruara nga të tjerët. Njëzet vjet e kishin vegjetuar në epruvetë laboratori sedrën “kompromise” të prirjes së lindur për t’iu përshtatur okupatorëve, dhe “pamjeve të okupimit”, duke u paraqitur në këto pamje në “poza” dinamike (të lëvizshme konceptualisht) sipas koreografisë së “miqve” ndërkombëtarë të OKB-së. Le politikën, ta kishin njohur së paku historinë! T’ju kujtohej se ishin për Republikë jugosllave (etj., etj., etj.) dhe kah fundi - për pavarësinë e Kosovës, kurse krejt- krejt në fund, për pavarësinë pa sovranitet, që nuk e proklamuan, natyrisht, por që e aprovuan me sloganin “bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare” (UNMIK-un). Në “bashkësinë ndërkombëtare” për shembull, është edhe ShBA-ja, por ShBA-ja nuk është bashkësi ndërkombëtare, por shtet i pavarur sovran!
“Bartës” të proceseve janë “idetë”, “feridët” që i konvertojnë 20 vjet, dëshmojnë se nuk kanë pasur ide, sepse janë paraqitur në çdo situatë me “ide” të rezervuar për përdorim të situatshëm karrierist. Janë këta një grusht njerëzish, të gjithë tashmë karizmatikë, poshtë- lartë, pozitë-opozitë, shoqëri civile, individë tash të strukur në statusin akademik, ose “të demoduar” përdhunshëm, pra një grumbull konvertit i “përdorshëm” për kush vjen më i pari nga “jashtë”. Idetë e sotme që i mbrojnë gjithnjë me patetikë doktrinuese dhe absolutiste, nuk përkojnë me idetë e tyre të djeshme. Ani, kanë përparuar. Duke pritur përparimin e individëve, fundoset shoqëria. Askund në botë, veç në Kosovë, nuk mund të krijosh “fytyrë” (tipar) karizmatike politike duke kërcënuar si kec (edh) herë në një koncept “platforme” politike, herë në konceptin tjetër, përsëri sipas Anton Çettës, “si është vendi, bën kuvendin”! Gjithë kjo operistikë konvertite që e arsyeton “fazë e tranzicionit” është pehlivanizimi politikisht i “lojtarëve rezervë” të selektorit ndërkombëtar, që i “ngarkon” e i “shkarkon” (të njëjtit) në stilin e rrotacionit të dikurshëm të “centralizmit demokratik” të vetëqeverisjes socialiste. Sot centrali quhet Këshill i Sigurimit.
Në proceset konvertite megjithatë kemi arritur shumë. Dështimet dhe sukseset (në proces) e kanë një autor: grumbullin identik të lidershipit! Pra - humbësin pas çdo fitoreje të tij! Në këto shumë suksese e fitore, “çështja shqiptare” nuk ka lëvizur prej vendi që nga viti 1912. Shqiptarët ende jetojnë në “gjendjet e jashtëzakonshme” ushtarake-policore të njëpasnjëshme, në të cilat na ka vendosur Rusia që në vitin 1918 e deri sot, dhe këto gjendje të jashtëzakonshme na përballojnë (konkretisht) me “katastrofë humanitare” që është instrument politik për akulturizim kontinuel, që na shndërron në problem social, e jo nacional. Modeli politik për “zgjidhje” të “çështjes shqiptare” gjithmonë është imponuar nga rusët, (si sot ata të Këshillit të Sigurimit) dhe është aprovuar nga pehlivaniada herë feudale, herë komuniste, herë konverite “pluraliste”. “Zgjidhësit” e problemit nuk janë “zgjedhur”, por janë emëruar sipas konkursit intern që ka preferuar intelektualë të inferioritetit dhe ushtarakë ngadhënjimtarë të “luftërave të humbura”. Shqiptarët nuk e kanë fituar ende asnjë luftë! Prandaj heronjtë i kemi të vdekur, ndërkohë që na mungojnë heronjtë e gjallë!
avatar
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45956
Age : 63
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi